Faqja zyrtare kanadeze e emigracionit ka pësuar një problem, ose më saktë është bllokuar nga trafiku i tepërt, ndërkohë që një gjë të tillë ka raportuar edhe Zelanda e Re sa i përket faqes së saj për vizat rezidenciale. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e fluksit të jashtëzakonshëm të amerikanëve, vetëm pak orë pasi Donald Trump siguroi “biletën” për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë.
Faqja kanadeze e emigracionit pësoi shpeshherë probleme gjatë mesnatës së të martës, në momentin kur Trump mori kryesimin në disa prej shteteve kyçe, duke dhënë shenjat e para të perspektivës së një fitoreje në zgjedhjet presidenciale. Në orët në vijim, ai i fitoi të gjitha këto shtete.
Në Zelandën e Re, zyrtarë të emigracionit thanë për “Reuters” se faqja e internetit “New Zealand Now”, e cila është baza për vizat rezidenciale dhe ato studentore, se kishin marrë mbi 1593 regjistrime nga shtetas amerikanë që prej 1 nëntorit, më shumë se 50 për qind të regjistrimeve mesatare mujore në kohë normale, brenda vetëm 7 ditëve.
Vizitat e shumta në këtë faqe nga shtetas me IP amerikane kanë qenë thuajse 80 për qind më shumë, pra rreth 41 mijë që prej 7 tetorit deri më 7 nëntor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton TCH.
Gjithsesi, Zyra neozelandeze për Emigracionin refuzoi të komentonte.
Ndërkohë, disa përdorues nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Azia shihnin njoftimin “error message” teksa përpiqeshin të futeshin në faqen kanadeze të emigracionit. Zyrtarë kanadezë nuk kanë komentuar mbi problemet e faqes së internetit, por diçka e tillë është bërë e bujshme nga shumë persona në rrjetin social “Twitter”.
E ndërsa disa amerikanë, shpesh me shaka apo ironi, ishin shprehur se do të largoheshin drejt Kanadasë nëse Trump zgjidhet president, ideja e tyre duket se është mirëpritur nga disa komunitete kanadeze.
kurse shqiptaret do ja mbathin tash shpellave ,te fshihen me ujqit atje,se vjen trumphi me cifte ne dor per te gjuajtur shqiptaret kriminela te pabes shkerdhata
Ja une si American qe jame do emigroj ne boten e çudirave, pyes bushatin do me jepni viz ju lutem ?Apo te emigroj ne gërrqi ?
Ja une si American qe jame do emigroj ne boten e çudirave, pyes bushatin do me jepni viz ju lutem ?Apo te emigroj ne gërrqi ??
Jo ore lali azil ne Shqiperi , ne Shqiperi ta bejne kerkesen per azil sa eshte Rama krietar, bastioni i fuqishem Klitoris !!!!!!!!!!!!!!!!
Te marrin edhe Ramen me vete.