Agron Tufa: Gazidede, nëpunësi i përgjegjshëm dhe shkencëtari i pasionuar, që e urryen kot pasi nuk e njohën

21 Nëntor 2016, 09:58Dossier TEMA

Bashkim Gazidede mbahet mend si një nga njerëzit që e ktheu SHIK-un në një nga institucionet më të dhunshme në vend.

Ai akuzohet se e përdori atë për rrëmbime, vrasje dhe rrahje të kundërshtarëve të Sali Berishës.

Por, shkrimtari Agron Tufa shkruante pas vdekjes së tij, se mediat e majta kanë manipuluar figurën e tij.

Ja çfarë shkruan Tufa në 2008-n, për figurën e Gazidedes:

Nga Agron Tufa

Tani që qytetari i mirë, pedagogu i shquar, shkencëtari i apasionuar dhe nëpunësi i lartë shtetëror, i përgjegjshëm e kurrënjëherë i kompromentuar – Bashkim Gazidede, e la para kohe këtë botë – tani, gjithçka që ai la, reduktohet nga njëra anë, në dhimbjen e pakufijtë të familjes, miqve e kolegëve që e patën njohur dhe, nga ana tjetër – në urrejtjen e atyre që nuk e njohën, bazuar tek perceptimi banal i imazhit të tij, i përgatitur gjatë e manipulueshëm nga media e majtë në shërbim të komunistëve dhe pasuesve të tyre të spektrit majtist.

Ajo çka kishte më të shtrenjtë qytetari, bashkëshorti e prindi, shkencëtari e nëpunësi Bashkim Gazidede, pak ose aspak nuk çon peshë në perceptimin e përmbysur të figurës së tij; kjo ka të bëjë me një të metë të madhe të mentalitetit popullor tek ne, me gatishmërinë për t’u manipuluar nga çdo megafon propagande politike, në veçanti, me inxhinierinë e manipulimit të imazhit që prodhon ferri ynë mediatik.

Personalisht e kam njohur fare pak të ndjerin, ani pse disa takime e biseda mbresëlënëse me të i ruaj të freskëta, në kohën kur ai luftonte burrërisht me sëmundjen e pashërueshme, pa llogaritur një kohë të largët në memorie kur Bashkim Gazidede na jepte lëndën e fizikës në shkollën tetëvjeçare.

Por duhet të ndalem pak në fenomenin e urrejtjes së verbër ndaj Bashkim Gazidedes, të afishuar shumë shpesh në median tonë, e cila, siç dihet, është lehtësisht e identifikueshme me pronarët dhe interesat e ndërsjella të politikës së majtë.

Përse urrehet Gazidede, madje edhe në këto ditë pas vdekjes së tij, duke i ngarkuar të gjitha mëkatet që mund të pjellë një tru psikopatologjik?

Pavarësisht rasteve publike (interpelanca e tij në Parlament apo intervistat në shtyp dhe ekran), Gazidede u është përgjigjur si pyetjeve të drejtpërdrejta, ashtu edhe pyetjeve të akumuluara gjatë periudhës së tij në mërgim, pa lënë çështje të pasqaruar; megjithatë Gazidedes iu instalua një imazh publik aspak adekuat dhe aspak i drejtë e i vërtetë për të. Dhe kjo është e kuptueshme për një shef të Shërbimit Informativ Kombëtar, fill pas rënies së diktaturës staliniste më gjakatare të botës. Duhet saktësuar se kurajës, mendjekthjelltësisë dhe këmbënguljes së Gazidedes për t’u përballur me format e gjithanshme underground të mbeturinave të komunizmit, po aq sa dhe trashëgimtarëve të tyre, i duhej kundërvënë një armë efikase për mentalitetin popullor postkomunist: shpifjen dhe demonizimin, atentatin e imazhit publik në publik, të kombinuar me fantazinë e përsosur të horrorit të lirë. Përkushtimit dhe virtyteve qytetare të tij nuk ia kishte takatin as qeveria e parë demokratike, pasi shpesh ajo nuk qe në gjendje të zbatonte ligjin ndaj zbulimeve sensacionale që evidentonte SHIK-u i Bashkim Gazidedes. Grupet e shërbimeve të huaja, priftërinjtë që zhvillonin aktivitet antishqiptar, të kapur me hartat e Vorio Epirit, veprimtaria dhe implikimet e ish-policëve, oficerëve apo sigurimsave të PPSH-së, të kapur në flagrancë dhe të implikuar në shërbimet e fqinjëve; edhe pse me prova e fakte të bollshme, shteti shqiptar dhe drejtësia shqiptare asnjëherë nuk qenë në gjendje t’u tregonin vendin. Gazideden e kanë akuzuar (e prapë e akuzojnë) me një logjikë dhe gjuhë çnjerëzore për gjoja “enigmat dhe misteret” që mori me vete, duke e stërfryrë listën me gjëra që nuk mund t’i kërkohen një shërbimi informativ, që nga kontrabanda e naftës, fajdet, rebelimi komunist i nëntëdhjetë e shtatës e deri tek zhdukja e një qytetari shqiptaro-maqedonas, duke e ushqyer urrejtjen e komunistëve të vjetër e të rinj me skema banale detektive. Pra, Gazidede fajësohet për gjithçka që u ka ecur ters komunistëve tanë, që nga përmbysja e tyre në vitin 1990. Këtë urrejtje mundohen ta ushqejnë me sajime ekzotike të një niveli paraadoleshent, deri edhe me njëfarë takimi me Arkanin, të cilin, sipas tyre, Gazidede kurrë s’e ka pranuar, por as e ka mohuar dot(!!!). Por sigurisht, komunistëve u dhemb më shumë Gazidedja i vitit më të zi në Shqipëri, kur flakët dhe shkatërrimi i revolucionit terroristo-bolshevik përpinë anembanë atdheun. Sigurisht, e dimë se vetëdija e komunistëve dhe e trashëgimtarëve të tyre është e qetë kur ndihet rehat me gjithë krimet e përbindshme, me shfarosjen dhe shkretimin katastrofik të të gjithë kombit shqiptar nga Enver Hoxha, me Sigurimin e Shtetit dhe makinerinë e dhunës së PPSH-së, por nuk mund të gjejnë qetësi në jetë të jetëve nga vepra e një njeriu të vendosur antikomunist si Bashkim Gazidede.

Shoqëria shqiptare që mëton ngathët, si në torturë, të ndërtojë një sistem vlerash demokratike, duke u përballur me ish-spiunët e saj dhe xhelatët e djeshëm, sapo ka humbur një ndër ikonat më të moralshme të saj, qytetarin dhe intelektualin e vendosur antikomunist, njeriun e pakorruptueshëm e të papërkulshëm nga asnjë tundim, nga asnjë presion apo shantazh, përpjekjet e të cilit mundi t’i ndërpresë vetëm vdekja. Në një askezë e vetmi të plotë, ai mundi t’i mbijetonte ekzilit dhjetëvjeçar në kushtet e një varfërie ekstreme, në një apartament të ngushtë në Ankara, i detyruar dhe i mbikëqyrur të mos e braktiste lagjen ku ishte strehuar. Gazidede dëshmoi edhe në këto kushte izolimi, vetmie, braktisjeje dhe varfërie karakterin dhe edukimin e rrallë të një shkencëtari stoik, duke i sfiduar vitet e gjata të syrgjynit politik me 9 vëllime teorike e ushtrime matematikore, me nga mbi tetëqind faqe secilin! Me të tillë shembuj papërkulshmërie e kanë njohur edhe më parë kolegët, nxënësit dhe studentët e tij në vitet e diktaturës, të tillë shembull e kanë njohur njerëzit që kanë punuar me të kur ai mori përsipër barrën e rëndë të ndërtimit të një shërbimi informativ kombëtar mbi rrënojat toksike të Sigurimit të Shtetit. Përmbi të gjitha flet puna e tij kolosale në të gjitha sferat e aktivitetit të tij: ai ishte një njeri i vuajtur, por i pastër, një besimtar i kulluar që ofronte shembullin e tij larg tjerrjeve të bezdisshme për besimin e vet, që njihte e respektonte Zotin dhe të vërtetën e jo kokëçarjet e punëve të rëndomta njerëzore. Ai qe dhe dëshmoi si njeri i punës, veprës dhe sakrificës, sepse vetëm ato do të na ngelin në këtë botë ku gjithkushi është shtegtar i përkohshëm.

I pajisur me një higjienë të rrallë mendore, etike e shpirtërore, ai gjithmonë u qëndroi larg lloqeve të kota, llomotitjeve që shprazen me tonelata kafeneve. Por kryesorja, shembulli i tij, na mëson se jo gjithçka në këtë botën tonë është shpërblyese, se jo gjithmonë sakrifikimi, përkushtimi dhe dashuria ndaj atdheut të shpërblehen me të njëjtën monedhë. Dhe jo se përvoja e tij është një rast dëshpërak. Jo! Përkundrazi, në urrejtjen e verbër, dashakeqësinë dhe gojëtarinë e shthurur kundër tij prehet një mësim i madh, i cili na bën me dije se rruga e pastrimit, e shpëlarjes së truve dhe e dashurisë pragmatike për vendin tënd, nuk është kurrë punë e kryer; ajo është detyrë e vështirë që parashikon edhe keqkuptimet, edhe mosdashjen për t’u kuptuar, edhe atentatin e imazhit, edhe mosmirënjohjen. Rëndësi ka shembulli dhe hapja e rrugës, pasi atë do ta shpien më larg mëtonjësit e tjerë. Ja pse e bëjnë më të shtrenjtë figurën e tij sot sharjet me gjuhën e halabakëve dhe zabërhaneve. Sepse sado baltë t’i hedhin Gazidedes, ai aq më fort do shkëlqejë pikërisht mes baltës së halabakëve mediatikë e politikë!

Në mbyllje, po sjell një episod që një nga miqtë e ngushtë matematicienë të Bashkim Gazidedes ma rrëfeu në vigjilje të vdekjes së tij:

“… Asokohe unë merresha me një tregti të vogël. Ishte prag Viti i Ri 1995. Po rrufisnim kafenë një mbrëmjeje të vonë dhe Bashkimi, si gjithmonë, i mbështjellë në retë e trasha të tymit të cigares, më thotë paksa i hutuar:

– Turp të them, miku im, por erdhi edhe ky Vit i Ri dhe unë nuk arrita, të paktën të kisha blerë një televizor me ngjyra për fëmijët!

Unë, duke u munduar t’i zgjedh sa më mirë fjalët, i propozova Bashkimit një TV me ngjyra, si dhuratë, përderisa miqësia jonë ishte shumë e hershme dhe e ngushtë.

– Në asnjë mënyrë!, – ishte përgjigja e tij.

– Po unë i kam stok në magazinë! As dhuratë nuk e pranon prej meje?

– Mbaje, le të rrijë aty. Faleminderit prej teje, por të lutem, mos këmbëngul më”.

Gazeta “Start”, 2008

47 komente në “Agron Tufa: Gazidede, nëpunësi i përgjegjshëm dhe shkencëtari i pasionuar, që e urryen kot pasi nuk e njohën”

  1. Karagjozet e PD says:

    Dhe ti kujton se ne jemi maloke si puna jote mor Tufa qe te lexojme kete djarene tende ku mbron nje malok,qe nen hyqmin Kryekriminelit,Kryehajdutit dhe Kryetradhetarit me te madh te kombit shqiptar SB, e ktheu SHIK-un ne nje organ represiv,ndeshkues dhe ekzekutues te nje populli te tere?
    Ne nje monster qe kaloi dhe sigurimin famekeq te Hoxhes?
    Mbylle qenefin mor delirant dhe boll i shtove ndotjes qe ben me ate palo letersine tende edhe ndotjen e avokatit te djallit.

    1. €piriiiiii says:

      E Cuan vendin ne Prag Lufte Tufrat Gazimutrat e Bershet dhe tani e mbajne veten edhe per Shkencetar Intelektual Patriot etjetj. Te Pjerdhesha mu ne mendje o Shqiperi per te till Shkencetar

      1. Adriatik says:

        Gazidede ishte prototipi i turkoshqiptarit. Themelues i shoqates se intelektualeve muslimane….imagjino ca islamiku. I solli te gjithe salafistet dhe wahabistet ne turkoshqiperia dhe sot kemi ndeshje futbolli dhe evenimente katolikesh qe behet objektiv sulmesh nga turkoshqiptare. Ky ishte gazi dedja gazi botes.

    2. Mbreti says:

      Doli edhe ni KRYESERB TJETER KRAHAS SALI VICIDOLIT, LULZIM BASHOVICIT, GAZIDEDE UA KALONTE TE DYVE PER SERBIZIM TE SHQIPERIS!!!

    3. Robi says:

      Tufa bajge komuniste qe shan shoket e tij per te mbrojtur nje kriminel gjakpires e, komunist si vete Tufa dhe si gjithe tufat qe kane qeverisur nga viti 1990 e deri me sot. TUFAAAAAAAAAAA, i vetmi i humbur ne kete histori 26 vjeçare eshte populli i thjeshte, ndersa ju jeni aty fale testamentit te Ramizit, bere me gusht te 1990 ku thote qe kalimi ne kapitalizem ka nja problem te vogel, do linde klasa borgjeze qe per momentin nuk ekziston, problem i thjeshte thote Ramizi, sepse klasa borgjeze do jemi NE KOMUNISTET, pra per GAZIDEDE_KARIN, TUFE_BAJGEN, SALI_MUTIN, FATOS_PLEREN, ILIR_FLORINE, EDVIN_XHIRAFEN e gjithe plerat komuniste qe kane shkaterruar Shqiperine ne keto 26 vjet, populli e di fare mire se çfare do flase e ndjeje.

    4. Iliri says:

      gazidede nje gomar’antikomunist’ Te dhiefsha ‘shenctarin’ o gomare tufa !!!! Kriminele te regjur qe Tufa duhet te pergjigjet per krimet e shkenckarit tij !!!!

  2. Shabani sharron me sharre says:

    Si Gazidede si Tufa me gjithe tufezimet tjera jane islamike te betuar. Plehrat qe rrenuan vendin.

  3. ATA votuan mosndeshkimin e tyne says:

    ti ngrihet lapidar si krimineli azem hajdari…popull lamash e karagjoz si thote shoku me siper

  4. Shqiptari says:

    Agron Tufa nje spiun muri…

  5. dumrea says:

    Njehere thua nuk e njihja mire personalisht te ndjerin,pastaj dhuraten doje tja beje ne emer te miqesise shume te hershme dhe te ngushte qe kishim.

  6. oldman says:

    Nuk dua te replikoj pershtypjet e Agron Tufes per Bashkim Gazideden si njeri, mesues, apo shkencetar. Nuk e kam njohur personalisht dhe po i marr si te verteta ato qe shkruan Tufa. Problemi qendron se cfare beri Gazidede si Kryetar e SHIK-ut? Nuk ishte tjeter vecse nje vegel qorre e Sali Berishes dhe rezultatet e punes se tij ishin negative dhe me pasoja te renda per popullin shqiptar. Konkluzioni eshte se ai nuk ishte per ate pune. Per analogji dhe mirekuptim me Tufen: Kur diskutohet per Bethovenin njeri, analizat jane negative, ndersa si artist ai eshte nje gjeni.

  7. trojani says:

    C” te thuash !! Mjerim total.
    Vetem nje salinist mund te quaj 97 – en “rebelimin komunist” dhe te perligj dhunen ne emer te pushtetit.
    Jane fakte dhe ngjarje te jetuara, o tufe….

  8. Beni says:

    Vini re me kujdes: ne paragrafin 3 Tufa shkruan ” personalisht e kam njohur fare pak të ndjerin…..” dhe ne te katertin nga fundi thote se “Miqesia jone ishte e hershme dhe e ngushte dhe donte ti falte nje tv me ngjyra…”
    Besoni kete fucker if you can

    1. topi says:

      Tufa ; je nje tufe leshi ti dhe nje pis servil Gazidede .me vjen keq ce vdiq shume vone

  9. GJ.M says:

    More mbush ky psikopat apo jo.Ky ja kaloka cdo lloj krimineli derisa livdon Gazidede.Gazileshe akuzohet per ate qe ka bere jo ato qe nuk ka bere.Gazileshe ishte ai qe nxorri USA armik me shume se “shoku Enver”.Gazileshe ishte inisiator i luftes civile,por qe fatmiresisht nuk e hengri populli i Veriut.Lene ne ate bote ne dore te dreqit se besoj me ata eshte bashkuar.

  10. alphade says:

    Ke mbron mbron ky A. Tufa ?? Nje mut – muti eshte pak
    per kete fundamentalist islamik . Sot edhe ata qe i sherbeu
    ky Gazidede nuk guxojne t’ ja permendin emrin e tij te neve-
    ritshem ,ndersa ka fashiste nder ne qe perpiqen ta reabilitojne .
    Cpo ndodh ne Shqiperi ? Heroizohen tradhetaret ,vrasesit,hajnat
    dhe groposen ,percudnohen patriotet , luftetaret e lirise pavaresise.
    Krahas rruges B. CURRIT ne Tirane ,i vihet emri A.Zogut nje rruge ngji-
    tur me ate te B.Currrit ! Heroi dhe vrasesi i heroit .!!!
    O tempora,o mores ! Quo Vadis ??

  11. xheJ eN Bi says:

    Agron Tufa …

    Edhe mos ta lexosh komentin tim te thjeshte une do ta bej.

    Ti kerkon te na mbushesh mendjen duke na thene se nje putane eshte e ndershme
    dhe me moral te larte.
    Sa me shume te na thuash se Gazidedja qe nje shtetar i larte i pergjegjshem e
    kurrenjehere i kompromentuar,aq me shume na mbush mendjen per te kunderten .

    Agron ,ne vend qe ta “ngresh” larte,ne te kundrten i ke ber nje dem te madh
    se po te lexosh komentet qe do vijojne do shohesh se kush ishte Bashkin Gazidede.
    E di qe po ti lexoshe do justifikohesh ne ndergjegjen tende se keta jane ne sherbim
    te komunisteve dhe pasuesve te tyre te spektrit majtist.

    Kur thua se Gazidedja qe antikomunist me vjen per te qeshur , se antikomunist eshte
    ai qe perfaqeson demokracine dhe jo ai ndjek hap pas hapi ne rrugen qe shkelen
    komunistet.
    SHIK-u qe ngriti Gazidede ishte me i eger se Sigurimi i Shtetit.
    Bemat e Gazidedes po te kesh pak durim do te ti numerojne te gjith ata qe i kane hequr
    mbi kurrizin e tyre.
    Po te duash ti numeroje dhe une shume nga ato bemat e te dashurit tend Gazidede,
    qe i dine te gjithe shqiptaret ,po vetem ti nuk i di.

    Gazidede dhe Berisha ngjanin si dy pika boje tushi te zi ,sa krime ka bere Berisha
    po kaq ka dhe Gazidede ne shpatullat e tij.
    Agron , Shqiperia nuk shkon dot ne burim per te pire uje se i ka zene rrugen nje kuçeder qe quhet
    SALI RAM BERISHA.
    Nje nga pikat e tushit e thau dhe e fshiu Perendia me doren e saj,
    tani presim qe te ngordhe dhe Sali Berisha qe Shqiperia te marre fryme lirisht.

  12. noka says:

    Nga gjithe shkrimi qe thote te verteta te pa mohueshme e nuk ja mban asnjerit nga trushpelaret enveriste te polemizojne me te, nja dy prej tyre e paskan kapur “mat” Agronin se njehere ka shkruar se nuk e ka njohur per se afermi e mandej thote se paskej pasur miqesi me te. Miqesine keta e kuptojne qe te flesh ne nje krevat me mikun, sic bente Edi Rama. Po te kishte pasur Shqiperia pas permbysjes se diktatures kriminale staliniste edhe nja pese Bashkim Gazidede te tjere, edhe per nja njeqind vjet nuk do te degjoheshte tek shqiptaret qofte edhe fjala “socializem”. Po kush nga ju qe urreni kaq shume profesorin e shquar te matematikes ne rang shkencetari, do te mergonte ne ndonje vend me sistem socialist ?
    “Vegel qorre e Berishes” Jo more ….!!!!!Mos duhet te ishte vegel qore e Nexhmie Hoxhes e kelysheve te saj qe t’ju pelqente ju ?
    Gazidedja e shkrimtari i talentuar Tufa, vijne nga shtresat e persekutuara te diktatures enveriste, e eshte krejtesisht normale qe ata te denojne kriminelet komuniste, jo si vegla qorre te imperializmit e revizionizmit sic ju a ka stamposur ne tru propoganda enveriste, por si kriminele sadiste qe vec ajkes intelektuale nacionaliste shqiptare, vrane edhe edhe njeri tjetrin.

    1. L leshi says:

      O bastard noka gazidede ka qene nje nga kriminelet me te medhenje qe ka pasur ky vend pyeti ata qe kane kaluar ne doren e tije dhe mos harro te thuash qe ka qene bashkepuntore i agjensise sekrete tee Iranit.PD me saliun dhe gazideden kane krijuar ne Shqiperi organizaten me te rrezikeshme terroriste qe quhej SHIK saqe dhe ISIS sot do e kishte zili ,vetem kriminelet mund te lavderojne nje njeri te tille.

    2. Robi says:

      EDKARI sot na qeka bo NOKA. Pthu far e poshter, kelysh e serbit SALI QENI.

  13. sofia says:

    Pupupupu, çfare mban kjo toke e me duket se i dhane dhe nje dekorate ketij kanibalit Agron Tufa para ca ditesh. Po o Agron bashke me tufen tende qe Ahmet Zogollin, nuk e aritem se s’kishim lindur, Esatin po ashtu, kohe qe ballistet e tu te dekoruar nga presidenti yt, kishi luftuar per demokraci (qesharake, ata nuk dinin shkrim e kendim e jo te merrnin vesh se ç’ishte demokracia), po edhe Bashkim Gazideden do te na e besh hero? Po, hero ishte, heroi i krimit me monstruoz qe ka bere ndonje shqiptar kunder popullit te tij ne keto vite. Pupupu, çfare ndodh! Po çfare idiotesh jane keta moj perendi qe s’ekziston se po te egzistoje do ti vrisje me doren tende keta bastarde. Agron Tufa ngre larte flamurin e nje krimineli qe na ka gjakosur, na ka vrare, na ka helmuar shpirtin. Ne po qajme prane varreve qe na krijoi Bashkim Gazidede, kemi 19 vjet, ky e ben hero! Ky do vrare para kohe se me keta kanibale nuk mund te ecet me tutje.

  14. kali says:

    Agroni e paska ngene Lugen e Corbes .

  15. ....... says:

    Po filluam ta shajme sa me shume ate burre te keq gazileshin, do na nxihet baba jari dhe do te na e dekroje dhe ate. Or kone ( noke) si ka mundesi qe e lavderon kete moster, kete profesor te talentuar qe mbaroi 5/vjecarin per matematike me porosi te Nexhmijes, dhe u be me pas spiun famekeq dhe i poshter, njesoj si benjamini i tij doktor qenefi, plaku i ndyre mere dhe fosilja nga vicidoli, spiuni i udb. Po te ishte burre i mire nuk zhdukte dosjen e plehut berishe.

  16. xheJ eN Bi says:

    noka … o Flamur,
    dalta qe te ka skalitur ty ka qene çapraz ,prandaj dhe dole i tille.
    Gazidedie mund te ket qene pedagog , matematicen , shkencetar i perkryer,
    po ne nuk flasim per ato,po ne flasim per krimet qe ka bere ai bashke me
    Sali Berishen kunder populit shqiptar .
    I ka ven vulen Pellumb Kulla kur tha per Berishen se do e kishte zili edhe Enveri
    se eshte diktator ne demokraci , se diktator ne diktature behen te gjithe .
    Kurse Bashkim Gazideden do ta kishte zili dhe Kadri Hazbiu e Feçor Shehu.

  17. Liqeni says:

    Noka nga cila vegël e persekutuar vjen Gazidede ? Ai ishte pedagog në Fakultetin e shkencave të natyrës në kohën e komunizmit. Njerezit e persekutuar , kishin frikë të kalonin në trotuarin përbri fakultetit e jo të jepnin mësim atje! Ose në qofte se me të vertete Gazidede ishte nga klasa e të perndjekurve , atëhere ma shton dyshimin se ky ka qënë nje bashkëpunëtor shumë i besuar i sigurimit! Bashkim Gazidede si shef famëkeq i SHIK ut ishte figura më e shquar e dhunës brutale në shkelje të plotë të ligjit . Ai u emërua nga sadisti tjeter Sali Berisha si komandant i operacionit shfarosës në jug të vendit. Me veprimet e tij makabre vendi për pak sa nuk u shperbë duke u zhdukur si shtet. Gazidede ishte perfaqesues i devotshëm i xhihadit islamik si taleban i përbetuar i politikës antipopullore dhe antidemokratike në vend. larg qoftë emëri i tij kriminal ! Mos u ktheftë kurrë dita e tij!

  18. tomorri says:

    Ky vetem shkrimtar ne te vertete nuk eshte,por ndjej keqardhje per kete shkrim ku kerkohet me çdo kusht te respektohet nje njeri qe populli e urren dhe jo personi.
    Po te ishte keshtu ai Gazidedja jot mundesia ju dha ,ju dha edhe fusha dhe mejdani perse nuk e tha fjalen e tije te vertete dhe ta shoqeronte me nje dorheqe por pranoi te behesh edhe komandat i operacionit luftarak te jugut kunder popullit shqiptar,dhe kur i rane breket per ate qe beri dhe pranoi iku me bishtin ne shale ashtu siç e meritonte.Per mua Gazidedja mbetet nje borxheli i madh ndaj ketij populli qe juve si mjeran e kamufloni vetem me fjalen komuniste.Turp tu vije more palo shkrimtar Tufa.

  19. blendi ...ziu says:

    Megjihese “TUFA” po rrallohet, TUFA mbetet gjithnje… ne “TUFE” !!!

  20. shqipe says:

    PER TUFEN ETUFZIMIT,TE SALEHIT…

    Nje rrospi,brodhi nga brodhi
    Dhe u fut ne portent time!
    Aty,dobicin e hodhi
    Dhe iku si dheper skile.

    Te nesermen,shend e vere
    Thosh: ” Moj xhane,jane ca gra
    T’a lene dobicin ne dere
    S’ua ben dot per marshalla!

    Madje, ka edhe me keq
    Ta hedhin ndersy,te kemba!
    Te thone merre syfet dreq
    Apo, ben sikur s’je nena?!

    Ja keshtu dhe PD. zonja
    Vrau,preu,vodhi dogji…
    Pastaj tha: – E be lehona
    Rilindja,qe sapo leu! –

    Gazi Dedja,qenkej engjelli?!
    Na thote Tufa,peshtymosje!
    Ku servil i llapaqenit…
    Servil,gjer ne peshtirosje.

  21. Tralala says:

    Mblidhni mendjen o njerez! Nuk ja vlen te komentosh nje shkrim te para 8 vjetesh dhe as nje njeri qe ka ik ne boten tjeter? Jeni bere si ata qent qe sa shohin kocka versulen.

  22. uskania says:

    Bashkim Gazidede ishte njeri i LARTË. Se sa abuzoi Sali Berisha me ndershmërinë dhe përkushtimin fanatik të tij, kjo është tjetër gjë. Edhe Jezusin populli e dënoi me vdekje, por, në anën tjetër, Ponc Pilati fërkonte duart.

  23. Al says:

    tufe e provove po nuk te doli gje.
    Ca e di Shqiperine ti mer palle? Kontinent qe media te kete aq shume fuqi sa ta mbuloje diellin me shoshe ose anasjelltas? Nje bythe vend jemi dhe njerezit i kane te jetuara ne kurriz mos u mundo te na varesh kembore.

  24. drini says:

    kushdo qe jeton afer ketyre shtazeve me fytyre humane do perjetojne shtazarite e tyre.ky shtaza thote vse ashte poetS!!!!!
    kush do i prese ket rrace shtaze!!!!

  25. Sokol.Mi says:

    Po pse e ngacmove mutin o “shkrimtar”apo ishe brenda e dole prej tije..

  26. stili says:

    O budalla,,,!
    Cfar te lidh ty me Gazin e dedes,,,!
    Kush eshte pergjegjesi qe Shqiperia u mbush me muxhahidine,klerike ekstremiste arabo turq,,,?
    A i din ti pasojat e ketij akti,,,?
    Po futjen e Shqiperise ne konferencen islamike,kush ja mbushi mendjen Salehut,,,?
    A e di ti we ky plehra yt i mire ishtd njd fondamentalist fetar per vehte,,,?
    Pa le me pastsj 1996 e 1997,qe mori pushtetin shiku,mbi ushtrine e mbi policine,ustaj berishian i pucit shteteror,qe derguan aeroplanet te bombardonin ne juge.,,?
    Ik or manjak gazetar i paafte ,nje kungull je,se te maresh ne mbrojtje nje kriminel,cfar i bje te jesh,,,?

  27. stili says:

    O budalla,,,!
    Cfar te lidh ty me Gazin e dedes,,,!
    Kush eshte pergjegjesi qe Shqiperia u mbush me muxhahidine,klerike ekstremiste arabo turq,,,?
    A i din ti pasojat e ketij akti,,,?
    Po futjen e Shqiperise ne konferencen islamike,kush ja mbushi mendjen Salehut,,,?
    A e di ti qe ky plehra yt i mire ishte nje fondamentalist fetar per vehte,,,?
    Pa le me pastaj 1996 e 1997,qe mori pushtetin shiku,mbi ushtrine e mbi policine,ustaj berishian i pucit shteteror,qe derguan aeroplanet te bombardonin ne juge.,,?
    Ik or manjak gazetar i paafte ,nje kungull je,se te maresh ne mbrojtje nje kriminel,cfar i bje te jesh,,,?

  28. Lal Prenga says:

    Tufa!
    Kopeja!
    E thua vete qe se ke njohur shume pervec ca bisedave dhe shpjegimin e fizikes ne 8 vjecare!
    Kjo nuk te pengon te shkruash me siguri dhe plot dashuri!
    Kur ishte aq anti komunist , pse i sherbeu Doktor Mortjes?!
    Une kam qene 16 vjec kur nga monizmi kaluam ne pluralizem! Dhe une bej pjese tek ata qe manipulojne publikun?!
    Tufa!
    Kopeja!
    Sikur gjithe populli te ishte njesoj si ti , Agron Gjekmarkaj, Jozi, Lek Plepi, komunisti Doktor MORTJA sundon 500 vjet bashke me kopilat e tij!

  29. mirel says:

    Hahaha…gallate shqipkaresh.
    Nga Zogu, te Toptani, te ballistet dhe tani vjen rehabilitimi i kriminelit Gazidede.
    Rehabilitimi faktik i eshte bere qekur Berisha dhe aleati i tij Meta mbajne Parlamentin
    Qe kur partneret e vet te hershem te PDse vazhdojne ndertojne xhamite dhe shesin Shqiperine per qef..

  30. Urrejtja vjen kur bashkim gazi deda veproi masakro eleminioj me urdhen te sali berishes njerez te ndershem dhe patriot.

  31. lida al says:

    Po mire , o Mero, pse ky shkrim i vitit 2008, ne nje gazete qe nuk e njihte e nuk e njeh kush, sot ne gazeten tende te madhe?! Si ta shpjegojme? Rikujtim presidentit per ta dekoruar, qe sa shume ka dhene per kombin?!

  32. NUK DO TE KET SHQIPNI SA TE JET GJALL( ILIR SALI)

  33. DRINI says:

    ….na paska qene matrmatikan, shkencetare e ku di une llogje shqiptaresh, o zotrinj, atij i mungonte kryesorja, nuk ishte njeri, dhe shkollimin e ka pas sic thot populli mbrapa koke jo para koke,kopje SALI.

  34. greku i serbis malazeze4 says:

    ku ka ma t poshter sesa shqiptaret!

  35. tomori i beratit says:

    Mor Agron .Mor Mut MUTI.Si more bajg mer guxim e shkruan per nji superkriminelsi gazidede.Mundet te kete qene i ditur, shkenctar i pakoruptuar vetem qe e superkoruptoi saliu mund te kete qene i miri i dynjase duke te futur edhe ty brenda por kishte nje difekt.ISHTE VRASES.Si more Tufa more zagar berishjan ben sikur harron vrasjet e shumta te shikut pa llogaritur rrahjet,perdhunimet,torturimet e bemat e pa fundme te shikut famkeq berisho-gazidede.Qafir je o agron tufa por ne nuk jemi tuf te te besojme tek ty e te surrati i juaj i ndyre.

  36. Emigranti SHBA. says:

    Ore Tufa, po paske qene me qene bire qeni e maskara i poshter dhe anti shqiptare. Si kerkone te enaa i shesesh, per ase, nje kriminel , sadiste, qe per moto kishte, te rrembente, gotiste, deri dhe te sgjesonte kundershtaret politike te satanait dhe kriminelit berisha. Te dy kuadro te larte ne kohen e PP, njeri mjeke , sekretare byroje i partise dhe tjetri pedagoge universiteti. Ku dhe kushe i aresimoi, si qenka i persekutuare krimineli me damke Gazidede, kure mbaroi USHT. ne degen qe deshronte, si u be pedagoge fakulitet. Cfare perallashe tregone i matufosuri A. Tufa. Aqe kriminele dhe teroriste isht Gazidedja, qe u jepte detyre mvartesve, te shenonin vece te tjersh edhe kushe blinte Zerin epopullit dhe me pase ti qepeshin. Maskrat qe beri ne 96, ndaje opozitzreve socjaliste dhe kundeshtareve te kriminelit sali berisha, sa disa prej tyre edhe sote e kesaje dite i kane dhembete e thyer, te pa rregulluare, se skane leke. Pa le kure sali zeza i besoi detyren e komandantit te frontite qe dote sulmonin jugune me forcat mercenare te veriut, Po te njihesh me planin e keti operacjoni, te vjene per te qare, per krimet dhe vrasjete qe dote benin, ndaje qytetareve dhe kunderrshtareve, pamvaresishte, se ky plane deshtoi, para qendreses se qytetareve te jugute, ai mbetete njolle e zeze e sali berishes dhe Gazidedes. Ky kriminele pranoi, deri edhe perdorimin e LHL. ndaje popullsise se Vlores, Tepelenes, GJirokastres, Sarandes, pamvaresishte se dy pilotet, patriote dhe atdhetare, i hodhen bombate ne male dhe iken e kerkuane strehim politike ne Itali , ku jane edhe sote. Kure deshtuane me rrevolucjonin e 98, Gazidedja, e pa, qe dote gjukoheje , per krime lufte dhe iku, u aratise jashte ne ilegalitet, se e dinte se ce priste. Ti Tufa qe mberone, keta soje kriminelesh, duhet denuare, sa mosralishte edhe ligjerishte. Turpe te kini, edhe pse fjala eshte e lire, ne raste te tilla, duhet menduare tri here te shkruashe nje here.

  37. ano says:

    Po he pra se na e more shpirtin, pasi nuk po dinim si te etiketonim. Tani vertet te vleresoj sepse per here te pare u tregove i sinqerte dhe i ndershem, duke na treguar se per cilin ke punuar dhe vazhdon te punosh e mendosh( e sigurte qe jo per SHQIPERINE dhe SHQIPTARET. Nje BRRAVO e madhe per ty.

  38. return of saint says:

    Tufa nuk kam qef ti them gjerat ne tufe po ti them nje nga nje, e para gazidede ishte ne sherbim te berishes dhe Rusise pra antiamerikan I terbuar perallat me vorio epir e te tjera brockulla si keto thuaja organizates baze se partise ne mbledhjen e ardhshme,e dyta mesuesi yt I fizikes nuk mund te jete I talentuar ne fushen e sigurise kombetare sepse eshte dicka shume e ndryshme nga fusha e tij, e treta sistemi I ri qe do te instalohet se shpejti do tu hetoje ne tufa tu dhe shefat e tu qe e masakruan kete vend do jepni llogari per te gjitha

  39. Koli says:

    Sa shume helm paskeni patur ju mikrobet e koleres se kuqe !!! Njesoj si prinderit tuaj qe nuk lane bythe pa lepire e njeri pa vrare e internuar ne funksion te nje rroge mjerane dhe nje vendi pune qe diktatura i afronte, po ashtu edhe juve pandehni se ju shkon mbare jeta kur fyeni edhe te vdekurit. Mire e thote A.T. ne shkrimin e tij “urretje e verber, dashakeqesi, gojetarine e shturur, shkurt TRUSHPELARES me breza do te mbesni. Jeni bere per te ardhur keq. Zoti paste meshire !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje