Edi Rama: Nuk mund ta qepim gojën para Greqisë, nga frika e vetos (dhe një përgjigje për rrezikun rus dhe nëse do ta takonte Putin)

1 Dhjetor 2016, 22:50Politika TEMA

Në intervistën e tij për “Top Story”, kryeministri Edi Rama ka prekur disa çështje.

Mes tyre ishte tensioni i fundit me Greqinë, por edhe “rreziku” rus për Ballkanin.

Këta vende mund të jenë lokomotivat, por mos harrojmë që në BE çdo votë është e njëjtë. Pra edhe Greqia ka të njëjtën votë. Ku e fusni Greqinë? Tek vendet që do të mbështesin këtë proces?

Kryeministri Rama: Greqia është një vend që historikisht në procesin e integrimit ka qenë pjesë e grupit më të avancuar dhe ka mbështetur gjithnjë këtë proces. Uroj që situata, në kendvështrimin tim, artificialisht e tensionuar së fundmi për shkak të një mungesë gatishmërie nga ana e miqve tanë grekë për të mirëkuptuar çfarë ne kemi parasysh kur flasim për çështjen çame, të mos ndikojë në këtë proces.

Sokol Balla: Artificialisht e ndjeni veten pak përgjegjës?

Kryeministri Rama: Përgjegjës që them të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve s’kam sesi ta ndjej dhe përgjegjësia ime kryesore, siç e kuptoj unë detyrën time është kjo; të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve, dinjiteti i këtij vendi dhe i njerëzve të këtij vendi nuk negociohet për asnjë arsye dhe në asnjë lloj konjukture. Nuk mund të bëjmë sikur s’kuptojmë apo ta qepim gojën sepse taktikisht mund të na kthehet në pasojë.

Sokol Balla: E thënë më troç ju jeni sot më tepër partizan i idesë që t’i mëshoni i disa të vërtetave që janë edhe me koston që Greqia mund të në bllokojë, qoftë edhe përkohësisht këtë proces? Të paktën zoti Kotzia këto 2-3 ditët e fundit e ka lënë të kuptohet kjo.

Kryeministri Rama: Nuk dua të besoj që fqinjët tanë mund të bien kaq poshtë sa të shfrytëzojnë pozicionin e tyre në BE për të penguar ecurinë e natyrshme të Shqipërisë në këtë proces sepse ndër të tjera nuk është as në interesin e tyre.

Sokol Balla: Në ç’kuptim?

Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë interes strategjik Greqia që të hapë një avaz të kësaj natyre me Shqipërinë.

Sokol Balla: Ato probleme që ju keni ngritur janë të gjithë probleme që qëndrojnë dhe janë probleme që duhet të marrin një zgjidhje. Duke qenë se jeni Kryeministër i vendit dhe keni edhe përgjegjësi të tjera, mos duhet të kishit gjetur një zgjidhje më të përshtatshme për situatën?

Kryeministri Rama: Fatkeqësisht tingëllojnë ndoshta si shurdhuese në veshët e fqinjëve tanë për shkak se është heshtur për një kohë të gjatë për këto çështje, ky nuk është problemi im dhe as problemi ynë. Si mund të heshtim kur një gazetar i Top Channel (Marin Mema) është shpallur person non grata në Greqi që është një vend i BE-së dhe prej katër vjetësh nuk kalon dot kufirin e atij vendi për arsyen se ka bërë një reportazh nga zona ku dikur banonin shqiptarët e Çamërisë. Në çfarë manuali të lirive dhe të drejtave që janë në bazë të të qënit të familjes europiane mund të gjendet një klauzolë që justifikon një gjë të tillë? Si mund të heshtim kur njerëz të moshuar, 80 vjeç nuk hyjnë dot në Greqi thjesht dhe vetëm sepse kanë lindur në atë vend që është Çamëria dhe nuk hyn dot si vizitor, por kthehen mbrapsht që në kufi. Këto janë gjëra të thjeshta, por janë bërë shumë të rënda sepse janë të vërteta të thjeshta të mohuara, ndaj them që ngritja e tensionit është artificiale pasi nuk ka një bazë. Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Shqipëria nuk ka një projekt ndryshimi kufijsh apo zgjerimi të vetvetes në territoret fqinjëve. Shqipëria kërkon një fqinjësi të mirë dhe një partneritet strategjik me Greqinë. Shqipëria i është mirënjohëse popullit grek për gjithçka ka bërë që qindra-mijrë shqiptarë që dolën nga ferri i diktaturës të integrohen në atë vend. Nëse na thuhet që çështja çame nuk ekziston, ky është një pozicion, që ne jo vetëm nuk mund ta pranojmë, por rruga për ta trajtuar këtë çështje nuk është ngritja artificiale e tensioneve, as refuzimi për të folur për këtë çështje dhe as shtyrja e mëtejshme e kësaj çështje apo çështje të tjera që janë të së shkuarës e na dalin përpara duke na penguar për një marrëdhënie vëllazërore.

Sokol Balla: Po t’u rikthehesh këtyre deklaratave dhe kundërdeklaratave duhet thënë që origjina ka qenë në Tiranë, reagimi ka ardhur nga Athina. Çështja çame, ligji i luftës, deri tek çështja e Marin memës janë çështje që mund të diskutohen, por të ngresh çështjen e Akropolit dhe shpëtimtarit të tij shqiptar….

Kryeministri Rama: Unë nuk kam ngritur asnjë çështje për Akropolin. Unë kam folur për një fakt historik dhe as nuk e kam imagjinuar që do të kishte një reagim aq absurd. Kjo nuk do të thotë që unë kam pretenduar që Akropoli është shqiptar apo që Athina është shqiptare. Këto janë arsye për të patur më shumë respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët, që në historinë e tyre nuk kanë të shënuar asnjë akt agresioni ndaj të tjerëve, por akte pafund bashkëpunimi me të tjerët.

Sokol Balla: Ju thatë që shumë vende kanë zgjedhje vitin tjetër, ka edhe Shqipëria dhe shumë veta e shohin rritjen e kësaj retorike nacionaliste nga ana juaj e lidhur me zgjedhjet?

Kryeministri Rama: Unë nuk kam qenë, s’jam dhe nuk mund të jem nacionalist. Unë jam patriot dhe përsa kohë kam nderin që të jem ulur në krye të qeverisë e kam detyrim të bëj  këtë që bëj dhe ju kujtoj që në programin e PS, përpara se të fitonim zgjedhjet është e shkruar çështja çame. Pra, nuk ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Është një angazhim i marrë kohë më parë dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Gegët dhe toskët e Shqipërisë nuk kanë asnjë problem me Greqinë dhe kufirin që na ndan, çamët kanë një problem sepse pengohen në kufi dhe kjo është diçka e pakuptueshme.

Sokol Balla: Ne e kemi në Kushtetutë që shteti amë kujdeset për shqiptarët dhe problemet e tyre jashtë kufijve…

Kryeministri Rama: S’është çështje jashtë kufijve kjo. Është çështje brenda kufijve. Është çështje shqiptare, shqiptarësh. Ajo zonja që më takoi mua 80 e kusur vjeç e që qante se ëndërronte që të shkonte edhe njëherë në fshatin nga ku është shkulur me dhunë dhe ku ka lënë kockat e të gjithë familjarëve të vet, është shqiptare, është një zonjë e vjetër që mund të ndahet nga jeta me këtë peng të madh.

Sokol Balla: Ajo që më bën përshtypje mua është se si ju, ashtu edhe paraardhësi juaj, kur uleni në atë karrige bëheni më patriot nga ç’keni qenë më përpara. Më kujtohet fjalimi i ish-Kryeministri Berisha në konferencën e sigurisë në Mynih ku foli për boshtin antishqiptar dhe ju tingëlloni thuajse njëlloj.

Kryeministri Rama: Unë nuk kam folur ndonjëherë për influenca antishqiptare.

Sokol Balla: Pse ne rusët aty i radhisim?

Kryeministri Rama: Rusët nuk janë antishqiptarë. S’kanë asnjë lidhje me ndonjë vokacion antishqiptar. Unë kam mbajtur pozicione koherente. Nëse gjeni në historinë e jetës time politike deklarata nacionaliste, zjarrvënëse apo zjarrnxitëse, atëherë flasim. Krahasimi që më bëhet me Saliun është shumë simplist pasi nuk ka asnjë lidhje.

Sokol Balla: Berisha la të kuptohej në Parlament se ka qenë një forcë e tretë ajo që shtyu opozitën e dikurshme që të çonte çështjen e kufirit detar në Gjykatën Kushtetuese, deri diku u mbështet edhe nga Kotzias pak ditë më parë.

Kryeministri Rama: Për një njeri, për një individ që mund të flasë publikisht dhe nuk ka qenë President apo Kryeministër i këtij vendi ky mund të quhej gomarllëk me brirë, ndërsa një person që ka qenë President dhe Kryeministër i këtij vendi, kjo është më shumë se kaq. Ju them thelbësisht shpifje sepse ne nuk jemi nxitur nga asnjë forcë e tretë dhe nga askush përveç vetëdijes tonë kombëtare dhe interesit tonë kombëtar kur kemi ngritur çështjen kombëtare. PS ka bërë shumë gabime në të shkuarën, mund të ketë momente jo fort për t’u krenuar kur ka qeverisur, por ka meritën e padiskutueshme që në asnjë qëndrim të sajën PS nuk e ka cënuar interesin kombëtar dhe më lejoni të kujtoj se nuk ka qenë PS dhe as kryetari paraardhës dhe as kryeministrat e PS që kanë thyer embargon ndërkombëtare për të furnizuar me naftë makinerinë e luftës së Sllobodan Millosheviçit. Nuk ka qenë PS që i kanë rënë ndesh procesit që hapi rrugën e çlirimit të Kosovës dhe nuk ka qenë PS që kanë mallkuar publikisht UÇK dhe nuk kanë lënë fjalë pa thënë për ta diskredituar atë që në fillimin e saj.

Sokol Balla: I keni dhënë çelësin e Tiranës një muzikanti të njohur, i njohur edhe për bindjen e tij çetnike…

Kryeministri Rama: I kam dhënë çelësin e Tiranës një artisti të madh si artist dhe vizitor në shtëpinë tonë. Çelësi ka qenë shprehje e të qënit ne të ndryshëm nga ata në atë kohë.

Sokol Balla: Keni folur me shqetësim për rritjen e influencës ruse në Ballkan përballë zbehjes që ka të BE. Mund të na thoni diçka më shumë për këtë? Pra keni sinjale nga shërbime inteligjente tonat apo të huaja?

Kryeministri Rama: Unë nuk flas për diversantë, por për strategji. Është e qartë që Rusia ka një strategji për të qenë më influente në rajonin tonë dhe nëse do të bëja një krahasim do të thoja që në anën e BE ka luhatje të qarta për zgjerimin, ndërsa në anën e Rusisë strategjia është e qartë e dukshme e prekshme dhe pa luhatje. Këtë kam thënë dhe ky është një fakt që nuk e kam zbuluar unë.

Sokol Balla: Diversantë në kuptimin e Enver Hoxhës nuk ka, por ka diversione të natyrave të ndryshme. Sot kemi rinumërim votash në Ëisconsin dhe argumentimi është ndërhyrja e hakerave rusë në procesin e votimit atje. Merkel e shprehu këtu shqetësim hapur kur tha që rusët mund të ndikojnë direkt në procesin e votimit në Gjermani vitin e ardhshëm. Ne i dijmë situata në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Pra nuk flasim thjesht për influencë, por për aksione konkrete.

Kryeministri Rama: Po flasim për një mendim që nuk e ka zbuluar unë, por e kam nënvizuar që është në sy të të gjithëve.

Sokol Balla: Këtu më dukeni si Donald Trump, që thoshte kur fliste se në kohën që këtej ka kaos, Putin është i qartë në qëndrimet e tij.

Kryeministri Rama: Unë nuk thashë që këtej ka kaos, unë thashë që strategjia e Rusisë është koherente dhe këmbëngulëse në çdo veprim dhe kjo duket qartë edhe në Ballkan.

Sokol Balla: Ju si do ta përballonit si kryeministër i një vendi të vogël ku ndikimi rus nuk është se është larguar, përkundrazi, aktiviteti diplomatik i federatës ruse është shtuar së fundmi. Ju si do ta përballonit?

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria ka qenë një ndër vendet anëtare të NATO-s që brenda aleancës ka mbështetur qasjen e re të samitit të fundit në raport me Rusinë, që është shtrëngim dhe dialog. Ne e kemi mbështetur këtë qasje dhe ne nuk kemi armiqësi me Rusinë, përkundrazi dhe fakti që jemi tërësisht të orientuar në vijën tonë drejt Perëndimit, nuk na pengon që me Rusinë të kemi një dialog. Megjithatë, këtë nuk e vendosim ne, pasi duhen dy për të hedhur një valle.

Sokol Balla: Shqipëria ka një batalion në vendet balltike në kuadër të NATO-s.

Kryeministri Rama: Shqipëria është një anëtar i vogël i NATO-s dhe do të marrë pjesë në gjithë operacionet e NATO-s.

Sokol Balla: Në kuadër të dialogut, ju do ta takonit Vladimir Putinin?

Kryeministri Rama: Nuk ka qenë asnjëherë në rendin e ditës një gjë e tillë, por nëse do të vendosej, nuk do të kisha asnjë ngurrim që ta takoja.

Sokol Balla: Përse ky aktivitet kaq i shtuar i juaji në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare?

Kryeministri Rama: Është pjesë e programit tonë qeverisës. Ne kemi ndërtuar me vizion dhe me qëllime të hapura një politikë të jashtme dinamike, jo pasive që padyshim nuk negocion dinjitetin e këtij vendi dhe që nxit procesin e rritjes së cilësisë së paqes që është arritur në Ballkan dhe e vetëdijshme kjo Qeveri që Shqipëria është e vogël, por në këtë Europë ku jetojmë dhe në këto dinamika të reja Shqipëria duhet të jetë e vëmendshme, e qëndrueshme dhe e zëshme, jo me frikën se po thamë të vëretë do na mërzitën fqinjët.

17 komente në “Edi Rama: Nuk mund ta qepim gojën para Greqisë, nga frika e vetos (dhe një përgjigje për rrezikun rus dhe nëse do ta takonte Putin)”

  1. Expreso a ekspreso says:

    Wow! Per here te pare e degjoj dhe nuk kam besuar qe do ta thote “thyerjen e embargos ndërkombëtare” nga berisha. Nice one

  2. Dignitossi says:

    Shume dakord, po pse i fshin kepucet am-basa-dorit!?????
    Edhe me burreci i lagjes e rreh gruan e vet ne shtepi por kjo nuk e ben burre ate
    Je burre, ke dinjitet tregoju vendin te gjithve e jo grekut pabuks e te ngordhur!

  3. Dignitossi says:

    Shume dakord, po pse i fshin kepucet am-basa-dorit!?????
    Edhe me burreci i lagjes e rreh gruan e vet ne shtepi por kjo nuk e ben burre ate
    Je burre, ke dinjitet tregoju vendin te gjithve e jo grekut pabuks e te ngordhur!!

  4. Dignitossi says:

    Shume dakord, po pse i fshin kepucet am-basa-dorit!?????
    Edhe me burreci i lagjes e rreh gruan e vet ne shtepi por kjo nuk e ben burre ate
    Je burre, ke dinjitet tregoju vendin te gjithve e jo grekut pabuks e te ngordhur!!!

  5. Dignitossi. says:

    Shume dakord, po pse i fshin kepucet am-basa-dorit!?????
    Edhe me burreci i lagjes e rreh gruan e vet ne shtepi por kjo nuk e ben burre ate
    Je burre, ke dinjitet tregoju vendin te gjithve e jo grekut pabuks e te ngordhur!!!!

  6. Me sqepar kokes se Janulles. says:

    Obobobo sa i trashe eshte ky Sokol Balla .

  7. Sokol says:

    U emocionova shume nga pergjigjet e k. ministrit tone te zemres. Me pelqeu qe thote vetem te verteta…. si gjithmone.

  8. Viron Xhavara says:

    Zoti Rama:Perse mashtroni hapur me ze dhe me figure ,qe dinjiteti i njerezve te ketije vendi nuk negociohet,dhe ne nuk mund te bejme sikur skuptojme dhe te qepim gojen apo te heshtim me,ku ju e keni qepur gojen dhe heshtni per nje nga masakrat me te temershme qe kane pesuar shqiptaret gjate shekullit te kaluar ceshtja; Masakra e Otrantos 28 mars 1997,ku ne mes te detit ne ujerat internacionale midis italise dhe shqiperise u masakruan 120 shqiptare ku rreth 60 ishin femije nga 1 muajsh 2 muajsh e me radhe,nga nje anije e marines italiane dhe ku faktet jane te pastra me ze dhe me figure ku dhe vete Prodi pranoje vrasjen ne mese te tiranes,por tha qe nuk ishte me qellim.Atehere kush eshte arsyeja qe ti hesht per kete masaker,dhe pse e ndihmon ti italianet me heshtjen tende ,ku me perfundimin e turpshem gjyqesor ne itali ,gjykata italiane ka bllokuar dhe dokumentacionin e perfundimit te procesit gjyqesor qe shqiptaret te mos kene mundesi te shkojne ne gjykatat nderkombetare, ku te eshte kerkuar ti drejtoheni dhe te depozitoni ankesen ne gjykatat nderkombetare per kete krim te paster kunder njerezimit dhe ju nuk e beni kete veprim .

  9. mb says:

    Ky Sokoli eshte i neveritshem…sikur do me fajsue Ramen se nger pluher…

    1. Sokol says:

      MB, mos ngatero vizionin e K.ministrit tone te MADH per kombin e shqiptareve me pluhurin politik qe mund te hedh neve . K. Ministri yne mund te kete vjedhe, por mos harro qe mund te vjedhe edhe me shume. Megjithate hallall i qofte! Ai po ben veper te madh per Shqiperine tone. Duhet ta mbeshtesim cdo dite, vecanarisht per qemdrimin e tij ndaj grekeve. Nje propozim dua te bej ketej, te heqim cdo fjale greke nga fjalori shqip dhe ti zevendesojme me shqip, ose ne fund te fundit me fjale turke qe na shkojne me mire neve shqiptareve.

  10. Albert Vokshi says:

    Shum e sakt kryeminister at qe thua dh ti e din shum mir qe tjeter kush te ka dhan urdhera qe te hapet qeshtja qame !!
    Se sa ju guxoni !!
    Nuk kemi lindur dje e qe sju njohim !!
    Se sa burra e te vendosur jeni parlmenti asht pun hajgaresh sharje fyerje nga nana e motra etj
    Veq te lutna o i mjer per dinjitet mos fol
    Kshtu qe mos u trego i fort se puna e qeshtjes qame eshte veper e tjeter kujt
    Long live Albnians around the world

  11. Albani says:

    Megjithese gazetarit te diplomuar nga “”kristal”” disa nga pyetjet mundet tja kene sponzorizuar dhe Serbet dhe Greket,prape nuk arriti qe ta veje ne pozite RAMEN e madh,sepse Rama udhehiqet nga VIZIONI I PAQES DHE ZHVILLIMIT KOMBETAR.

  12. dash says:

    Je ne rregull Edo…

  13. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Koha e malokut “lecaculo” shkoi e vate……

  14. njeshi says:

    Mos EDO se do te mallkojne JANULLA BASHK ME MORGESHAT , do ta han te gjotin me gjithe rondele
    korba janulle me gjjithe zogjte ..greke” jane new sherbim te idealit ;,,,,,,,,,,,,

  15. tomorri says:

    Bravo Rama, shume dobet gazetari,çdo gje nga programi i partise se tije.

  16. vate per lesh ky kryeminister i duket vetja i pari i fshatit per ca muaj do bej ligjin vetem ne surel bashke me zoho koken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje