Të ardhmen e fëmijëve tanë e kanë vrarë miliarderët e universiteteve!

23 Tetor 2016, 09:00Blog TEMA

Nga Andi Malasi

Lajmi për pasuritë marramendëse të rektorëve të universiteteve nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e opinionit të gjerë. Jo vetëm për faktin se ne shqiptarët jemi të fiksuar të harxhojmë kohë duke biseduar rreth parave të këtij apo pronave të atij. Në fakt kjo është një temë që ja vlen të merret shumë seriozisht jo vetëm opinioni i gjerë publik, por në radhë të parë është një kambanë alarmi që duhet të bjerë për institucionet ligjzbatuese, të cilat kujtohen të hetojnë vetëm kur çështjet bëhen mediatike.

Nuk mund të mos tërheqë vëmendjen dhe të mos sjellë dyshime një rektor, pa marrë parasysh se kush është, që posedon 6 apartamente, dyqane, dhjetëra llogari bankare që në total kapin vlerën e miliona eurove. Nuk i njoh dhe nuk dua të paragjykoj asnjë nga këta rektorë, por më intereson fenomeni.

Shumë nga ne do të thoshin: Sa i zoti ky rektori! Bravo i qoftë që ka arritur të ngrejë gjithë këto pasuri. Por si ia ka arritur?! Pa vërtetuar të kundërtën, askush nuk mund të akuzohet për vënien e pasurisë në mënyrë të jashtëligjshme. Në një shoqëri demokratike, teorikisht të gjithë jemi të barabartë dhe mund të bëhemi milionerë, por a mund të bëhesh milioner me një pagë pedagogu, shefi departamenti, dekani apo rektori?! A mund të justifikohen miliona euro me botime librash?! A mundet me kursimet e gjithë jetës nga rroga të bëhesh pronar i dhjetëra banesave, dyqaneve dhe llogarive mijëra euro?! Pjesa më e madhe e rrogëtarëve, e kanë mjaft e vështirë të mbyllin shpenzimet e muajit e jo më të kursejnë miliona!

Shumë pyetje dhe hëmendësime mund të ngremë, por llogaritë nuk dalin!

E vetmja gjë që më vjen ndërmend janë “produktet” që hedhin në tregun e punës universitetet. Personalisht kam mbaruar studimet pas viteve 2000, kohë kur gjithë kanë mbaruar të paktën një shkollë të lartë. Nga ata që kanë shkëlqyer në gjimnaz, e deri tek ata që kanë ngelur më shumë se një vit në klasë. Asnjë nga ata që unë kam pasur në klasë në gjimnaz, e që nuk dinin as të lexonin nuk ka mbetur pa mbaruar universitetin. Jo vetëm ata madje. Dhe a e dini çfarë janë bërë shumica e tyre??

Mësues! Po po! Mësues të fëmijëve tanë! Ja pra, çfarë kanë prodhuar universitetet e këtyre miliarderëve!

Pyetja që lind është se si ata që nuk dinin as të lexonin, janë bërë mësues matematike apo fizike?! Lum analfabetësh kanë mësyrë sot në sistemin arsimor. Për ironi, degët e mësuesisë kanë qenë më të lehtat për tu fituar nga analfabetët. Ja pra, çfarë kanë prodhuar këta rektorë e pedagogë pasanikë! Ja pse pasuria e tyre duhet t’i nënshtrohet vettingut njësoj siç do hetohet (nëse hetohet) pasuria e gjyqtarëve e prokurorëve.

Tmerrohem nga ideja se një ditë do duhet të çoj tim bir të marrë mësim nga këta “mësues” që kanë mësuar të lexojnë në universitet (ose nuk kanë mësuar ende) Pedagogë të korruptuar janë po aq të dëmshëm, ndoshta edhe më të dëmshsëm se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar!

Është një temë që duhet merremi shumë seriozisht të gjithë si shoqëri, edhe pse duhet të ishim marrë vite më parë. Nëse ka një moment që duhet të merremi me “paratë e atij” apo “pronat e këtij”, ky është! Duhet të merremi shumë seriozisht me miliarderët e universiteteve. Janë po aq të rrezikshëm sa miliarderët e krimit, ndoshta edhe më shumë.

Miliarderët e krimit grabisin pasuritë, por këta të universiteteve na grabisin të ardhmen e fëmijëve tanë!/ Javanews

8 komente në “Të ardhmen e fëmijëve tanë e kanë vrarë miliarderët e universiteteve!”

  1. Shendelliu says:

    Te lute z.gazetar ANDI ke prekur nje tem shume te rendesishme ku e gjithe shoqeria duhet te meret serjozishte.

  2. TJ says:

    “Berishizmi” po e gryen Shqiperine ne te gjitha fushat! Deri kur? Deri kur ky hajdut dhe vrases shites i detit dhe tradhetar i kombit shqiptar do te lejohet te helmoje dhe pengoje ecjen perpara?!

  3. pjatalarsi says:

    Me zor nuk ua muaren parate! Vete budallenjte shkuan dhe i dhane! Me ato para muaren nje dipllome! Me ate dipllome, gjysma e tyre zuri nje vend vegjetimi dhe han nje cop buke! Nje proces zinxhir qe do vazhdoje dekada te tera! Dija ka humbur! Po tu besh provim mesuesve dhe nxenesve (studenteve) te ketyre shkollave, dine vetem pak gjera ne lende shoqerore! Kaq mjafton sot! Eshte biznes! Nje pjese pasurohen dhe nje pjese hane nje cop buke! Hasta la vista baby arsim!

    1. Superxhiro says:

      Po ke te drejte, ama Shqiperia nuk eshte ndonje supervend prodhues teknologjishe bashkekohore apo ndonje kerkimesh te avancuara shkencore. Me te tilla gjera merret kush merret. Shqiperia eshte pak a shume nje ferme ku pak a shume shtazat menaxhohen nga disa barinj te egjer anadollak dhe i gjithe funksioni i kesaj skeme eshte pak a shume qe te xhirojne ne kete pirg te permjere futjesh qitjesh oh oh uf uf dhe kaq. S’ka ketu ambicje e me the te thashi, ketu ka thjeshte xhirim rrumbullak strumbullak edhe kaq, pike. Kush eshte disi me ambicioz gjen menyren dhe emigron jashte, se brenda aha, xhiron lavatricja e diktatures zvetenuese.

  4. Arbnori says:

    SHQETESIM SHUME SHUME SHUME I DREJTE KA ARDHUR KOHA QE MYNYRET, KULET ETJM ETJ. TUVERIFIKOEHT PASURIA.ESHTE I DMSDOSHEM VETTINGU EDHE NE ARSIMIN.

    1. mateo says:

      shume e drejte.

  5. mateo says:

    problemi me kryesor per te cilin duhet te reagoje shoqeria civile jo per parqet e lojrave.

  6. Bariu says:

    Bravo autorit!Do e ilustroj me nje shembull real te diteve tona,vertetesine e fjaleve te tij.Dhori Kulja duke u bere nje here komunist e shume here “demokrat”,ka ditur te perfitoje prej politikes,duke qendruar ,rektor dhe dekan i perhershem,vetem per perfitim personal dhe aspak ne perfitim te shoqerise.Ka ndertuar nje perandori te padukshme ekonomike,pa frike ja kalon me disa fish,rektorit te sotem ,me 6 apartamente etj etj.Vetem nga privatizimet ne Univ.e Tiranes ,ka perfituar miliona euro,qe sh. pak i dine .Do merrte pjese ne dhjetra borde “drejtuese”,sa me e fundit,ishte kur Berisha e beri antar te keshillit kombetar te Pd,e katapultoi nga partia e Gjinushit ne PD.Me pas u be antar i bordit te bankes se Shqiperise, ky fare “profesori e rektori”,per te realizuar ,vjedhjen e turpshme te bankes se SHqiperise.I ndane 23 milion euro te vjedhura ,me politikane e fullane,duke “denuar”vetem nje punonjes Bixhozci.Si perfundim,Dhori Kulja,nuk i behej vone aspak,per cilesine e mesimdhenies,aq e vertete kjo , sa djali i tij ,Kristi,qe nga kopshti deri me sot,ne universitet,ka qene vetem tek privati,por …..po ta pyesesh sot,per tabelen e shumezimit,ta thote 7×9=99 (Djali im e ka ne klase).Shikoni cfare i ka bere te birit ky fare dhori,po femijeve tane….?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje