Dy shoqatat e gjyqtarëve dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese padinë për ligjin e “statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, duke kërkuar pezullimin e tij nën precedentin e mëparshëm të vetingut.
Në prag të përgjigjes nga Komisioni i Venecias për ligjin e vetingut, reforma në drejtësi sfidohet për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese. Dy shoqatat e gjyqtarëve dorëzuan të premten një padi kundër ligjit “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, përmes së cilës kërkojnë pezullimin e ligjit dhe shpalljen e tij si antikushtetues.
Gerd Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtarëve dhe Erion Bani, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve pretendojnë se ligji për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” është në kundërshtim me 22 nene të Kushtetutës së re. Sipas padisë së dorëzuar në Kushtetuese, ky ligj krijon kaos në sistemin e drejtësisë, krijon vakuum në funksionimin e institucioneve dhe bllokon dhënien e vendimeve.
Ligji “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” është njëri prej shtatë ligjeve të paketës mbështetëse për reformën në drejtësi, që është miratuar nga Parlamenti shqiptar. Ai ka hyrë në fuqi më 22 nëntor, duke sjellë njëherazi edhe kufizim në aktivitetin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Prej miratimit të ligjit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD, ka humbur kompetencën e emërimit, promovimit apo transferimit të gjyqtarëve. Deri në shkrirjen e tij, KLD mund të emërojë vetëm magjistratët që diplomohen në vitin 2016 si dhe veprojë në rastin e masave disiplinore apo të vlerësimit të gjyqtarëve.
Kufizimi i kompetencave të KLD-së është një prej pikave kryesore ku bazohet padia e dy shoqatave të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Ndërprerja e mandateve të kryetarëve të gjykatave është një tjetër argument që pritet të shqyrtohet në padinë e ngritur.
Padia kundër ligjit “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” po shkel në gjurmët e procedurave të ndjekura më parë me ligjin e vetingut, i cili u pezullua nga Gjykata Kushtetuese pas padisë së bërë nga Partia Demokratike.
Pasi vendosi pezullimin e zbatimit të ligjit kryesor të paketës së reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese është në pritje të rekomandimit të Komisionit të Venecias për të marrë një vendim.
Përgjigja e Komisionit të Venecias-arbitër i gjithëpranuar për reformën në drejtësi pritet me shumë interes jo vetëm në Tiranë, por edhe në Bruksel, ku në mesin e dhjetorit do të mblidhet Këshilli Europian për të diskutuar rreth mundësisë së hapjes së negociatave të Shqipërisë.
Ligji i vetingut dhe zbatimi i tij është kushti kyç i përmendur në rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
hahaha,ore jeni ne mendje ju apo jo,nuk ka vend arab qe te funxionoi GJYQSORI!shikoni TURQINE!
athere si mund te pritet ne Shqiperine e 90% sumave arabe…….!!!??
Vetingu pritet te paditet perseri nga banda e PD se.
AI DUHESH TE ISHTE SHKRUAR ME BOJE TE KUQE DHE JO ME TE ZEZE……..
Mendoj,se ne se ka nje ankese prej trupes gjyqesore,ne kete rast prej Unionit te Gjyqtareve,nuk duhet te jete kompetence e Gjykates Kushtetuese,sepse ka konflikt interesi.Si mundet,qe antaret e Gjykates Kushtetuese,te quajne ne perputhje me Kushtetuten nje ligj,i cili do te trajtoje probleme qe lidhen me gjyqesorin dhe prokurorine,sidomos lidhur me anan morale,korrekteses,pasurise,aftesive profesionale etj?Kushdo e kupton se,antaret e kesaj Gjykate,mbas mbarimit te mandatit,te nesermen do te jene pjese e gjyqesorit apo prokurorise dhe do te kene ne shpine,pasojat e nje ligji si ai i “vetingut”…Prandaj,eshte turp dhe antiligjore,qe Gjykata Kushtetuese,te pranoje te shqyrtoje nje “ankimim” prej Unionit te Gjyqtareve…
Po sigurisht se e kundershtojne dhe “gjejne” nene e ligje kunder kushtetutes sepse duan ta ruajne pushtetin qe kan,duan te mbrojne ata qe i akne bere gjykates,prandaj une ju them se nuk mjafton kundershtimi por duhet ti ndaloni çdo inisiative qe ua heq pushtetin dhe per kete garant ekeni sali berishen elul bashen te cilet jane dy te paret qe duhet te pergjigjen per krimet qe kane bere,pra ju gjykates te mallkaur faleni sali berishes,lul bashes e nishan presednikit dhe eksperkrimineleve te PD-s,per ju rrofte sali berisha,luli,nishani,fazlliqi si keshilltar dhe kafshet tjera ne llaven e qartur te PD-s,por mos harroni zotri vrases se çdo gje ka nje fund edhe reforma do te behet dhe ju do te zhvisheni nga pushteti qe keni por do te perfundoni me turp dhe mbase dikuj ndoshta do tju dhimbseni,te mallkuar.