Tetë vitet e administratës Obama i treguan botës që pritshmëritë mund të jenë armiku më i keq i kujtdo, përfshirë edhe presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë. Pyetja që të gjithë bëjnë tani është kjo: Amerika e 2016 është më mirë apo më keq se ajo e 2008? Është mirë, pa dijeninë e saj.
Obama mori pushtetin zyrtarisht në 20 janar të 2009, në momentin më të zi të historisë amerikane që nga 1900 e këtej. Në mesin e një krize ekonomike ndër më të thellat në histori dhe nga çfarë besohej atëherë, që u shndërrua në një krizë të pabesueshme shoqërore.
Obama premtoi të risillte në jetë ëndrrën amerikane. E bëri me një fushatë elektorale të çmeundur, duke u transformuar në fushatë më imponuese dhe inovative të komunikimit global, që nuk ishte parë ndonjëherë, duke u përmbyllur me një fitore të padiskutueshme.
Sot, Obama e lë Shtëpinë e Bardhë pas një dështimi po aq të fuqishëm komunikues. Pasi Obama nuk arriti t’i tregojë Amerikës dhe gjithë botës tetë vjet më pas, se diçka ndryshoi në atë vend. Kritikët ekstremë thonë se “patjetër do bëhej më mirë Amerikë, pasi më keq nuk kishte ku shkonte”.
Por nuk është vetëm kjo. Ka të dhëna që mund të japin një gjykim më të ftohtë dhe më konkret: papunësia, GDP, kriminaliteti, pritshmëritë e jetës etj…
Por perceptimi i amerikanëve është ndryshe, për disa gjëra madje i ndryshëm, dhe kjo kontribuoi në krijimin e fenomenit Trump në të djathtë dhe Sanders në të majtë. Problemi është pikërisht pritshmëritë, iluzioni i krijuar dhe tradhtuar më pas nga realiteti i jetës, i zgjedhjeve, i politikës.
Askush më shumë se Barack Obama i fushatës zgjedhore të 2008 nuk ka qenë në gjendje të shndërrojë premtimet elektorale në pritshmëri. Që janë diçka që jo vetëm mendon se mund t;i bësh, por arrin të besosh se mund t’i bësh vërtetë.
Tetë vjet më pas gjykimi kritik dhe praktik ka zëvendësuar besimin e pakushtëzuar që Obama kishte te vetja. Mundi në partinë e vet Hillary Clinton, më e re dhe më e besueshme se sa sot. Mundi në presidencialet Mçain, që ndryshe nga Trump ishte një gjigand i politikës.
Por Obama ishte më shumë se sa politikan. Por tetë vjet më pas është një president që nuk ka bërë më keq se të tjerët, amahumbi të vetmen gjë që në atë kohë asnjë nuk besonte se mund ta humbte: nuk ishte ndryshe nga të tjerët!
Dështoi në gjënë e parë ku njerëzit besonin, dhe si pasojë në shumë gjëra të tjera. Gjykimi për të të mund të vijë më vonë, ndoshta pas dhjetë vjetësh, kur gjërat mund të jenë më të ftohta. Sot ama zhgënjimi mbulon gjithçka. Madje tepër.
Il Giornale/ TemA