Shokuese: Rituali mizor i "Rrotullimit të Qenve" në Bullgari

2 Dhjetor 2016, 19:20Sociale TEMA

Rrotullimi i qenve është rituali mizor, i cili zhvillohet në Bullgari, ku kafshët lihen të rrotullohen në ajër për minuta të tëra.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, tregohet se si qentë lidhen me litar dhe vendosen të rrotullohen në ajër, gjersa në fund bien në një pellg uji poshtë tyre.

Kjo traditë zhvillohet prej disa shekujsh dhe mendohet se ka një zanafillë pagane, e cila synon largimin e shpirtrave të këqinj.

Por, ajo u ndalua me ligj në vitin 2006, për shkak të mizorisë së ushtruar ndaj kafshëve, ndonëse vazhdon të kryhet në disa zona rurale.

1 komente në “Shokuese: Rituali mizor i “Rrotullimit të Qenve” në Bullgari”

  1. sala says:

    kjo eshte argetuese nuk eshte shokuese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje