Prokuroria Anti-Mafia në Leçe në Itali ka mbyllur hetimet, lidhur me operacionin antidrogë të koduar “Oceano”, në kuadër të të cilit në muajin shtator u shkatërrua një organizatë ndërkombëtare e trafikimit të drogës, mes Shqipërisë dhe Italisë.
Corriere.it shkruan se kjo organizatë trafikonte drogë të çdo lloji: kuintalë me marijuanë, por edhe heroinë, kokainë e hashash.
Në kuadër të operacionit “Oceano”, janë arrestuar 17 persona, mes të cilëve edhe një efektiv i Guardia Di Finanza-s italiane, 41-vjeçari Christian Giannone.
Personat e tjerë të arrestuar janë 5 shqiptarë dhe 11 italianë:
Alessio Bellanova, 34-vjeç;
Tommaso Danese, 40-vjeç;
Ervin Gerbaj, 35-vjeç, shqiptar nga Vlora;
Davide Giovine, 38-vjeç;
Marenglen Halka, 35-vjeç; shqiptar
Marius Halka, 32-vjeç; shqiptar
Hendri Kapllani, 29-vjeç, nga Vlora; shqiptar
Gianluca Lorè, 33-vjeç;
Giuseppino Mero, 51-vjeç;
Cristian Montanaro, 39-vjeç;
Alessandro Quarta, 33-vjeç;
Ermal Resulaj, 36-vjeç; shqiptar
Alessandro Scalinci, 32-vjeç;
Lorenzo Serra, 55-vjeç;
Viktor Shalloi, 32-vjeç;
Maurizio Vernich, 39-vjeç.
Hetimet kanë zbuluar, se shqiptarët kujdeseshin për furnizimin me drogë, duke mbajtur kontakte me furnizues bashkatdhetarë.
Ndërsa italianët kujdeseshin për shitjen, ruajtjen dhe transportin e lëndës narkotike.
Sipas organit të akuzës, banda ishte strukturuar si një klan më degë në Itali dhe Shqipëri.
Sipas hetuesve, biznesi ishte aq fitimprurës, sa që krerët e bandës u detyruan të blinin makineri për të numëruar paratë, pasi nuk i numëronin dot me dorë.
Gazetare injorante! 2/3 e te arrestuarve jane italiane, ndersa ju shkruani qe “Banda me shqiptare…”. Perse shkruani te tilla lajme qe me shume hidhni balte mbi shqiptaret duke i futur te gjithe ne nje thes? Keshtu siç shkruani ju, del qe vetem shqiptaret bejne kete lloj trafiku, por ju nuk permendni qe tregu kerkohet nga te tjeret. Titulli eshte nje tregues qe ju nuk e keni idene e kesaj bote dhe kujtoni se keni zbuluar diçka te re, qe publiku duhet patjeter qe te njoftohet.
Problemi nuk eshte i shqiptareve, por i atyre qe nuk ndahen dot nga perdorimi i droges dhe e kerkojne me te gjitha menyrat. Shqiptaret permbushin kerkesat e tregut dhe mire bejne. Perse te mos bejne para shqiptaret perpara se te bejne te tjeret?
Kerksesa eshte e madhe dhe e tille do te jete edhe oferta. Mos na hapni barkun me te tilla lajme.
Po mire mor pisa, po vetem njerin nxoret nga Vlora, po te tjeret nga ishin? Apo doni te jeni tendencioze? O i nxirrni te gjithe nga jane, ose asnje.