I cilësuar shpeshherë si “Komisari i Hekurt” apo “Komisar Katani”, Edmond Koseni kërkon t’i rifutet karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit, për t’i shërbyer vendit, duke u përballur me krimin.
Pezullimi i gjatë nga detyra i tij që prej vitit 2001 e deri më sot, nuk ia ka zbehur dëshirat Kosenit, për tu futur në polici dhe punuar me përkushtim. Emri i tij, më tepër spikati teksa drejtonte komisariatin e Lushnjës dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, shkruan Shqiptarja.com.
Në këtë qytet të heshtur si Palermo, ky kryqëzohen linjat e trafikut të drogës, Koseni u eksperimentua nga ish-ministri i Brendshëm në 1997 Neritan Ceka, duke formuar drejtorinë e parë në qarqe, që më pas gjeti shtrirje në të gjithë qarqet e Shqipërisë dhe ende ky sistem, vijon të jetë dhe sot në funksionim.
Ai u transferua nga Lushnja ku kishte arritur të vendoste qetësinë, në Elbasan, qyteti i lindjes së Neritan Cekës. Kështu Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve. Ndryshe nga vitet e shkëlqimit të karrierës së tij, Koseni sot e takojmë më të thinjur dhe të moshuar .
Sigurisht që vitet kanë ecur edhe për të. Plus që, siç thotë dhe vetë, hallet, problemet dhe presionet kanë bërë të vetën. E takojmë në automjetin e tij ku Koseni është i qetë në vetvete dhe shumë dashamirës. Njeriu që dikur në Elbasan nuk guxonte askush qoftë edhe ta parakalonte me automjet, sot kërkon rikthimin në punë, me qëllim vijimin e dhënies së kontributit të tij në Policinë e Shtetit, kontribut i lënë përgjysëm.
Ai shprehet se do punojë po me aq përkushtim, me qëllim parandalimin e krimit dhe premton se në zonën ku do shërbejë s’do lejojë të mbillet asnjë rënjë kanabis.
Zoti Koseni, pas 16 vitesh i pezulluar nga Policia e Shtetit, tashmë më në fund me letra, pra “de juro” dhe jo “de fakto” jeni pjesë e rradhëve të policisë? Koha e pezullimit tuaj, është për në Gines besoj?
Po është e vërtet. Kam bërë shumë përpjekje dhe kam sakrifikuar për tu rikthyer në detyrën time. Unë jam pezulluar në dhjetor të vitin 2001 pas inicimit të një çështje penale kundër meje, ku fillimisht është vendosur masa e “arrestit në burg” dhe më pas u zbut në “arrest shtëpi” e “detyrim paraqitje”. Ka qënë një çështje, e hapur me urgjencë vetëm e vetëm për të më luftuar.
Më punën time në Elbasan nga 1997 e deri në 2001 kisha prishur shumë interesa,por edhe kisha vënë rregullin dhe qetësinë në qytet. Kur fillon e mendon se gjithçka po shkon shumë mirë dhe situatën e ke nën kontroll, të ndodh edhe kështu siç më ndodhi mua, duke të sulmuar në mënyrën më të egër . Në fakt i gjithë kontributi im, lodhja dhe profesionalizmi im, është kontribuar në Polici, në shërbim të qytetarëve. Sigurisht, ka pas edhe gabime lidhur me mënyrën e organizmit dhe trajtimit të disa çështjeve, por asnjëherë nuk kam bërë kompromise me kriminelë, rrugeçër, biznesmenë trafikantë dhe kontigjentë kriminalë.
Pas pezullimit nga detyra më kanë faturuar shumë krime, që për atë zot nuk i kam bërë. Qytetarët e Elbasanit janë aty, e dini shumë mirë çfarë punë heroike kam bërë. E dinë shumë mirë se në çfarë gjëndje katastrofike për rendin e mora qytetin në 1997 dhe si e lashë kur më pezulluan. Në 1997, s’guxonin të dilnin në rrugë apo poshtë pallatit, pleqtë, femrat dhe fëmijët, ndërsa me masat që mora situata u përmirësua shumë shpejt.
Po është e vërtetë që sot me letra jam pjesë e Policisë së Shtetit. Unë kërkoj, të rikthehem në detyrë dhe u bëj thirje drejtuesve të Policisë që të vlerësojnë vullnetin e Drejtësisë, duke më dhënë postin e hequr pa të drejtë dhe pagën e plotë të pezulluar .
Ju dëshironi të riktheni sërisht drejtor policie, me gradën që keni pasur?
Sigurisht që drejtor policie në rang qarku, ose nën/drejtor. Kur më pezulluan kam pasur gradën “Kolonel” e cila është e barabartë me gradën e sotme “Drejtues i Parë”. Unë nuk pranoj të ulem në gradë. Kjo pasi gradën e kam marë me djersë dhe jo me mik e as me ndikime politike. Gradën e kam marë falë punës time mes plumbave dhe duke kapur kriminelët e 1997 nëpër lagjet e qytetëve të Shqipërisë.
Po çfarë ishte kjo çështje torturash në bashkëpunim ndaj një qytetari? E keni takuar
ndonjëherë këtë person, para ose pas procesit gjyqësor?
Për këtë çështje tashmë ka folur drejtësia, e cila më ka nxjerë të pafajshëm. Nuk e kam prekur me dorë këtë qytetar nga Gramshi, madje të gjithë, si policët dhe shumë dëshmitarë e mjekëligjorë kanë pohuar se unë s’kam qënë në vendgjarje, kur është arrestuar dhe torturuar ky person. Për ta takuar s’e kam takuar, s’kam çfarë ti them, thjesht emri i tij u përdor për të më goditur.
Meqënëse më përmendët vitin 1997, është thënë për ju që kur drejtonit komisariatin e Lushnjës, jeni plagosur gjatë një operacioni në fshatin Karbunarë?
Nuk është e vërtetë. Në Karbunarë kam qënë vetë drejtues i këtij operacioni. Praktikisht e kam pas zakon, që operacionet për arrestimin e kontigjentëve kriminalë i drejtoja vetë, dhe në këtë rast kam qenë prezent në terren. Unë kam qënë dhe jam një drejtues që nëse ka një ngjarje ku cënohet rendi, siguria publike dhe qetësia e qytetarëve, nuk mund të ri në zyrë dhe vetëm të firmos letra. Por shkoj dhe e shof vetë situatën duke e drejtuar në terren.
Në Karbunarë, nuk jam plagosur unë por një polic që unë e kisha në operacion atë natë. Ky polic, është plagosur pasi ka ndërmarë veprime për të hyrë në banesën e personit që kërkonim, pa pritur urdhërin tim. Plumbi e ka kapur, me sa mbaj mend në hije, por ka qënë shëndoshë e mirë. Pas plagosjen kam çuar në spital policin dhe jam rikthyer sërisht në Karbunarë duke arrestuar, personin që na sulmoi me armë. Ta them me bindje, aty ku kam drejtuar unë, nuk më është vrarë asnjë polic. Dhe ata persona që më godisnin policin, sigurisht që i jam përgjigjur me të njëjtën monedhë.
Të mos harojmë, që kanë qënë vitet 19971998 ku polici dhe krimineli nuk kishin më asnjë dallin. Të dy dilnin hapur në qytet me kallashnikov. Nëse s’do kisha dalë me kallashnikov për të vënë rregullin në qytet, ta dini se në atë kohë mund edhe të më kishin vrarë.
Ju në atë kohë morët shumë protagonizëm, hodhët publikisht 25 kg heroinë në lumin Shkumbin, plus që aplikonit në kundërshtim me Kodin Rrugor, gjoba shumë të larta për ata që shkelnin semaforin, apo që transportonin fëmijë të vegjël të pasiguruar në motor apo makina. Këto masa po përdoren sot nga policia aktuale?
Do të them një të vërtetë. Heroinën nuk kam qënë unë ai që e ka hedhur në lumin Shkumbin. Kapjen e saj, e kam bërë unë në Elbasan së bashku me agjentët e antidrogës që kisha në varësi. Por vendimin për ta asgjësuar në lumë e ka marrë një komision i përbërë nga shumë anëtarë. Ka qenë shefi i antidrogës, eksperti kimik, prokurori i rrethit, doktor , ekspertë mjedisi, sigurisht dhe unë.
Komisioni ka vendosur, dhe ka zgjedhur lumin, pasi aty ishte dhe sasia më e madhe e ujit, që do sillte shkatërimin e shpejtë të saj, pasi s’mund ta groposnim. Ky komision, ka vendosur që shkatërimi të bëhej transparent ku kemi njoftuar dhe gazetarët e Elbasanit. Sa për gjobat, ishin masa të larta, por ta them me bindje se sillnin ndikim.
Më dole tek gazetarët. Qarkullon një legjendë mes gazetarësh se ju keni lidhur një gazetar në portokallet e oborit të Drejtorisë së Policisë Elbasan, pasi kishte shkruar diçka që ju nuk ju kishte pëlqyer. Sa e vërtetë është kjo?
(Fillon e qesh…) Kush është ky gazetar, si e ka emrin?
Nuk e di, por flitet se ju keni pasur një ndodhi të tillë me gazetarët e Elbasanit…?
(Sërisht qesh…)Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Eshtë një histori e krijuar si shumë nga ato që më kanë hedhur në shpinë, për t’i mbajtur . Një herë Fatmir Popja iku dhe u fsheh, me preteksin se kishte frikë nga unë, por Fatmirin e kam mik, madje për të kam dhënë shumë intervista.(Qesh)
Zoti Koseni, heroina që hodhët në lumin Shkumbin kujt grupi i përkiste?
I përkiste një grupi të fuqishëm kriminal që vepronte në shumë shtete. Disa prej tyre janë arrestuar më pas dhe dënuar nga gjykata, ndërsa sot janë të lirë. Unë për ta isha kthyer në një mur, që nuk lejoja kalimin nga Elbasani të heroinës që e sillnin nga Turqia. Nuk kam bërë
kompromise me askënd prej tyre dhe nuk i kam marrë një kafe, atyre dhe asnjë biznesmeni apo rrugaçi në Elbasan.
Sigurisht që hedhja e heroinës, mallit të tyre në Shkumbin, ishte një demostrim force publikisht nga shteti, dhe këta persona sa kam qenë unë aty nuk tentuan të fusnin më drogën nga Elbasani, por përdornin rrugë të tjera si Peshkopia, Kukësi dhe më pas Durrësi, duke e çuar në Itali. Unë thjesht këtij rrjeti i kisha prerë rrugën e shkurtër dhe i rrisja shpenzimet financiare, duke i zgjatur rrugën e transportimit të mallit.
A u bë shkak kapja e kësaj sasie droge që ky grup t’ju luftonte, në një kohë kur ju kishit aritur të fusnit në “binarë” rendin në Elbasan?
Edhe mundet, nuk mund ta them me siguri. Por ky grup kishte shumë influencë në atë kohë. Ju jeni përfolur se keni drejtuar dhe operacionin e dështuar të policisë, për lirimin e pengjeve në autobuzin grek, ku mbeti i vrarë Flamur Pisli dhe një shtetas grek.
Është folur se keni qëlluar juve në këtë operacion?
Nuk është aspak e vërtetë. Ky operacion për lirimin e pengjeve është marrë përsipër nga efektivët e RENEAs dhe specialist të huaj, që ishin të përgatitur për zgjidhjen e këtyre situatave. Mua më ngeli bara e dështimit, pasi operacioni u krye në teritorin e drejtorisë së Elbasanit, që unë kisha në juridiksion për të vepruar.
Nuk e di pse u zgjodh ky territor, s’mund të them gjë për këtë pjesë. Mua më kanë kërkuar të vija në dizpozicion të këtij operacioni vetëm një automjet të blinduar që kishin ne si drejtori, dhe asnjë gjë më tepër . Unë së bashku me policët e mi jemi anashkaluar në këtë operacion dhe nuk kemi qëlluar asnjë plumb. E gjithë situata është marrë nga forca të tjera policore. Jam akuzuar se kam kryer unë vrasjen, këtë akuzë të padrejtë e kam mbajtur për vite në shpinë, por familjarët e
Pislit më kanë kërkuar ndjesë në televizur që më kanë akuzuar padrejtësisht.
Po çfarë keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe, me çfarë jeni marrë?
E çfarë mund të bëja, përveç se kam ndjekur rrugën ligjore nëpër gjyqe. Kam qëndruar disa vite i papunë. Këto katër vitet e fundit jam punësuar si nëndrejtor i fabrikës së çimentos në Elbasan. Gjatë kësaj periudhë kam përfunduar dhe tre universitete.
Bravo
tre universitete,por ti qenke fenomen more djale
Ky Koseni mire ua bente krimineleve dhe rrugaceve,por cizmja e tij e policit ka rene dhe mbi kurrizin e shume te pafajshmeve.
Albani! Eshte e drjete se ai eshte me tre universitete,dhe per mendimin tim eshte shume i aft profesionalisht,i pergatitur per te gjitha drejtimet e punes se policise.AI E MERITON TE PUNOI NE POLICINE E SHTETIT.Kur ishte ne detyre,punoi aq mire,dhe vendosi nje qetesi e rregull,te forte,sa populli e donte dhe e respektonte shume.Ai punoi aq mire sa krijoi bindje ne popull si njeri i zoti trim dhe nuk perkulej para disa maskarenjeve bandit qe kerkonin te destabilizonin e te traumartizonin popullin.ATIJ,ME SHUME SE KUSH,I TAKON TE PUNOI NE POLICINE E SHTETIT SE E MERITON.EMERI DHE FAMA E TIJ E MIRE U PERHAP NE TE GJITHE VENDIN.Prandaj qeveria e soteme duhet ta vleresoi,dhe ti jap vendin e punes, se e meriton.
BRRAVO KOSENI per njerez si KOSENI ka nevoj shum sot policia SHQIPTARE ministri SAJMIR TAHIRI duhet te reagoj per rikthimin e kti punonjsi policie ne detyr ne forcat e ruajties se rendit , KOSENI ka punuar ne kohen me te veshtir dhe u be makthi i krimit ne rrethin e ELBASANIT e me gjer,respekte per punen zoti KOSENI.
Z ke olonel Koseni ne radhe te pare te uroj sinqerisht si qytetar i Elbasanit qe me ne fund drejtesia u vendos ,se nuk kishte mundesi te ishte ndryshe.Per qytetaret e Elbasanit ti do te mbetesh gjithmon komisar Katani trim ,ne cdo aksion ishe ti gjithmon i pari ne krye te efektiveve.Qytetaret nuk mund ti harrojne ngjarjet 97 kur bandat e Kateshit, Mandeles benin ligjin dhenjerzit mbylleshin qe ne 4 te pasdtes neper shtepi.Ti erdhe si me porosi ,dhe i dhe qytetit siguri dhe gjalleri.Tani nje lutje per ata qe e kane ne dore emerimin tend ,dhe si testim per punen e kryer nga ti te bejne dhe nje referendium per nje rikthim ne detyre.Edhepse jam i vetedishem se do te gjesh shume kundeshtare nga elementet qe u ke shkelur ne kallo ne te kaluaren por dhe shume drejtues ne qytet qe jane pasuruar ne menyra te jashtligjeshme.Lus zotin qe lutja ime te bjere ne veshet e duhur ,sepse qyteti eshte me keq se 97 jo nga maskat por nga oligarket e mafiozet me pushtet ,dhe e them me bindje te plote se ti dhe vetem ti mund te vendosesh drejtesi.Komisar Koseni te uroj per fitoren ,dhe te rujte zoti.
‘Komisari’ qe e rrau nje popull nga Elbasani ne komisariat derisa e vdiq. Katanit i dukej vetja Cub me armen e Shtetit ne brez. Sot kerkon prap te vishet prap polic
Ne lume u hodh mielli jo kokaina
Ne lume u hodh mielli jo kokaina…
Ne lume u hodh mielli jo kokaina……
Edmond nje bravo te madhe dhe suksese per fillim te punes sa me shpejt ,URIME..nje gazetare i beri nje pyetje erzen brecanit i tha ore po pse nuk moret inisjative per operacion nderhyrjeje ne Lazarat,brecani ju pergjigj nuk nderhyme sepse atje plaka+pleq gjujne dhe kane shenje me kallashnikov,Koseni eshte i dobishem per policine e shtetit…
Megjithe Xhafen do te “rigradohet” Koseni apo vetem??
Tash po mendoj qe komentet ne TEMA qenkan te kontrolluara.
Dikush po provomon kete koqe PIQINI.
Pyesni popullin e Elbasanit cfare memdimi ka per Kosenin!!
E vertete dicka beti ne 97…por pastaj rrahu,perdhunoi,qiu u pasurua me veprime te kundraliqshme.
Njejte si nje gangster me forcen e shtetit
Nuk la Prefekt apo Kryetar bashkie pa rrahur ne zyre te tyre dhe pa i qire Mumen…..etjetej
Uroj qe te folloj punen ne polici dhe ti shebej ketij vendi me perkushtim. Komisar Koseni eshte per to mare shembull
Ju qe e kerkoni kete komisarin e hekurte e keni hake diktaturen. Kurse sa per kosenin i theme qe je me fate qe je gjalle. Se po te shikoshe te gjithe pa perjashtime asnje komisare i kesaje kohe fikse mbase 97 jane vrare dhe ata pake qe shpetuane gjalle o jane mbyllure ne bunker ose jane larguare jashte shtetit per te mose u kthyere me. Keta komisaret ben krime njelloje si kriminelat si komisari i beratit , vllaje i komisarit te fjerit, i vlores i shkodres kuksit lushnjesh. Jane te vdekur te gjithe se vrane dhe turturuane jashte ligjit. Neqoftese ne ate kohe ligji thoshte lejohet te terheqesh zvarre kufomat te vrasesh te perdhunoshe atehere duhet te jene deshmore, ne tekundrete tu hiqen pensjonet qe mere familja se te tilla krime kryen. Keta menduane se u ben trima me fuqine e shtetit.
Shikoj se paska len qimet duke paguar larte e poshte,tani edhe mediat(ata i ka patur te vetet qe at’here qe i trumbetonin bemat).Se pari ne policine e shtetit ai nuk hyri me me merite por me force ne kom pol Peqin,ne krye te nje bande me Xhafer Elezin ne krye……Pastaj iku ne Lushnje,atje u fsheh ne nje kanal per te shpetuar koken(aty ne Karbunar).Beri nje loje te piset me Neritan Ceken,i premtoi para dhe e emeroi Drejtor Qarku.Pastaj lere se si vajti ngriti nje bande kriminale perreth vetes,dhe i dha drejtim,gjoba biznesmenve dajak popullates,dhe marveshje me rrugecet(ibente Xhafa fshehur).Pasaportat prodhoheshin ne shtepine e Aida Shkodranit,dhe vente nje pasaport nje miljon leke,qe xhafa i merte ne dollar.Drogen e kapi nje polic i thjeshte rastesisht duke llustruar kepucet ne qender te Elbasanit,dhe pa mjetin qe po ngarkohej nen drit te diellit,dhe njoftoi policine.Dhe kaq ai i shkreti as nje rroge shperblim nuk mori,por i mori Koseni me kompani mbi nje miljon shperblim,polici i shkret vetem sa mbajti stresin si deshmitar neper gjyqe….. Koseni rahu oficeret per tekat e tije,sepse e konkuronin ne pune per profesionalizem e kundeshtornin.Pastaj Koseni te na flase per kryebadigardin e tije Xhaf Tamburin,i denuar me 9 vite ne Itali per shfrytezim prostitucioni,dhe ai e mbante pol ne qarkullim rrugor? Sa per dijeni qytetari per te cilin eshte shkarkuar Koseni,nuk ka qene nga Gramshi,por eshte Naim Pulaku,nje Peqinas te cilit Koseni tani nuk ja permend emrin nga frika,ai vajti ne spital,dhe ne menyre demostrative i shkuli serumin nga trupi,duke shtyre e ofenduar mjeket……Me mir leren halene ne pune e vete dhe mos e gericni se do mbaje ere.Po te kishte patur drejtesi Koseni do ishte denuar me burgim te perjetshem.
Edmond Maskarai…
Nuk ke rrahur një pacient në spitalin e Elbasanit?
Ti je cub, je si ata që ke “luftuar” vetëm se ke qene I veshur me pushtet.
Edhe që je zagar I Ilir Metës, dihet nga shumë.
Në fund të fundit, ata njerëz, të cilët bëjnë “protesta” vetëm kur I thërret partia (PD apo PS) dhe jo kur preket interesi I shoqërisë, nuk meritojnë më shumë se një Kosen.
….nuk guxonte njeri ta parakalonte?!!!Koqe gazetar me mentalitet talebanesh…
Tre universitete, pak shume pak o kokrra e injorantit. Me ato gangot qe ishin grupi i shoqerimit tend ti i beje zbor gjithe pedagogeve te universitetit, ku shkoje shpesh per te “mbrojtur” studentet.Te pakten a e di per cfare i ke mbaruar ato 3 universitete? Ne ate kohe te trubullt nje grup gangosh si i yti u perdor per te bere zap gangot e tjere te leshuar nga zinxhiret.Vrave preve te fajshem dhe te pafajshem.Kohe te trubullta nxorren ne skene njerez si ty.Sot kohet kane ndryshuar, nuk duhet te perseriten gabimet.Ti e ke vendin ne llum.
Maskaralleqet me te poshtera i ka bere nji i quajtur Mithat Havari, nji analfabet e kriminel qe kudo qe shkoi demtoi rende imazhin e policise.Poshtersite tij ne Berat shkoder Tirane e Elbasan jane te panumerta.Kete ignorant pa pa arssim ushtarak me 6 vjet shkolle e te pafte menderisht e bene brenda dites kolonel dhe e pane se c`ndodhi me kete mashrtues e vjedhes Sa poshtersira beri ndaj shtetit.Dhe u cuditem qe kete legen e moren ne polici prap.
Ka qene krahu politik i PD-s ne polici.
Jam survejuar prej trimave te tij me 3 turne,me pas me rrembeu per “verifikim” per 12 ore,ne fund dha urdher dergoheni tek furgonet.
Ne 97, nje zot e di si ka shpetuar,flitet se i kane vene zjarrin,brenda ne makine,nga disa persona qe kishte keqtrajtuar.
Ne kohen e tij ka lulezuar kontrabanda e cigareve ne doganen e Qafe Thanes !
Koseni nëndrjejtor të fabrikës të Çimentos në Elbasan.
Tani e them me bindje të plotë se Koseni ka hyrë, e është bërë pjesë e organizatës së KRIMIT ORGANIZUAR.
Disa fakte:
Supërmarrësit e fabrikës Çimentos janë shqiptarë të elitës KRIMIT ORGANIZUAR ku bën pjesë edhe Fatos Nano / Berisha / Meta. Për të mbuluar gjurmët e tyre ata më program të caktuar marrin herë pas here nënpunës/administratorë nga vënde të ndryshme të botës: Anglia/Suedia/Italia/Turqia/Egjypti/India e vēnde të tjera pa e njohur njëri tjetrin duke bërë procesin zgjedhor të tyre jo në mënyrë direkte por me anë të një grupi të tretë. Ky fenomen nuk ndoth me asnjë kompani të vogël private ne mbarë botën. Është sistem i krijuar rishtas vetëm për të mbuluar gjurmët e Financimit të KRIMIT ORGANIZUAR.
Prandaj rehabilitati i përsonit Koseni, si edhe Martha e tijë si nënpunës/administrator nxerr në pahë lëvizjen dhe infiltrimin në forcat e policisë me individë të korruptuar….
Karderr peqini te her me thhik ,,,drogen e shiti per jashtetit nuk e hodhi ne shkumbin se perndryshe si do denohet korrieri me llafen e mondit , ai ne ato kohe eshte marre me cdo gje , duke nis nga gjobat bisnesmeneve deri te prostituzioni, po ska deshmitar me dal dhe shteti e demshperblen, shtet kari.
eshte per te ardhur keq qe njerez te devotshem si KOSENI shteti i flak ne rruge une e kam jetuar vete ate kohe ne ELBASAN dhe e them me plot goje se komisar si KOSENI veshtire se gjen prandaj i lutem TAHIRIT ta ktheje sa me pare ne detyre se ai eshte adap per punen e komisarit te policise urime z.KOSENI dhe rikthim sa me te shpejte ne detyre
TEMA do tu sugjeroja qe para nje shkrimi te verifikoni ne terren,jo gjithcka qe porositet qendron.Qytetaret e Elbasanit i pergezoj per kurajon ne shkrimet e opinioneve te tyre,pasi qendrojne mjaft nga ATO negative(beni kujdes ne zgjedhjen e fjaleve se beheni vertet te besushem
Per hir te se vertetes!
Nuk quhej ai “komisar Katani” por paraardhesi i tij qe e gjeti Lushnjen te mbyllur neper shtepi mbas ores 12:00 dhe e la, kur u hoq nga miku i te lartpermendurit Neritan Ceka, me klubet hapur deri pas ores 23:00. Gjate kohes se paraardhesit te zotit Koseni u hap perseri Divjaka. Njerezit filluan te shkonin perseri ne plazh….Per kete mund te konsultoni shkrimet e gazetes “Koha Jone” dhe “Dita Informacin” te asaj kohe, dhe do te shihni se kush quhej “komisar Katani”.
Kaq sa per korrektesi.
Nga sadist ne hajdut sepse ate po kerkon qe per kpohen qe I ka ngelur te mbushi thaset me leke,N ekete moshe te gjith politikanet dhe paperjashtuar edhe gangsteret qe nuk u bene shum te pasur me krime kerkojne te vijne perseri ne pushtet per tu pasuruar,per te vjedhur me anen e detyres se pushtetit ,edhe ky ate qellim ka por mos beni gabim te vendosni nje krimnel perseri ne polici se ky do te bej kerdine me korrupsion.I ka ven detyre vehtes te pasurohet si Ilir Meta (Vjedhje,korrupsion,mashtrime etj)