Lulzim Basha: Nuk bëj koalicion me Metën. Deklaratat e Krichbaum nuk më gëzuan, por më turpëruan

1 Dhjetor 2016, 22:25Politika TEMA

I ftuar në në emisionin “Opinion”, Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike nuk do të krijojë asnjë aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Basha sqaroi se nuk do të ketë asnjë koalicion elektoral me LSI dhe sqaroi se Partia Demokratike është pro koalicionit dhe bashkëpunimit me çdo forcë politike për garantimin e zgjedhjeve të lira.

“Një pjesë e madhe e njerëzve nuk na ndjekin dot sepse siç e dini, Tirana është pa drita. Një nga problemet e shumta është dhe mungesa e energjisë elektrike. Partia Demokratike ka lindur si një parti pro europiansite, ka lindur me sloganin “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, ka dhënë kontributin e saj si në opozitë dhe qeverisje. Nëse do të ishte në dorën time sot do firmosja hapjen negociatave, por nuk është në dorën timë. Është në dorën e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Basha.

Z. Basha kishte ndonjë entuziazëm nga opozita shqiptare, pas deklaratave të një deputeti gjerman, i cili ishte i ashpër në këtë drejtim?

“Nuk ka pasur asnjë entuziazëm. Shqetësim dhe turpërim. Pas gjithë këtyre viteve përpjekje, me ecjet para me ndalesa, me zigzaget e tyre, jemi kthyer në një pikë ekzistenciale të futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka të bëjë me problemet reale që ka të bëjë Shqipëria. Diskutimi i vërtetë sot është, do apo nuk do, PD-ja për hapjen e negociatave. Ajo e ka dëshiruar, e ka kërkuar dhe ka lobuar për këtë. Por diskutimi i vërtetë është se çfarë po e pengon hapjen e negociatave dhe çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara, të hapë negociatat dhe të ecë përpara”.

PD duhet të bëjë detyrën e saj, të kalojë ligjin e Vetting -ut, të fillojë Vetting -u i gjyqtarëve, është kushti i parë dhe i vetëm kryesor për të filluar negociata…

“Kjo nuk është e vërtetë, shqiptarët, por dhe bota mbanë e di fare mirë se pengesa e vërtetë ka të bëjë me problemet dhe kërkesat reale. Padyshim zbatimi i Reformës në Drejtësi është i rëndësishëm. Dhe në qoftë se ka diçka pozitive që ka ndodhur këto 4-5 muaj dhe që është treguar si diçka pozitive dhe partnerët tanë dhe Komisioni Evropian, është fakti që palët politike kaluan me konsensus unanim Reformën në Drejtësi në Korrik, nuk ka ndodhur në këto 26 vite. Që nga ky moment nuk ka pasur zhvillime pozitive, por ka patur negative. Ka pasur zhvillime negative në veçanti sa i përket drogës, krimit, moszbatimit të Ligjit të Dekriminalizimi dhe probleme me ligjet që duhet të binin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim, ku Zoti Rama në kundërshtim me angazhimin që kishte marrë para opozitës, para ambasadorëve të Amerikës dhe Bashkimit Evropian me shkrim të konfirmuar nga ata, vendosi të përjashtojë opozitën nga procesi i hartimit të ligjit të Vetting -ut dhe hartoi një ligj për procesin e identifikimit dhe largimit të gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë, të cilin Partia Demokratike dhe Lulzim Basha e mbështetën dhe e votuan në 22 Korrik. Tashmë nuk do ta bëjë siç e votuam në 22 Korrik përmes institucione të pavarura të Vettingut, por do ta drejtoje ai me drejtorët e tij”.

4 komente në “Lulzim Basha: Nuk bëj koalicion me Metën. Deklaratat e Krichbaum nuk më gëzuan, por më turpëruan”

  1. Voica says:

    Po kku ti kesh oooo… c’te te thote njeriu ti oooo……..
    Po debila jane njerzit?
    E permbledh dit valle fjala shqip ”urrejtje” ate cfare meriton ky vemje, vetem per ate se si i trajton shqiptaret ky llum. Si deficente.
    Ndoshta nuk do te vije ne pushtet fare, vetem te shpetoje Saliun dhe veten nga reforma ne drejtesi, kete ndoshta do.
    Mos u tregoni pa kujtese o njerez, ju lutem!!!

  2. Kujtim says:

    A mor LUL LLAPAQENI ti dhe PD jani kunder integrimit kini lehur shum ne gjith Evropen qe shqiperia te refuzohet per cdo gje , ju ini te gjith te lidhur me krimin ,drogen korupsionin drogemen te gjith te keqet i kini. Deputeti gjerman qe i frymezuar nga ju. Saliu te ka stervitur qe te mihosh te mos i njosh te mos i dish. Shkurt te tjera ben te tjera thua

  3. Raimond vlonjati says:

    Ky nuk ben koalicion me Meten sepse ky esht nen kthetrat Sorosit

    Partia Demokratike duhet urgjentisht ta heqi kete palaco sepse ky po e le Shqiperine pa Opozite

    Ketu nuk esht problemi se nuk po fiton PD , por problemi kryesor eshte se nuk funksionon sistemi demokratik duke pasur nje opozite te genjeshtert

  4. Plaku says:

    O lulzim,po qe je rrota e .arit,a e di? Ja pra je komolet .ar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje