Berisha e Basha, asnjë fjalë për humbjen në Kolonjë. PD zhytet në heshtje...

21 Nëntor 2016, 20:06Politika TEMA

Në kampin demokrat ka rënë heshtje e fortë për zgjedhjet e humbura në Kolonjë. Asnjë deklaratë e Berishës apo postim i tij në rrjetet sociale, asnjë deklaratë e Bashës po ashtu.

Humbja e kandidatit të opozitës, Dritan Hajro, në zgjedhjet për bashkinë e Kolonjës kaloi në heshtje nga Partia Demokratike.

Selia blu dhe kryetari i saj nuk bënë asnjë një deklaratë për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Kolonjës, të cilën Partia Demokratike ia besoi aleatit më të ri në kampin opozitar, Partisë Agrare Ambjentaliste të drejtuar nga Agron Duka.

Duket se ketë humbje ia kanë “faturuar” pikërisht PAA të Agron Dukës dhe nuk e quajnë aspak humbje të PD.

Edhe në materialin që selia blu shpërndau për mediat nga një takim i kreut të demokratëve Lulzim Basha me banorë të Rrushkullit në Durrës, fokusi ishte në trajtimin që qeveria u ka bërë zonave të përmbytura.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: I prekim dhe i ndjejmë hallet tuaja dhe hallet tuaja do të jenë shqetësimi kryesor i qeverisjes të së nesërmes. Prioritet do të jetë të investojmë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Kjo qeveri që është larg jush ju ka braktisur me mendje dhe ndaj nuk vjen as me trup këtu tu shohë sepse nuk u llogarit më.

Nuk mendon më për ju. Unë për këtë ju jap fjalën që qeveria ime, qeveria e ardhshme, në radhë të parë do tu ketë ju në qendër të vëmendjes. Do të jetë qeveria juaj. Do të jetë qeveria e njerëzve.

Basha u takua edhe me fermerë të fshatit Sukth, të cilët iu ankuan për mungesën e titujve të pronësisë, investimeve ne infrastrukturë dhe të subvencioneve në bujqësi.

3 komente në “Berisha e Basha, asnjë fjalë për humbjen në Kolonjë. PD zhytet në heshtje…”

  1. dibrani says:

    Ky do te jete dhe rezultati i zgjedhjeve qershor 2017~es.suksese.

  2. Ballisti says:

    Berisha dhe Basha kane rene ne heshtje,pasi mendja e tyre punon per te keq.Ata mendohen dhe bejne plane se si te vene trungje para rrotave.Rrine sote ne heshtje,qe te shperthejne neser,me terselleqet e tyre,pengesat qe vendi te mos ecin perpara dhe te mos realizohen prioritet qe kerkon europa.Ata nuk e kane dashur kurre futjen ne europe,se duan te livadhsin sipas qejfit te tyre.Te bejne çfare te duan,populli nuk jua jep voten.

  3. Nuk kane se c’fare te thone,jane te humbur te pakten edhe dy here zgjedhje parlametare se per zgjedhje lokale as qe behet fjale te fitojne ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje