Fitorja e Trump, revanshi i njeriut të zakonshëm!

12 Nëntor 2016, 10:45Bota TEMA

Nga Carlo Lottieri, Il Giornale

Nga shumë këndvështrime, demokracia moderne ka zhvilluar një marrëdhënie të veçantë me SHBA-të, ku më shumë se kudo mbizotëron ideja se në qendër të skenës duhet të qendrojë njeriu i zakonshëm.

Në jetën publike amerikane është rrënjosur ideja që garancia më e mirë për lirinë individuale konsiston në faktin që vendimmarrja të mos i lihet në dorë një grupi të “urtësh”, por njeriut të rrugës.

Është e pamundur të kuptosh se çfarë ndodhi realisht me zgjedhjen e Trump pa patur parasysh këtë aspekt, sepse vota amerikanë jo vetëm mposhti klanin Clinton dhe sistemit të fuqisë demokrato-repiblikan që mbretëron prej dekadash në Uashington, por edhe ka rilegjitimuar ndjeshmërinë e qytetarit të zakonshëm.

Në planin kulturor, fitorja e Trump është Vaterloja e “politikisht korrekt” që prej shumë kohësh dominon politikën dhe informacionin. Veç kësaj, fitorja e Trump shenjon një pikë në favor të personave që mbrojnë të drejtën për të mbajtur armë dhe që kërkojnë një ridimensionim të politikës së jashtme për të patur më pak shpenzime ushtarake dhe më pak taksa, por edhe më pak politikë të jashtme.

Nëse Trump ia doli të fitojë, ka ndodhur pasi në shoqërinë amerikane është ende e gjalle ndjeshmëria anti-aristokrate që ekzalton kontributin anonim të shumë sipërmarrësve të vegjël, punëtorë dhe artizanë. Është universi i “qafëkuqëve” dhe atyre që ndodhen në nivelet më të ulëta të shoqërisë së bardhë amerikane. Pas kësaj, qendron një histori e gjatë.

Kur në vitin 1828 Andreë Jackson fitonte zgjedhjet, emërimi i tij vinte pas një faze të gjatë që kishte parë hegjemoninë e një lloj aristokracie koloniale. Pas 6 presidentësh që vinin nga i njëjti ambient shoqëror, Jackson ishte një “self-made man”.

Ishte pikërisht partia e Jacksonm që i dha përparësi “common man”, njeriut të zakonshëm. Ai kishte vendimmarrjen. Natyrisht që kishte shumë naivitet lidhur me këndvështrimin e tij rreth njeriut të zakonshëm dhe politikës. Dhe në fakt ndodhur që në kryeqytetin amerikan u përqendrua një fuqi e madhe që përfundoi duke korruptuar pjesën më të madhe të kombit.

Edhe në Amerika njerëzit e pushtetit mësuan shpejt të shpenzonin për interesa të tyre paratë publike, për të blerë mediat dhe për të financuar manovra të parregullta, në mënyrë që të siguronin një pushtet afatgjatë. Dhe kundër këtij sistemi që bën dhe merr ndere dhe imponon logjikën e tij (i ashtuquajturi establishment) iu kundërvu me forcë Donald Trump.

Cikloni rtrump, një njeri që “shëtiti” në të dyja partitë dhe arriti të rrëmbejë rreth vetes një pjesë të madhe të popullit amerikane siç ndodhi me “populizmin jacksonian” i cili ndërtoi suksesin e vet me denoncimin e elitarizmit të fuqisë.

Njeriu i zakonshëm pati besim te Trump. Shpresojmë që mos të ketë gabuar./ Përgatiti Amarildo Lumani/ TemA

*Carlo Lottieri është profesor i Filozofisë Politike në Universitetin e Sienas, Diplomuar në Universitetin e Xhenovas, Gjeneves dhe Sorbones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje