Bojaxhi: Rama lëshon deklarata që dëmtojnë jetesën e emigrantëve në vendet fqinje

21 Nëntor 2016, 18:21Politika TEMA

 

Kryetari i Partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhiu, është kritikë për qëndrimin që kryeministri Rama, mban ndaj disa vendeve ku jeton diaspora shqiptare, duke ua vështirësuar atyre qëndrimin.

Në një postim të tij Bojaxhiu thotë se “Shqiptarët meritojnë një shtet serioz, modern e të përgjegjshëm. Një shtet që nuk lëshon deklarata që dëmtojnë jetesën e emigrantëve në vendet fqinje. Dhe që më pas i thërret këta njerëz të marrin pjesë në Samit.

Shqiptarët në diasporë dhe ata në vend kërkojnë respekt. Kërkojnë njohje të punës e kontributit të tyre, si dhe të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur me demokraci e transparencë.”

Bojaxhiu ka vrejtje dhe për faktin që Motoja e Samitit ishte “Të pandarë për Shqipërinë”.

“Samiti i Diasporës ishte një ide e mirë, nëse do të kishte qenë e sinqertë dhe përfshirëse për të gjithë shqiptarët.

Motoja e samitit ishte: “Të pandarë për Shqipërinë”. Po për Kosovën? Po shqiptarët e Malit të Zi e të Maqedonisë? Ky vizion me në qendër vetëm Shqipërinë është i gabuar dhe nuk i respekton shqiptarët. Ky nuk është imazhi i duhur për t’u projektuar.”

Shqiptarët duan të drejtën e pronësisë, duan lehtësira financiare dhe forcimin e urave të bashkëpunimit me shtetet ku ata jetojnë. Kjo është sfida që ata kanë ndaj klasës politike. Ky do të ishte trajtim dinjitoz i diasporës dhe i gjithë shqiptarëve. Dhe kjo është e mundur, pa këtë klasë politike, përundon Bojaxhi.

6 komente në “Bojaxhi: Rama lëshon deklarata që dëmtojnë jetesën e emigrantëve në vendet fqinje”

  1. Taras Bulba says:

    Por ik mor injorant ,mor frikacak,ne enigrim jemi koken poshte e kemi nga Greku sa dhe na nderoi emrin e fene,cfare do te na beje me teper,,shyqyre qe doli nje kryeminister trim,por ju langaraqet e Berishes tere heten ashtu do rini

  2. Delli USA says:

    O z.Bojaxhi,cfar duhet te beje Rama me greket,ti kthej 350km katror nga gjiu I Sarandes qe ja u dha Sali Qeni apo ti japi dhe nja 350 te tjera simbas teje?! Cfar thu mor jahu,ju jane errur syte nga etja per pushtet dhe nuk dini ca thoni.Rama mund te ket shume gabime po jo keto qe thoni ju,pikerisht ketu ai eshte I vetmi ne keto 26 vjet qe po I kthen dinjitetin shqiptarit dhe Shqiperise.

  3. 01 vlora says:

    Bojazhi me vjen shume keq por kjo dekiarat eshte me e keqija e karjeres tende ne politik……..

  4. dash says:

    Me fal…po e dhjeve

  5. Bazarhesap says:

    Ky njeriu pa shtyll kurizore zvaranik dhe ish drejtori CEZ po na ben moral,qe ta bejme deputet dhe pse jo minister qe te shkoj prap te zakoni i grabitjes me dhume te pasurive kombtare sic beri me CEZ!!!

  6. Jimi says:

    Po pse mor Bojaxhi, ti kujton se edhe pa bere keto deklarata nga pala shqiptare, emigrantet shqiptare ne Greqi, e theksoj vetem ne Greqi, e kane patur te lehte? Me deklarata pa deklarata ata as e kane patur edhe as do ta kene te lehte me ate palo shtet !
    Ti kujton se duke ruajtur gjendjen e statukuose gjerat do te zgjidhen natyrshem? As te mos shkoj mendja, pikerisht se kemi vepruar keshtu si deri me tani shum probleme qe duhet te ishin zgjidhur prej kohesh sot nuk kane gjetur zgjidhje dhe vertet po te vazhdohet keshtu zgjidhja e tyre mbetet per ne kalendat greke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje