Kosova është shtet i qytetarëve të saj, me shumicë shqiptarë. Në pamundësi që Shqipëria, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve, shqiptarët e Kosovës e kanë ndërtuar shtetin e vet. Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të kombit shqiptar, nuk mund të jenë fqinjë të rëndomtë
Meqë Kosova ka kapacitet të krijojë më shumë telashe se ç’mund të zgjidhen gjatë një jete njerëzore dhe pamë se si degjeneroi debati në Kosovë e Shqipëri pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, ja dhjetë pika që mund të ndihmojnë në diçka që dukej se ishte e panevojshme para pak kohësh, normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri.
1. Kryeministri i Shqipërisë, sikur ai i Kosta-Rikës, Ganës dhe Malajzisë, kanë të drejtë të flasin për çdo gjë, përfshirë edhe Kosovën. Dhe nuk kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës, sepse nuk janë zgjedhur nga ta. Të thuash në Kosovë se Edi Rama guxon ta thotë këtë apo nuk guxon ta bëjë atë, e vë qytetarin e Kosovës në dy pozita eventuale. Një, të tifozit para ekranit televiziv, që i tregon trajnerit të një skuadre ndërkombëtare (a kombëtare, krejt njëjtë) se çka duhet të bëjë apo nuk mund të bëjë. Dy, të konsideruarit se kryeministri i Shqipërisë është një anëtar i familjes në tryezën e madhe, në të cilën mund t’i thuash gjithçka, përfshirë edhe se çka do të flasë apo të mos flasë në Beograd.
2. Kryeministri Rama nuk është anëtar i familjes kosovare. Nuk është vëlla i shqiptarëve të Kosovës. As shqiptarët e Shqipërisë, me një përjashtim, s’e kanë vëlla.
Edi Rama e ka vëlla Olsin. Dhe ky është vëllai i tij i vetëm. Edi Rama nuk e ka vëlla askënd tjetër brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.
Ky është parim i rëndësishëm, sepse komunikimi me të nuk mund të bëhet si me një vëlla.
Dhe ky është parim i rëndësishëm, sepse për analizë racionale është e nevojshme të konstatohet se shqiptarët e Kosovës nuk janë vëllezër me shqiptarët e Shqipërisë. Racionalisht, me përjashtim të atyre biologjikë, shqiptarët e Kosovës nuk janë vëllezër mes vete, siç nuk janë shqiptarët e Shqipërisë.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë për nga natyra e tyre juridike marrëdhënie mes dy shteteve sovrane. Qytetarët e Kosovës kanë, juridikisht, aq të drejtë që ta udhëzojnë se çka të flasë kryeministri i Shqipërisë sa kanë për kryetarin e Ganës dhe kryeministrin e Malajzisë.
Zyrtarët kosovarë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, kur i thonë se nuk u nevojiten shërbimet e Edi Ramës, nuk i flasin vëllait. I flasin shtetit të Shqipërisë.
3. Tejkalimi i kornizës familjare është thelbësor edhe në një çështje kritike, mëmësia. Shqipëria nuk është nënë e Kosovës. Kosova nuk e ka nënë Shqipërinë. Shqipëria nuk është nënë e asgjëje. Kosova nuk është e bija e askujt. Shtetet nuk janë nëna. As janë bij.
Shqipëria është shtet i qytetarëve të saj me shumicë shqiptarë. Shqipëria nuk ka mbërritur, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve.
Kosova është shtet i qytetarëve të vet, në shumicë shqiptarë. Në pamundësi që Shqipëria, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve, shqiptarët e Kosovës e kanë ndërtuar shtetin e vet.
4. Kombi shqiptar nuk ka një qendër. Pamundësia e ndërtimit të një shteti kombëtar ka krijuar tashmë dy shtete dhe shumë shoqëri autoktone shqiptare.
Kombi shqiptar është policentrik, shumëqendrash. Kjo do të thotë se nuk ekziston një autoritet i vetëm (shtetëror, kulturor) që përcakton shqiptarizmin, shqiptaren.
Kjo do të thotë se ndërtimi i identitetit kombëtar është një proces i gjallë, që është i ndërlidhur edhe me shtetndërtimin e shoqërive shqiptare.
Shqipëria dhe Kosova, si shtete, për nga natyra institucionale, marrin obligim për zhvillimin e identitetit kombëtar, ashtu siç bëjnë në nivele të ndryshme institucionale shoqëritë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.
5. Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të kombit shqiptar, nuk mund të jenë fqinjë të rëndomtë. Shkalla e interaksionit dhe integrimit mes tyre domosdoshmërisht është më e madhe se mes shteteve të tjera. Shkalla e integrimit dhe interaksionit kërkon racionalizim të politikave, të formave të bashkëvendimmarrjes për sektorët që identifikohen si pjesë të zhvillimit të identitetit kombëtar. Racionalizimi i politikave nënkupton që ministri i Jashtëm i Kosovës të mos komunikojë me anë të intervistës televizive me kryeministrin e Shqipërisë. Dhe anasjelltas.
6. Kryeministri Rama ka mbrojtur interesin shtetëror të Shqipërisë në Beograd. Interesi shtetëror i Shqipërisë është vendosja e marrëdhënieve sa më të mira me të gjitha shtetet, veçanërisht me ato me të cilat ekzistojnë problemet e hapura, sikur është rasti me Serbinë.
Kryeministri Rama, për më tepër, nuk ka bërë gjë më shumë se ç’kanë deklaruar udhëheqësit e Kosovës: edhe ata janë deklaruar se është interes shtetëror i Kosovës normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Rrjedhimisht, kryeministri Rama, duke mbrojtur interesin shtetëror të Shqipërisë, paska mbrojtur edhe atë që udhëheqësit e Kosovës e quajnë interes shtetëror të vendit.
7. Avancimi i interesit shtetëror të Shqipërisë i kryeministrit Rama në Beograd nuk qe në dëm të interesit të Kosovës. Në fakt, qe më i favorshëm për interesat e Kosovës se ç’kanë bërë udhëheqësit e Kosovës.
Në Beograd kryeministri Rama theksoi dy pika. Një, pengesë e marrëdhënieve mes dy vendeve është refuzimi i Serbisë që të njohë realitetin e Kosovës si shtet të pavarur. Dy, një kësi mohimi çon në situata absurde sikurse ajo e “Trepçës”, simbolika e një resursi të Kosovës, që po kontestohet nga Serbia.
Përderisa për kryeministrin Rama refuzimi i njohjes së shtetit të pavarur është pengesë në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, për ish-kryeministrin Thaçi edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës mund të negociohet. Ai dhe vartësit e tij pranuan, me vullnet të tyre, që Kosova, edhe pas shpalljes së Pavarësisë të përfaqësohet me një asterisk që e përshkruan si vend nën administrim të Rezolutës 1244 të OKB-së dhe Mendimit të GJND-së. Ish-kryeministri Thaçi dhe vartësit e tij pranuan se çështja e Pavarësisë së Kosovës është e kontestueshme, ndryshe nga kryeministri Rama.
Dhe, përderisa kryeministri i Shqipërisë deklaroi se resurset kosovare, sikurse është rasti me “Trepçën” janë të Kosovës, e njëjta gjë nuk ndodhi me kolegët e tij kosovarë. Në procesin negociator të Brukselit, ish-kryeministri Thaçi dhe vartësit e pasuesit e tij kanë pranuar se resurset kosovare mund të bashkadministrohen. I tillë është rasti me Marrëveshjen e telekomunikacionit, me të cilën pyetet Serbia se a do të ketë apo jo Kosova kod telefonik, një resurs i pastër ekonomik i shtetit të Kosovës.
8. Në avancimin e interesit shtetëror kryeministri Rama nënshkroi marrëveshje ndërshtetërore komunikacioni me Serbinë, një për rrugën, tjetrën për hekurudhë. Që të dyja do të lidhin Nishin me Durrësin.
Akuza që i është bërë është se ka bërë hesap pa hanxhiun, gjegjësisht ka nënshkruar një marrëveshje që detyrimisht përfshin edhe territorin e Kosovës, por duke mos i përfshirë zyrtarët kosovarë në marrëveshje.
Por, marrëveshja nuk ka të bëjë fare me Kosovën. Ka të bëjë me Berlinin. Kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë nënshkruan marrëveshje që të ndërtojnë autostradë deri te kufiri i Kosovës, çdonjëri nga ana e vet. Dhe, që këtë ta bëjnë me paratë e BE-së, gjegjësisht të “Procesit të Berlinit”. Kosova, e cila tashmë e ka të ndërtuar (deri diku) autostradën me paratë e veta ndoshta nuk ka pritur, sikur Serbia, që ta ndërtojë aksesin e vet në Durrës me para evropiane, sepse paratë evropiane nuk do të mund të shpenzoheshin pa mbikëqyrje sikur u bë me paratë e taksapaguesve kosovarë.
Marrëveshja e Ramës për autostradë nuk shkon në dëm të interesit të Kosovës. Përkundrazi , e valorizon atë, sepse e rrit mundësinë e qarkullimit, qoftë edhe transitor, prej Nishit në Durrës dhe anasjelltas.
9. Kryeministri i Shqipërisë ka më shumë elokuencë, paraqitje karizmatike dhe kapacitet provokues për debat intelektual dhe artistik se ç’kanë kolegët e tij kosovarë.
Kjo asimetri mund të korrigjohet në dy mënyra. Ose të ndalohet paraqitja e mëtejme publike e kryeministrit Rama. Ose që kolegët e tij kosovarë të avancojnë drejt më shumë elokuence, karizme dhe thellësie intelektuale.
Është e qartë se situatat e këtilla asimetrike nuk zhbëhen me një vendim, qoftë ndalimi, qoftë avancimi.
Asimetria, herë në favor e herë në disfavor të njërës a tjetrës shoqëri shqiptare, është tipar evident, dhe do të jetë një konstantë e procesit të ndërtimit të mëtejmë të kombit.
E ndërtimi kërkon më shumë komunikim, jo përjashtim nga ai. Kërkon më shumë Edi Ramë, jo më pak.
10. Kryeministri i Shqipërisë shprehu ambicien e tij që shqiptarët dhe serbët të pajtohen sikur bënë francezët dhe gjermanët.
Tingëllon bukur, është në interesin shtetëror të Shqipërisë, por nuk është e përsëritshme. Pajtimi historik franko-gjerman qe i mundur vetëm me okupimin e Gjermanisë, ndërtimin e një shoqërie demokratike gjermane nën institucionet e okupacionit dhe një katarsis kombëtar që mori përgjegjësinë kolektive për nazizmin dhe politikën e gjenocidit.
Pajtimi i këtillë mes shqiptarëve dhe serbëve nuk po pengohet prej shqiptarëve. Ai do të vijë kur Serbia të jetë një shtet demokratik, i cili duke u ballafaquar me të kaluarën e vet pranon përgjegjësinë kolektive të përndjekjes së shqiptarëve të Kosovës dhe me dorë të shtrirë e njeh Pavarësinë e Kosovës./ Koha
Ka thene dhe te verteta apo fjale te mira qe mund tu pelqejne shume personave sidomos militanteve qe nuk shohin me larg se hunda e tyre,por une patriotizmit te tij nuk i besoj.Jo se ska qene kurre patriot,por sot akuzohet Berat Buzhala, pardje akuzohej RR.Morina,dje 1990-1999 ,ne Kosove akunnim si aspak patriote, Veton Surroin,Shkelzen Maliqin,Baton Haxhiun,Nexhmedin Spahiun,Halil Matoshin. Tani Veton Surroi ka bere nje pasuri prej 100 milion eurosh,ka kriju nje komapni KOHA…,me gazete,portal,TV etj ku shumica e analisteve qe reaguan keto dite paguhen nga kjo kompani.Pra Imer Mushkolaj,Adriatik Kelemndi etj. A kane lidhje keto fakte? Nuk e di.Lidhjen bejeni vete. Veton surroi kete shkrim e ben qe edhe duke mbajte anen e Rames,se per shume gjera ka te drejte,ashtu eshte, por ky sulmon dhe Thacin,armikun e tij politik. ..Mua,qofsha i gabuar.patriotizmi i Veton Surroit ,Adrian Klosit, Ben Blushit dhe Fatos Lubonjes,kurre nuk me eshte dukur real.Edhe kur perkrahin ne nje moment,nje krahine,e bejne ose se duan te sulmojne nje personazh politik,ose se u intereson ftohja mes shqiptareve te shqiperise dhe Kosoves.Qofsha i gabuar por kam frike se nuk jam.
Pas kerrleshjes se gazetareve,pro dhe kunder ekzibicionizmit te Rames ne Beograd,tani na kane dale intelektuale qe tregojne rrugen qe duhet ndjekur per mbrothesimin e dy shteteve shqiptare dhe kombit shqiptar.
Une nuk do te komentoj gje,ne lidhje me dhjete pikat e Surroit.As qe me intereson.Ashtu sic nuk me ka interesuar aspak nje qasje e tille ndaj debatit,gjate gjithe ketyre diteve.
Per mua,te gjithe keto jane vogelsira,perballe vullnetit per bashkim kombetar.
Para se te jepen recetat ,sesi duhet te veprojne shqiptaret,eshte vullneti i tyre per tu bashkuar.Ky eshte i pari.
Nese ky vullnet eshte i padiskutueshem,as qe do ta merrja fare mundimin te komentoja.Mirepo,ky vullnet eshte vene e vihet,ne menyre sistematike,ne dyshim.
Ata qe e kane vene dhe e vene ne diskutim,jane nje grup i strukturuar intelektual ne Shqiperi,shume me influence ne opinionin publik.
E kjo ka kohe;qe pas shembjes se diktatures komuniste,kur ceshtja e bashkimit kombetar u shtrua per here te pare seriozisht.
Kete grup te strukturuar intelektual(po huazoj nje term nga kriminalistika),shkrimtari yne i madh e ka quajtur grupi i “albanologeve te rinj”.
“Albanologet e rinj” jane kategorikisht kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven.Ata kane perpunuar nje qendrim te strukturuar mire ,qe e kane sofistikuar nder vite.
Keta te ashtuquajtur albanologe te rinj,sic thame me lart jane nder gazetaret,analistet,opinionistet,publicistet me me ndikim ne Shqiperi.
Edhe ne Kosove,opinionet e tyre jane dominante,kur komentohen qendrimet per problematika te ndryshme,prej kolegeve nga Shqiperia.
Pikerisht per shkak te ketij ndikimi,sipas sondazheve qe jane bere,porqe jane tabu,nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve e Shqiperise jane kunder bashkimit me Kosoven.
Normalisht dhe natyrisht,nje shqiptar i Shqiperise,i cdo krahine te jete,nga Veriu ne Jug,eshte per bashkimin me Kosoven.
Por,kur ky shqiptar i thjeshte,bombardohet nga opinionet e ketyre opinionberesve qe jane kunder bashkimit,mund te ndryshoje qendrim.
Pikerisht,kjo ka ndodhur.Dhe,ka qene e lehte,po te kemi parasysh sentimentet politike,kulturore,krahinore qe lidhin “albanologet e rinj” me qytetaret e thjeshte,tek te cilet duan te ndikojne mese shumti.
Ndikimi i “albanologeve te rinj” ne Kosove,eshte edhe me i lig.Por,per fat te mire,eshte i kufizuar vetem tek e ashtuquajtura elite gazetareske dhe intelektuale ,pa u shtrire ne popullsine e gjere.
Eshte kjo arsyeja,se pse ne Kosoven,perkunder disa gazetareve,analisteve e intelektualeve qe flasin per komb kosovar – une kam dhene nje shpjegim psikologjik modest per kete fenomen,duke e arsyetuar me sedren e lenduar(ti s’me don,une s’te dua) – shumica derrmuese e popullsise(shqiptare),nuk kane asnje dyshim kur vjen puna per deshiren e tyre per tu bashkuar me Shqiperine.
Ketyre intelektualeve si zoti Surroi,pa paragjykuar vullnetin e tyre te mire,per te dale mbi ndasite,dua t’iu kujtoj se vullneti per bashkim,qe ata e marrin si te mireqene,eshte shume i rendesishem,pikerisht pse po provokohet sistematikisht nga “albanologet e rinj”,keta kundershtare te palekundur te bashkimit kombetar.
Duke e nenvleresuar rendesine e madhe te vullnetit per bashkim,ka shume te ngjare,qe ne nje kohe te afert ,te nje referendumi mbareshqiptar per bashkim kombetar,te jemi para nje befasie te hidhur,kur votuesit shqiptare ne Shqiperi te mund te shprehen kunder!
Zoterinj,intelektuale patriote te sinqerte te Shqiperise dhe Kosoves,a ju shkon ne mendje nje gje e tille?!!A ju ka shkuar ndonjehere?!
Nese po,mos e nenvleresoni.
SKYPION me pelqejne analizat shume te sakta qe ben,dhe duke menduar qe ndoshta je gazetar,do ju falenderoja nqs me thoni emrin dhe mbiemrin,apo ndoshta vetem inicialet, te lexoj gjithe shkrimet qe ke bere gjate karrieres suaj. Gjithmone nqs nuk e ke problem. Faleminderit
Padronet e Skypionit qe kane ndertuar shtetin e mafies ne Shqiperi, tani kerkojne te behen flamurtaret e bashkimit kombetar te shqiptareve. Dihet qe patriotizmat dhe nacionalizmat e tyre demagogjike jane streha e fundit e maskarejve qe katandisen vendin e tyre ne atdheun e hajduteve. Prandaj vazhdon sot e 25 vjet eksodi i pandalshem i shqiptareve, por edhe kosovareve. Kosova me Shqiperine do te bashkohen me siguri nje dite, por kjo do te vije vetem kur secili prej tyre te kete konsoliduar shtetin e vet ligjor, demokratik dhe te se drejtes (brenda Europes se Bashkuar). Kjo nuk mund te ndodhe pa u futur ne burg hajdutet e medhej, te cilet nuk jane tjeter vecse padronet e Skypionit tone dhe skypioneve te tjere ne te dy anet e politikes dhe te kufirit.
Veton, ti nen e ke serbe apo dhe nuk mund te flasesh ne emer te shqiptareve. Tinzar dhe i pabese
Keto nuk jane pika e shqiptareve te osoves por vetem tuajat shoku neotitist, Surroj, biri i shkines
le te fitoj albin kurti tju tregoj juve se cfare jane ata pika qe paske vendosur si ultimatum….bashkimi i shqipetareve duhet te ndodhe vetem per nje qellim ti leme menjane lidhjet e gjakut te gjuhes tradites ismail qemalin isa boletinin e shum te tjere ,,,,,, jo se anashkaloj ato qe thash me siper sepse jan pjese e historise,,,,,,,shqipetaret duhet te bashkohen per te ballancuar forcat ne ballkan,kemi afersisht popullsine e serbise dhe jo shum diferenc me greket ,,,,,,,
Mbas kritikave te forta dhe te gbuara qe u bene K.Rama ,nga Z.Selimi dhe media te ndryshme , krijova nje bindje qe ne ate vend nuk ka njerz te zgjuar dhe kjo eshte arsyeja qe Kosova nuk perparon . Ata bejne gabime te medha ne dem te shtetit te tyre
Jane shume frikacak , me kete qeveri ato do ta humbin Trepcen , sepse nuk dine ta kerkojne mallin d tyre . Ati i dhane pjese nga kufiri i Kosoves ,Malit te zi ,gabime te pafaleshme . Me keta Idiote si Thaci ,Mustafa ,Selimi , do te vij nje dite qe dhe Kosoven do ta humbasin . Me paturpesine me te madhe shajne Ramen perse NA NDIHMOVE .
NJERZIT E ZGJUAR SI SURROI NUK JANE NE KOSOVE
NE EKONOMI NUK KANE ASNJE NGRITJE ,MEGJITHESE KANE BEXHET PACOLLIN ,POR PACOLLI NUK KA SHANCE TE NDIHMOJE ,PER ARSYE SE QEVERIA I BEN BLLOKADA .FATKEQESI PER KOSOVEN ,QE E KANE KAPUR IDIOTET .
TI more Komb sa siperfaqesor je, sa i ceket je,cuditem si nuk ta thone shket apo familjaret. Ti nga 2-3 shkrime krijon bindje per nje gje kaq te madhe e per nje popull milionesh,qe thua pasi lexova ato krijova bindje qe ne ate vend nuk ka njerez te zgjuar. Pastaj vazhdon me absurditetin tjeter kur nga je shkrim qe lexove ketu,e shoh qe eshte shkrimi i pare i Veton surroit qe ke lexuar gjate gjithe jetes, tu ndryshua mendimi perseri. Po kaq i luhatshem je o komb? Hajde komb hajdeeeee
Veton bravo te kiofte! Ke folur per realitet jo per endrra njethundrakesh qe as krimene nuk e quajne ruse dhe as palestinen autoktone
cuditerisht nuk e mbrojne.
Nese jane autoktone perse nuk e mbrojne palestinen. Ose shqiptaret vete nuk jane autoktone prandaj edhe nuk e mbrojne palestinen.
Veton bravo te kiofte! Ke folur per realitet jo per endrra njethundrakesh qe as krimene nuk e quajne ruse dhe as palestinen autoktone
cuditerisht nuk e mbrojne.
Nese jane autoktone perse nuk e mbrojne palestinen. Ose shqiptaret vete nuk jane autoktone prandaj edhe nuk e mbrojne palestinen. …
Veton bravo te kiofte! Ke folur per realitet jo per endrra njethundrakesh qe as krimene nuk e quajne ruse dhe as palestinen autoktone
cuditerisht nuk e mbrojne.
Nese jane autoktone perse nuk e mbrojne palestinen. Ose shqiptaret vete nuk jane autoktone prandaj edhe nuk e mbrojne palestinen. …
zikeeeeeeeeee!!!
Komentatore idiot . Veto Surroi e ka fajin se Thaci me kompanine idiote nuk mbron interesat e Shtetit te tij?
Veto Surroi e ka fajin qe po pasqyron gabimet e pafalshme te kesaj qeverie ??? A e kuptoni qe kjo qeveria e Thacit ,me Mustafat dhe Selimat po shkatarrojne Kosoven ????? A nuk po e kuptoni, qe ato nuk kane kurajo dhe as zgjuarsine per te mbrojtur te drejtat e tyre ???? A nuk e kuptoni qe kjo qeveri eshte e shitur tek Serbet . Turp turp turp per ato qeveritare qe nuk jane te zot per asgje .
Dalin dhe bejne kritika per Ramen . Keto qe bejne kritika punojne per Serbine , nuk duan qe koskva ti marri malljn e saj . QEVERIA PO BEN GABIME FATALE TE PAFALSHME !!!!
Bravo Veton. Mgjse tii keshtu shkruan perhere. Kultura eshte pasuri. Por njerezit e ditur ne nuk I kuptojme si dhurate per vendin. E kemi te lehte ti shajme e pergojojme sikur ti kishim me teperi.
Pas kerrleshjes se gazetareve,pro dhe kunder ekzibicionizmit te Rames ne Beograd,tani na kane dale intelektuale qe tregojne rrugen qe duhet ndjekur per mbrothesimin e dy shteteve shqiptare dhe kombit shqiptar.
Une nuk do te komentoj gje,ne lidhje me dhjete pikat e Surroit.As qe me intereson.Ashtu sic nuk me ka interesuar aspak nje qasje e tille ndaj debatit,gjate gjithe ketyre diteve.
Per mua,te gjithe keto jane vogelsira,perballe vullnetit per bashkim kombetar.
Para se te jepen recetat ,sesi duhet te veprojne shqiptaret,eshte vullneti i tyre per tu bashkuar.Ky eshte i pari.
Nese ky vullnet eshte i padiskutueshem,as qe do ta merrja fare mundimin te komentoja.Mirepo,ky vullnet eshte vene e vihet,ne menyre sistematike,ne dyshim.
Ata qe e kane vene dhe e vene ne diskutim,jane nje grup i strukturuar intelektual ne Shqiperi,shume me influence ne opinionin publik.
E kjo ka kohe;qe pas shembjes se diktatures komuniste,kur ceshtja e bashkimit kombetar u shtrua per here te pare seriozisht.
Kete grup te strukturuar intelektual(po huazoj nje term nga kriminalistika),shkrimtari yne i madh e ka quajtur grupi i “albanologeve te rinj”.
“Albanologet e rinj” jane kategorikisht kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven.Ata kane perpunuar nje qendrim te strukturuar mire ,qe e kane sofistikuar nder vite.
Keta te ashtuquajtur albanologe te rinj,sic thame me lart jane nder gazetaret,analistet,opinionistet,publicistet me me ndikim ne Shqiperi.
Edhe ne Kosove,opinionet e tyre jane dominante,kur komentohen qendrimet per problematika te ndryshme,prej kolegeve nga Shqiperia.
Pikerisht per shkak te ketij ndikimi,sipas sondazheve qe jane bere,porqe jane tabu,nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve e Shqiperise jane kunder bashkimit me Kosoven.
Normalisht dhe natyrisht,nje shqiptar i Shqiperise,i cdo krahine te jete,nga Veriu ne Jug,eshte per bashkimin me Kosoven.
Por,kur ky shqiptar i thjeshte,bombardohet nga opinionet e ketyre opinionberesve qe jane kunder bashkimit,mund te ndryshoje qendrim.
Pikerisht,kjo ka ndodhur.Dhe,ka qene e lehte,po te kemi parasysh sentimentet politike,kulturore,krahinore qe lidhin “albanologet e rinj” me qytetaret e thjeshte,tek te cilet duan te ndikojne mese shumti.
Ndikimi i “albanologeve te rinj” ne Kosove,eshte edhe me i lig.Por,per fat te mire,eshte i kufizuar vetem tek e ashtuquajtura elite gazetareske dhe intelektuale ,pa u shtrire ne popullsine e gjere.
Eshte kjo arsyeja,se pse ne Kosoven,perkunder disa gazetareve,analisteve e intelektualeve qe flasin per komb kosovar – une kam dhene nje shpjegim psikologjik modest per kete fenomen,duke e arsyetuar me sedren e lenduar(ti s’me don,une s’te dua) – shumica derrmuese e popullsise(shqiptare),nuk kane asnje dyshim kur vjen puna per deshiren e tyre per tu bashkuar me Shqiperine.
Ketyre intelektualeve si zoti Surroi,pa paragjykuar vullnetin e tyre te mire,per te dale mbi ndasite,dua t’iu kujtoj se vullneti per bashkim,qe ata e marrin si te mireqene,eshte shume i rendesishem,pikerisht pse po provokohet sistematikisht nga “albanologet e rinj”,keta kundershtare te palekundur te bashkimit kombetar.
Duke e nenvleresuar rendesine e madhe te vullnetit per bashkim,ka shume te ngjare,qe ne nje kohe te afert ,te nje referendumi mbareshqiptar per bashkim kombetar,te jemi para nje befasie te hidhur,kur votuesit shqiptare ne Shqiperi te mund te shprehen kunder!
Zoterinj,intelektuale patriote te sinqerte te Shqiperise dhe Kosoves,a ju shkon ne mendje nje gje e tille?!!A ju ka shkuar ndonjehere?!
Nese po,mos e nenvleresoni.
Mendoj se analiza e Vetonit eshte realiste. Ai nuk e tepron e nuk akuzon por analizon, konstaton dhe sygjeron. Dhe ai perhere I tille ka qene ne analizat e veta. Mgjse ka paraqitur disa pika, ne piken e nente ka theksuar rolin e kultures ne debat dhe faktin se kultura ka nje impakt te rendesishem sidomos ne debatin mes paleve ne konflikt. Ne nje debat kultura eshte mjet I rendesishem. Ai thote se Ed Rama e ka kete aftesi, ai flet me kulture, debaton dhe provokon me kulturen e tij. Cka do te thote se Rama dominon kryeministrin serb permes kultures se tij duke e cuar keshtu debatin e takimit ne nivel me te larte se Kryeministri I kosoves. Vetoni na tregon se kultures se ketij takimi nuk I shkojne komentet e rendomta te ketyre diteve.
Veton Surroi, si nje nga me te kulturuaret e kosoves e ka pjese te veten kulturen. Ai e kupton mire rolin e kultures ne debate dhe nuk bie ne nivelin banal e medioker te debatit te ketyre diteve. Nuk jam dakord me shume komentues qe me se pari flasim per spiuner serb se sa per pikepamje dhe formime te ndryshme kulturore. Jo cdo mendim ndryshe spjegohet me antishqiptarizem apo sherbim ndaj Serbise. Sidomos kur flitet per nuanca gjykimi. Kjo me se shumti vjen nga diferencat kulturore, e ndoshta dhe nga orjentimet e ndryshme politike.
a na e dhiu platformen e llogjeve ky shqiptari i kosoves
vajmedet cdo beje edi rama
po halldupet e tjere blu me topa roze
cfar jane keto budallalleqe o Veton djali /
Veton, me paragrafin me te fundit e ke permbledh te gjith shkrimin tend. Ne fillim duhet te zberthehet Serbia nga ky mentalitet i eger kunder shqiptareve qe Kosova dhe shqiptaret te perparojne. Rama nuk po punon per sot por per brezat e ardhshem, po ne shqiptaret nuk dijme se cfare jane planet afatgjata. Jemi te paduruar dhe i duam gjerat te perfunduara sot.
Ne teresine e komenteve, dikush fliste edhe per ndikimin e te ashtuquajturve “albanologe te rinj”, qe mund te ndikojne ose deformojne opinionin aktual shoqeror lidhur me te ardhmen e Bashkimit shqiptar. Duhet thene se gazetaret e opinionistet nuk perbejne te ashtuquajturit albanologe. Keta qe shkruajne keto dite mbi marredheniet Kosove-Shqiperi jane njerez te zakonshem, shumica pa njohurite e nevojshme as mbi shtetin e kombin ne pergjithesi dhe as mbi albanologjine ne vecanti. Keta njerez me shkrimet e tyre nuk krijojne opinion por thjeshte ngacmojne opinionin. Ky grup kalonte e Jo kopetent nuk ka lidhje me albanologjine, ata nuk jane albanologe. Keta meren me gjithcka, njerez qe nuk kane studime te thelluara ne asnje fushe te vecante. Ata shprehin opinionin e tyre e ndoshta te nje grupi shoqeror ku punojne e jetojne apo te pronarve te medias ku paguhen. Albanologet jane njerez me kulture te vecante per objektin e studimit, qe kane mjetet e veta te studimit, vleresimit, krahasimit dhe konkludimit. Eshte shkence dhe Jo opinion personal, jane perfundime te thelluara e te argumentuara e Jo konkluzione siperfaqsore te disave qe shkruajne per cdo gje e qe i sherbejne lekut, pronarve apo politikes se dites. Albanologjia studiohet e zhvillohet ne institute shkencore dhe perfundimet e tyre kalojne ne procese diskutimi e vleresimi mes kolegesh te te njejtes fushe. Vetem keto studime mund te perdoren per politika dhe qendrime shteterore te te ardhmes. Albanologjia nuk meret me opinione personale apo intervista, qofshin keta dhe ministra.
Edhe diskutimi I diteve te fundit e pohon nje gje te tille. Cfare thote njeri nuk thote tjetri, cfare pohon njeri e mohon tjetri, cfare ka thene dje e mohon sot. Ndersa opinionit I gjere publik nuk flet. Ai degjon, krahason, llogjikon e konkludon me mjetet e tij praktike po thelbesore. Prandaj thuhet se populli nuk gabon. Apo kur flet sovrani te tjere heshtin. Sepse gjykimi dhe vendimi popullor eshte resultant dhe mbi opinione te tilla si te ketyre diteve. Nuk besoj se nje referendumi popullor ndikohet nga shkrime te tilla, por nga ndjeshmeri te larta e ndjenja te thella, qe kane lene gjurme ne histori dhe qe ndikojne fort ne te ardhmen e nje vendi.
0 te kripsha trute o tru thare. Po a dine o Veton Surroi se Rama nuk don Veriun e jo me te duan Kosoven.