Zef Preçi: Prokuroria të hetojë skemën mashtruese të bursës online. Shqipëria rrezikon "piramida" të reja

16 Nëntor 2016, 19:07Ekonomia TEMA

Nga Zef Preçi

Reforma ne drejtesi eshte nje proces dhe eshte ne interesin e publikut qe te mos cenohet veprimtaria e perditshme e institucionit te drejtuar prej jush per kete shkak. Pikerisht per kete aresye, mendoj se rasti i meposhtem duhet te behet menjehere objekt hetimi kryesisht – kemi te bejme me shfaqjen e nje forme te re te veprimtarise kriminale qe rrezikon te marre permasa shqetesuese ne te ardhmen e afert. Prandaj mendoj se duhet hetuar…

Te nderuar Deputete!

Sistemi rregullator i tregjeve, duke perfshire edhe ato te sigurimeve eshte i dobet, joprofesional, nen ndikimin e dukshem dhe kontrollin e oligarkeve dhe te lobeve te fuqishme te biznesit vendas dhe te huaj. Nese nuk do te nderhyni fuqimisht dhe pa humbur kohe, shume qytetare rrezikojne te humbasin kursimet e veta dhe te zhyten ne fatkeqesi te reja – kjo jo vetem per shkak te zgjedhjeve/vendim-marrjeve te gabuara individuale…

Shembulli i rritjes me 25% i pagesave per primet e sigurimit nga te gjithe kompanite njekohesisht dhe “bekimi” nga ana e komisioneve pergjegjese te Kuvendit mbas kesaj eshte nje prove e qarte se institucionalisht jeni larg pritshmerive qe kane qytetaret ne nje vend demokratik per rolin tuaj ne kontrollin e ketyre enteve. Eshte detyra juaj kushtetuese qe te ushtroni kontrollin demokratik dhe t’i detyroni entet rregullatore te zbatojne ligjet per mbrojtjen e lirise se tregut, te interesave te shtetit si dhe per mbrojtjen e konsumatoreve duke penguar keshtu abuzimet ne tregje si dhe nepermjet nismave perkatese ligjore – vetem keshtu ju do te demonstroni sadopak se jeni ne anen e qytetareve!

Te nderuar gazetare investigative!

Eshte nje fakt i njohur qe vendet e dala nga regjimet komuniste si Shqiperia, edhe mbas cerekshekulli nga ndryshimet sistemike te 1990-tes karakterizohen nga nje shoqeri amorfe, ende te pastrukturuar mire dhe me mangesi te theksuara ne edukimin ekonomik te qytetareve te tyre. Ne rastin e falimentimit te cituar ketu me poshte, nuk behet fjale thjesht per nje falimentim biznesi dosido… Flitet per falimentimin e nje biznesi shume te komplikuar edhe ne vendet me te zhvilluara te botes, te ndertuar mbi besim dhe pak a shume ne formen e nje skeme piramidale. Per ironi te fatit, biznese te tilla ne Shqiperine tone te vogel jane shtuar, bile sa me shume shtohet varferia dhe mjerimi, aq me shume shtohen edhe “kepurdha” te tilla te helmeta… Eshte ne nderin dhe ne misionin tuaj fisnik qe te investigoni kete rast, i cili na jep mundesine per te kuptuar menyren e papershtatshme se si funksionon i gjithe sistemi yne ekonomiko-shoqeror dhe ligjor. Keshtu, duke marre te mireqene vetem sa eshte publikuar sot ne portale dhe ne shtypin e shkruar, mund te shtrohen dia pyetje me interes pulilk dhe te nxirren disa konkluzione paraprake:

a) Licensimi: a ka ndonje data baze dhe publikim online te listes se kompanive te licensuara ne kete fushe? Nese po, si ndervepron kjo pjese me ato komnpanite fantazem/informale/ilegale e pse jo edhe mashtruese/kriminale? Cili eshte roli ligjor dhe institucional i Bankes se Shqiperise dhe Autoritetit te Mbikqyrjes financiare ne kete fushe?

b) Rregjistrimi ne Qendren Kombetare te Biznesit: Si mund te regjistrohet nje kompani e palicensuar, akt ky qe jo vetem shkel ligjin dhe eshte i denueshem, por edhe krijon terren per te mashtruar qindra kliente duke ju vjedhur kursimet e jetes se tyre? Nese rregjistrimi mund te behet perpara rregjistrimit, cilat jane mekanizmat qe mbrojne konsumatorin? A ka parashikime ligjore per detyrimin e kompanive per te depozituar licensen perkatese ne dosjen e aplikimit per rregjistrim?

c) Punonjesit: si mund te lihen jashte pergjegjesise penale, pervec pronareve te veprimtarive te tilla, edhe punonjesit e tyre, operatoreet, etj., qe per pak leke ne formen e rroges, behen pjese e mashtrimit, veprimtarise se paligjshme ne dem te qytetareve? Inspektoratet perkatese, duke perfshire edhe ato tatimore, si i monitorojne kete kategori biznesesh/te punesuarish?

Bankat. Biznesi online eshte i pamundur pa perfshirjen e bankave tregtare qe mundesojne levizjen e parave ndermjet llogarive. A ka parashikime ligjore dhe struktura te specializuara per te mbrojtur depozituesit, per te parandaluar renien viktime te tyre nga sipermarrje kriminale brenda dhe jashte vendit?

d) Rregullimi ligjor i biznesit elektronik. Ky eshte rasti per te kuptuar se me shume se kritikat me dhe pa vend ndaj zyrtareve te larte te qeverise dhe fyerjet online ne fb, etj, jane me pak te rrezikshme dhe te demshme per shoqerine se sa grabitja e qindra e mijera Eurove nga kursimet e qytetareve shqiptare permes skemave mashtruese online si kjo qe po komentojme. E duke besuar se ky perfundim pranohet gjeresisht, atehere cfare duhet te presin agjencite pergjegjese qeveritare per te hedhur drite mbi kete rast dhe per marre masat perkatese edhe ndaj skemave te tjera te shumta qe po lulezojne krahas me fondet e investimeve, qe ne fakt rjane po kaq te rrezikshme dhe operojne ne nje medis krejt te ngjashem.

Por ky eshte edhe rasti per te kuptuar edhe se sa pak e njohin realitetin disa agjenci si psh shqetesimi i Ministrise se Financave per taksimin e blerjeve online, dhe “harrimi” i milionave qe humbasin qytetaret dhe tatimet-taksat nga bizneset mashtruese online…Mendoj se eshte koha qe te monitorohen me kujdes edhe bizneset e llojit “call center”, sepse ka te dhena se nje numer transkasionesh te kesaj natyre ndermjetesohen prej tyre (sic!)… Keto dhe ceshtje te tjera te lidhura me to (psh taksimi) kerkojne profesionalizem dhe transparence dhe u sherbejne nje numri te madh qytetaresh te painformuar, por edhe te manipuluar nga biznese kriminale nen hunden e institucioneve shteterore te krijuara me ligj per te garantuar lirine e tregut dhe per te mbrojtur konsumatoret nga mashtrime te tilla kaq te demshme.

Mendoj se ky rast vetem se “uli siparin” e nje zhvillimi negativ ne ekonomine dhe financat tona qe ka te ngjare te behet edhe me problematik ne te ardhmen. E per t’u mbrojtur per pasojave nuk mjaftojne deklarata zyrtare apo thirrje “ne parim” si ajo e Grupit te Keshillimor te Stabilitetit fiannciar ne fillim te ketij viti. Sidomos kur situata duket se po perkeqesohet edhe mbas “thirrjeve” te tilla..

3 komente në “Zef Preçi: Prokuroria të hetojë skemën mashtruese të bursës online. Shqipëria rrezikon “piramida” të reja”

  1. socialisti i vrerosur says:

    Ne Shqiperi behen mashtrime dhe grabitje duke blere HESHTJEN EDHE TE institucioneve qe duhet te kontrollojne shkelesit e ligjeve!
    Keshtu i dergoj ministrit te Drejtesise,zotit Manjani,4 Aktet e Eksperetimit,qe gjyqtari administrativ Gentian Medja,depozitoi ne dosjen time,por qe nuk shqyrtoi aspak 3 prej tyre ne seance gjyqesore,sepse ju duken me shifra te medha,ose mbase ka pritur qe une ta “dorovitja”,por pranoi ate Akt Ekspertimi qe ishte 200 mije leke nga 4.5 milion qe ishte Akti me shumen me te madhe!
    Ky minister,ne vend qe te shqetesohej se si ka mundesi qe 4 eksperte te perpilojne 4 akte ekspertimi me shifra te ndryshme nga njeri tjetri per te njejten ceshtje dhe te njejtin person,me kthen pergjigje qe me la te zhgenjyer!
    Dhe nuk eshte i paket ndyshimi,por nga 4.5 milion leke deri ne 200 mije leke,pra 4.2 milion leke te reja ndryshimi!
    Ku e kerkon ky minister pa aftresine apo korrupsionin tek gjyqtaret,kur ky rasti im perben nje fakt te forte qe gjyqtaret i perdorin ekspertet gjyqesore si seksere qe i nxjerrin llogatitjes sic i do gjyqtari e jo ligji!
    Dhe kryeministri deklaron se po bejme reforme ne drejtesi,kur nuk kapet demi nga briret,por nga bishti!
    Ja ku eshte korrupsioni dhe pa aftesia ne drejtesi,zoti kryeminister!

  2. Malo says:

    Une mendoj se behet fjale per te ashtuquajturat Call Center qe ne Shqiperi dhe ne bote ka me shumice te cilat bejne reklama dhe shitje te ndryshme si dhe investime ne bursa.
    Tani nje dicka me duket gabim nga autori dhe pikerisht pika c , ku ky autor kerkon penalizimin e punonjesve. Kjo tregon se ky nuk ka kulturen juridike te duhur. Megjithese jemi ne ekonomi tregu i ka ngele ora ne komunizem kur edhe ka mbaruar shkollen ( megjithese edhe atehere punetori nuk mbante pergjegjesi). Cfar pergjegjesie ka punonjesi ketu ?! Ku e din ai se ku eshte licenca ose NIPTI ose Ekstrakt i QKR i kompanise ku eshte punesuar. Ky eshte ai ligj i Zef Precit – qe punonjesi qe fillon pune ne nje kompani te kontrolloje kompanine ?! Cfar jane keto brockulla qe mban pergjegjesi edhe punonjesi ! Psh per luften e dyte botrore mbakan pergjegjesi ushtaret e thjeshte gjermane dhe e jo Hitleri, Geringu, Halderi, … etj. naziste ! Kur kjo brockullitje vjen nga nje doktor i shkencave ekonomike merre me mend se cfar munde te ndodhe me te tjeret ne vendin tone.
    Sot ne Shqiperi jane Call centrat dhe Fasonet qe me paga te ulta po punesojne me mijra njerez duke ulur disi varferine. Jam dakord te mbahen nen kontroll sipas ligjeve qe ka shteti dhe bota por jo te flitet ne kete menyre qe edhe punonjesit te kene pergjegjesi !
    Mos gabohem autori ka nje qender studimore per problemet ekonomike qe ka marre dhe merr grante te vazhdueshme per punen qe ben. A ka qendra qe autori zoteron nje strategji si te zbutet papunesai ne Shqiperi, ku te drejtohen investimet, ku ekonomia jone eshte me rentabel, ku jane tendencat rajonale te perfitimeve ekonomike etj. Apo mjaftohet me ndonje shashke ne hava ne te rralle sikur po punon. Dhe per kete te denohen punonjesit! Thenjet e ketij autori me kujtojne teorine e makinathyesve ne mesjete, te cilet thyenin makinat qe te mos ngeleshin pa pune punetoret. Ky kerkon nje ligj qe denon punonjesit pasi nuk din se drejtuesit jane ata qe mbajne pergjegjesi per shkeljet e ligjeve, pagesen e taksave, plotesimin e dokumentacionit fiskal, te vendosjes mjeteve mbrojtese te mbrotjes nga zjarri, te sigurimit shoqeror e shendetsor te punonjesve etj qe njeh ligji kudo ne bote. Ky Ekonomist i famshem shqiptar keto detyrime ja kalon punonjesve- ndersa pronaret sipas tij marrin vetem fitimet dhe nje pjese duhet tia paguajne edhe ketij ose shoqatave te biznesit .

  3. Lizander Saraci says:

    Ky ose eshte idiot komplet ose maskara qe ka aspirata te caktuara dhe perhap panik duke mashtruar paturpesisht.
    Fondet e investimive nuk kane asnje lidhje me platformat online. Investitoret e ketyre fondeve informohen gjeresisht mbi karakteristikat e fondeve. Investimet jane vetem ne tituj borxhi te qeverise shqiptare per fondet ne leke dhe per fondin ne euro tek qeveria shqiptare ose qeveri dhe korporata lider ne fushen e tyre ne BE. Keto investime jane te rregulluara me nje ligj te posatshem dhe te mbikgjyrura nga AMF (e mbeshtetur nga FMN e Banka Boterore), banka depozitare dhe audituesi (nje nga Big 4).
    Deklarata tjeter absurde qe kish bere ne media ky pseudo-specialist, se bankat mund t’i kalojne njerzve asetet e tyre toksike, eshte nje absurditet tjeter per tregun shqiptar. Te vetmet tituj qe kane ne portofol bankat shqiptare jane tituj borxhi te qeverise shqiptare. Kredite e keqija nuk jane te titrizuara dhe nuk ka asnje shanc qe ato apo asetet e sekuestruara nga keto kredi t’i shiten individeve. Keto jane perralla me gogol qe shpikin delirantet qe kur lexojne nje artikull per tregjet financiare neper bote kujtojne se i kuptojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje