Njё Europё e lёnduar duhet tё tregojё veten

19 Nëntor 2016, 14:01Bota TEMA

Nga Christoph Strack

Këto ishin ditë tranzicioni. Barack Obama ishte për herë të fundit si president i SHBA-së në Europë. Me të u takuan në zyrën e kancelarit në Berlin kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve kryesore europiano-perëndimore. Secili prej tyre i lënduar apo i sfiduar në llojin e vet.

Kryeministri i Spanjës, Rajoy drejton një qeveri, e cila nuk ka më mazhorancën e vet në parlament dhe tolerohet. Kryeministri i Italisë Renzi ndodhet para një referendumi, që në rastin më të keq mund ta detyrojë atë të japë dorëheqjen. Theresa May deri në fund të marsit duhet të paraqesë formalisht Brexit-in, presidenti i Francës  Hollande – mëse e diskutueshme nëse do të rizgjidhet në pranverë ose jo. Tani në fund të mandatit të tij, ai nuk mund të influencojë më asgjë. Po mikpritësja Merkel? Ajo është duke u përgatitur, në mënyrë që partia e saj të qeverisë edhe pas zgjedhjeve parlamentare 2017. Miku nga kontinenti tjetër, Barack Obama, largohet për të nisur jetën pas politikës.

E ardhmja e bashkësisë transatlantike

Kush u shpreh nga pala europiane në zyrën e kancelares, Rajoy dhe May, përmendi në bisedimet bilaterale me kancelaren Merkel ҁështjet e zakonshme: zhvillimi ekonomik në Spanjë, ҁështjen e migracionit në Europë, temën e refugjatëve. Por mbi të gjitha qendronte deklarata përfundimtare, e publikuar pak minuta pas largimit të Obamës, Shtëpia e Bardhë përmendi në radhë të parë: “Sfidat e përbashkëta për bashkësinë transatlantike”. Sfidat – fjala kyҁ e këtyre ditëve. Ishte edhe presidenti në largim i SHBA-së, që ditë më parë me zë të lartë ngazëllehej për BE-në dhe standardin e jetesës në Europë. Mbetet inkurajimi për ata, që kanë frikë të fishkëllejnë në pyll. E po ashtu mbetet sinjali mes lamtumirës dhe një fillimi të ri, mes së kaluarës dhe së ardhmes, melankolia dhe shumë pyetje të hapura në sfondin e ndryshimit të qeverisjes në Uashington.

Europa. Fakti që asnjëri nga përfaqësuesit kryesorë të BE-së – qoftë nga parlamenti, komisioni apo këshilli – nuk merrte pjesë flet shumë. Martin Schulz, presidenti i Parlamentit Europian, ishte rastësisht në Berlin në kuadër të koferencës ekonomike të një gazete ditore. Por ai nuk luajti asnjë rol. Kjo e premte tregon në radhë të parë, se ҁfarë domethënieje ka Berlini dhe politika gjermane në BE. Tani Gjermania duhet të ofrojë rol drejtues në një vit plot zhvillime interesante, pa pasur pretendimin të drejtojë. Edhe kjo po duket qartë këto ditë nëntori.

Ҫështjet thelbësore të zgjidhen bashkarisht

Go West. Avioni i Obamës, Air Force One, u largua drejt Perëndimit nga aeroporti Berlin-Tegel. Këtë të premte në tryezë në kancelari biseduan pesë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Europa Perëndimore me presidentin në largim të demokracisë më të rëndësishme perëndimore, SHBA-së.  E megjithatë – qoftë skandali NSA-së apo grindja për TTIP – ҁfarëdo që kanë sjellë vitet e kaluara: ҁështja e marrëdhënieve transatlantike do të mbetet fondamentalisht e rëndësishme. Edhe sepse në tryezë janë ende temat e vjetra, që askush nuk mund t’i zgjidhë vetëm: lufta kundër terrorit islamist, gjendja e tmerrshme në Siri, tensionet e vazhdueshme në Ukrainë, e po ashtu Rusia dhe Putini.

Berlin, ky nuk ishte një samit në kuptimin e mirëfilltë. Por këto ishin ditë tranzicioni. E ato pasohen nga sfida të mëdha. Muajt deri në zgjedhjet parlamentare në Gjermani nuk do të vendosin vetëm për rrugën e vendeve të veҁanta. Jo, Europa ndodhet para një viti vendimtar. Politikanët europianë duhet të luftojnë më me vendosmëri për një rrugë të përbashkët. Sepse Europa është në rrezik madje edhe më shumë: tradita e vlerave perëndimore rrezikohet. Pikërisht për këtë bëhet fjalë pas këtij takimi në Berlin.

1 komente në “Njё Europё e lёnduar duhet tё tregojё veten”

  1. Alban Dardani says:

    —” O I MADHI SKENDERBEE !!!.. Bota eshte si nje rreth. ….Ishte perandorija e madhe e ROMAKEVE, … dhe humbi. SOT E OTOMANEVE … NESER S’DIHET…” —. ME sa kujtoj …, keshtu i thosh ”fallxhori” Skenderbeut” per tu rikthyer ne Atdhe, ne filmin me te njejtin emer.
    ….. Bota dridhet e perdridhet . Vjen nje dite , …. dhe lemshi mblidhet.— Keshtu sikur thoshin…..edhe vargjet e ALI ASLLANIT.
    —- ” NUK KA PAQE, NEN ULLI ” , keshtu sikur emertohej edhe nje film ITALJAN 60 vite me pare.
    — O njerez te mir. Historikisht, bota eshte rrenuar dhe eshe zhvilluar deri ne standartet e sotme vetem nepermjet luftrave.
    Flijeni mendjen. PER DERI SA GARA E ARMATIMIT VAZHDON, Luftrat do te jene te pa shmangshme, bashkeudhetare te shoqeris njerezore.
    — Lobet e armatimit vazhdimish do para pergatisin e nxisin vatra zjarri konflikte rajonale te shkalles gjer. Ballkani, [ faktori shqiptar].. do vazhdoi te mbetet nje rajon i”fjetur” , i gatshem per konflikte, per tensionimin dhe destabilizimin e Evropes, ne interes te qarqeve luftenxitese dhe atyre shoviniste.
    — E vetmja shprese e besushme nga mund te vari shpresat Shqiptaret jane SH. B. A . sot per sot eshte mbreteresha e globit , pse jo edhe e hapsires.
    — Shqiperija eshte shpartalluar nen nivelin e viteve te para pushtimit fashist. Ne se athere mungonte vetem organizimi dhe armatosja e popullit , por fryma e shpirti luftarak ishin ne shkallen me te larte. Sot shqiptareve u mungojne te dyja.
    — Dikur ,[ Mars-1991 ], RAMIZ ALIS dh M. Mbrojties i shkruaja -;– ” …Ushtrija po shkon drejt shpartallimit ne heshtje….. Tendenca pacfiste drejt Evropes paqsore, nuk duhet t;na beje te harrojme Ballkanin me nje histori relativisht gjithnje te trazuar.
    Ne se Evropa do te arrije ti shkrije te gjitha pushket . Pushka e fundit le te shkrihet ne Shqiperi..” …..
    —- Ndodhi e kunderta. Vetem Shqiprija shkoi drejt niveli te zeros. Fqinjet, kane ruajtur jo vetem fuqine mbrojtese , por edhe ate goditese.
    — Lufta e Natos me Serbine dha shenjat epara te destabilitetit te NATOs, te rrjedhjes se informacionit, te para lajmerimit te forcave dhe mjeteve para se objektet serbe te goditeshi, U goditen e shkaterruan, godinat por jo forcat e gjalla [shtabet drejtuese te luftes ] …etj e tjer……
    — Para dy vjetesh eshte folur ne shtyp per marveshje dhe te nje plani madheshtor te Trampit [presidentit te ardhshem te USA] me Serbine per rregullimin e Beogradit, ne vecanti te institucioneve te goditura nga NATO per clirimin e KOSOVES. Del se ne kuader te ketyre mrveshjeve ka qen aktivizar dhe Xhuliani, mbeshtetesi i flaket i Trampit dhe pretendenti per tu shperblyer prej tij me poste kryesore, …………….etj ……etj
    —- Koha flet per vemendje. ISH USHTAAKET SHQIPTAR, si pjesa me vitale e atdhetaris, me gjith se te perbuzur, braktisur e shperfillur , duhet te riaktivizohen te japin ndihmesen e kontributin e tyre vullnetar. Ngritjen e organizimin e Shoqatave te dikurshme SHnumit per pergatitjen vulnetare te popullates per qitje , dhe elemente te tjere mbrojtes nga ADM/. Me sa di nje shembull disi te tille e ka dhe ZVICRRA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje