Lu flet për Drejtësinë: Dështimi i Reformës nuk është opsion

2 Nëntor 2016, 21:56Sociale TEMA

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu ndryshe nga herët e tjera këtë radhë ka preferuar që të ketë një komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët.

Ai ka shfrytëzuar një aplikacion në ‘Facebook’ që quhet ‘Live’ për të dhënë disa adresime në lidhje me situatën politike dhe jo vetëm në Shqipëri.

Me një videokonferencë ku dy të rinj, i adresonin pyetjet e qytetarëve në rrjetin social, Facebook, Lu shprehet mbi çështje të ndryshme që shqetësojnë shqiptarë.

Lu u shpreh se Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas. Kthimi i Vettingut në Venecia, për ambasadorin amerikan është konsideruar si një vonesë e vogël, por jo kthim pas.

“ Reforma do vazhdojë të ecë përpara pavarësisht një vonese të vogël. Reforma është e pakthyeshme, do jetë pjesë e Kushtetutës, jo kthim pas. Dështimi nuk është një opsion për këtë reformë”, tha ambasadori amerikan.

Lidhur me gjyqtarët, Lu e pranon haptazi se kjo kategori nuk e pëlqen atë, pas komentit të bërë për orët.

“Komenti im për orët e gjyqtarëve ka bërë që ata ‘mos më pëlqejnë’”. Por tha, Lu, “Reforma në Drejtëi ka rëndësi për këtë vend, për të larguar pikërisht ata, gjyqtarët e korruptuar”., tha Lu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje