"Si do t'iua spiegoj këtë fëmijëve të mi?" Gazetari i CNN shpërthen në studio

9 Nëntor 2016, 17:15Sociale TEMA

Ndërsa fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale sa vinte dhe bëhej më e qartë, në një prej programve të CNN, gazetari dhe analisti Van Jones nuk e ka përmbajtur dot veten.

Ai e quajti ftioren e republikanit si një “hakmarrje e bardhë” ndaj presidentit Barack Obama.

“Është e vështirë për shumë prej nesh të jemi prindër sot,” tha ai i përlotur. “Ne iu themi fëmijëve ‘Mos jini arrogantë.’ Iu themi ‘Mos jini urryes, bëni detyrat e shtëpisë dhe jini gjithmonë të përgatitur.’ Pastaj vjen gjithë kjo. Dhe tashmë kemi njerëz, të cilët vendosin fëmijët në gjumë dhe i tremben mëngjesit. Ata i tremben faktit se, ‘ si do t’ia spiegoj këtë fëmijëve të mi?'”

Jones tha se, nëse Trump pranon se është presidenti i të gjithëve, ai ka përgjegjësi t’i sigurojë njerëzit se do të jetë edhe presidenti i atyre që ka fyer, ofenduar dhe lënë mënjanë.

5 komente në ““Si do t’iua spiegoj këtë fëmijëve të mi?” Gazetari i CNN shpërthen në studio”

  1. Albana says:

    Kjo tregon edhe nje here se sa pa profesionalizem kane komentuar perfaqesues te medias. Te shokuar, disa gati duke qare per humbjen e Hillarit.

  2. sali protopapa says:

    Po ne si do tju a shpjegojme brezave te ardhshme se si Saliu nga komunist u be Lider Demokrat e na shperberi per me shum se 26 vjet (e sot akoma esht aktiv). A ka shkence qe mund ta shpjegoj?

  3. sapa says:

    Po kur u zgjodh Obama ai prindi i bardhe si do i thoshte femijes se vet:”hakmarrje e zeze?Injorante!

  4. loli says:

    Ai do te jete president i amerikaneve, por une kam mesuar se demokracia eshte vote dhe Hillari Clinton paska marre 200.000 vota me shume se Tramp. Kjo me çudit ne demokracine amerikane . Paska bere ligje per zgjedhjet njesoj si ne Shqiperi. Kjo eshte demokraci fallco dhe nuk duhet folur kaq shume per demokraci amerikane kur aty ajo shkelet me te dy kembet. Bota i trembet Amerikes nga fuqia globale dhe i nenshtrohet si e tille dhe jo per demokraci, por fuqi , e thene ndryshe: diktature “demokratike..

    1. Tarzani says:

      Ne Amerike kryetarin e zgjedhin shtetet ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje