Bojkotimi i “Tifozave Kuq e Zi” për shkak të masave të rrepta të sigursië që u morën në sfidën ndaj izraelit, ka sjellë dhe reagimin e kapitenit të kombëtares shqiptare Ansi Agolli i cili i ka dalë në krah të tifozave.
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook, Agolli ka kërkuar që tifozat të rishikojnë dhe një herë vendimin e tyre dhe të kthehen në shkallët e stadiumit.
Kapiteni i kuqezinjve bëri gjithashtu dhe një autokritikë për humbjen e pësuar nga kombëtarja izraelite.
“Zakonisht jam i heshtur pas lojërave të kombëtares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet të ketë reflektim. Sigurisht që asnjë nga ne në fushë, stafi e shikuesit nuk janë të kënaqur me rezultatin e ndeshjes së fundit. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për punë, nga të gjithë ne, dhe jam i sigurt që do të punojmë që të sjellim paraqitje me te mira në ndeshjet e radhës. Por sikur të mos mjaftonte, situata jashtë fushës së lojës, trajtimi i tifozëve tanë, ka lënë një shije të hidhur për ne si lojtarë” shkruan Agolli.
Në vazhdim ai thekson. “Në ndeshjen e fundit, u morën masa ekstreme sigurie, e u krijua një tension i tepruar, të cilët e vështirësuan jetën dhe lojën për të gjithë ne. Duket i pakuptimtë trajtimi i ashpër i tifozëve tanë. Ata janë vërtet të mrekullueshëm, siç kanë treguar në të gjitha ndeshjet e kombëtares, me mbështetje të zjarrtë dhe korrekte me kundërshtarët.
Po ashtu, në Europian, ku alarmet e sigurisë ishin shumë më të lartë, ata u vlerësuan nga të gjitha mediat e huaja si shembull për masivitetin e sjelljen. i falënderojmë sinqerisht forcat e rendit që kujdesen gjithnjë për sigurinë tonë dhe të tifozëve. Por kujtoj, se kjo siguri nuk mund të bëhet në shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Lëvizja e lirë është një prej tyre dhe ndalimi në kufi i tifozëve shqiptarë nga FYROM, është një rast i paprecedent. Asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim. Urojmë që të mos përsëritet më! Thënë kjo, uroj edhe që tifozët të kthehen në stadium! Fundja për ata luajmë futboll!!!” përfundon kapiteni i kuqezinjve Ansi Agolli
ore karafil. mire qe u luajt edhe ndeshja thuaj. ne ndonje vend tjeter mund te ishte anulluar fare. ne mos me keq, izraeli te kerkonte tre piket ne tavoline ose zhvillimin e ndeshjes ne ndonje fushe neutrale. ju beni punen tuaj te fitoni ne fushe e ne publik. per te tjerat ka kush mendon. do mjaftonte qe akti te kryhej e te behej fakt, qe ne te perjashtoheshim per 10te-15te vjet nga eventet nderkombetare. dhe me e keqja ti mbyllnim hesapet nje here e mire me boten ku duam te shkojme.
C’eshte ky lojtar qe flet per gjera qe nuk i takojne dhe nuk thote asnje fjale per paraqitjen mizerabel qe bene si skuade ne fushen e lojes. Nuk kalohet humbja me te tilla akrobacira qe nuk kane te bejne fare me paraqitjen e lojtareve ne fushe. Te kishin fituar keta, pa do shihje ne do te thuhej ndonje fjale nga keto qe thuhen tani. Shtroni bythen dhe luani, stervituni, sepse me aq sa mundet federata jua ka plotesuar te gjitha kushtet. Por nuk thone kot, qe futbollistit kur i ikin kembet i vjen goja.