Shtetet e Bashkuara do të vendosin 330 ushtarë në Norvegji.
Kjo është bërë me dije nga qeveria norvegjeze.
Një lëvizje e tillë pritet të shkaktojë tensione me Rusinë fqinje.
Ushtarët amerikanë do të vendosen në bazën ushtarake Vaernes, afro 1 mijë kilometra nga kufiri i Rusisë.
Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë pajisje ushtarake në Norvegji, e cila është aleate e NATO-s, por jo ushtarë.
“Është e rëndësishme për sigurinë e Norvegjisë, që aleatët tanë të vijnë këtu për të marrë njohuri se si të operohet në Norvegji dhe me forcat norvegjeze”, tha ministrja e Mbrojtjes e Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide.
Javën e kaluar, Ambasada e Rusisë në Norvegji, ka shprehur befasi për idenë e vendosjes së trupave amerikane në Norvegji, duke theksuar deklaratat e shpeshta të liderëve norvegjezë se Rusinë nuk e shohin si kërcënim.
Kur nuk ka me shqiptari bese, me kot prisni bese nga nordiket apo edhe nga hollandezet
Kur nuk ka me shqiptari bese, me kot prisni bese nga nordiket apo edhe nga hollandezet..