Kumbaro në Shën Petersburg, ne Forumin eV-të Kulturor Ndërkombëtar

3 Dhjetor 2016, 18:27Kulturë TEMA
Kumbaro në Shën Petersburg, ne Forumin eV-të Kulturor

Sot, më 2 dhjetor, në kuadër të Forumit, Ministrja e Kulturës së Shqiperisë, znj. Mirela Kumbaro, e cila kryeson delegacionin shqiptar në Shën Petërburg, bashkë me homologun e saj rus, z. Vladimir Medinski, kanë nënshkruar Programin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet ministrive të kulturës së dy vendeve për periudhën 2017-2019. Gjithashtu, një ditë më parë, në një nga seancat e Forumit, ku morën pjesë pjesëpërfaqësues të vendeve të ndryshme si Italia, Greqia, Sllovenia, Serbia etj., Ministrja Kumbaro mbajti një fjalim kushtuar çështjeve të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe planeve për të intensifikuar dialogun kulturor Rusi-Shqipëri.

Gjatë qëndrimit të saj në Shën Petërburg, znj. Kumbaro zhvilloi edhe një vizitë në Universitetin Shtetëror të Shën Petërburgut, ku pati një takim me Zv.Rektorin për Marrëdhëniet me Jashtë, Sergej Andrjushin, si dhe me përfaqësues të tjerë të rektoratit. Bashkëbiseduesit evidentuan hapësira të mëdha për bashkëpunim dhe diskutuan mbi hapa konkretë për të vendosur kontakte të qëndrueshme komunikimi midis Universitetit dhe institucioneve të Shqipërisë.

Gjithashtu, në një nga sallat më të bukura të Universitetit Ministrja mbajti një leksion me temë “Komunikimi përmes kulturës si faktor bashkëpunimi ndërkombetar dhe kohezioni social” për studentët dhe pedagogët e atjeshëm, kryesisht ata të degës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në përfundim të leksionit albanologët e rinj patën mundësi të praktikonin shqipen e tyre, duke komunikuar nga afër me znj. Kumbaro.

1 komente në “Kumbaro në Shën Petersburg, ne Forumin eV-të Kulturor Ndërkombëtar”

  1. Shoku i Gjin Gjonit says:

    ? Ministren e paska taku zv rektori per maredheniet me jashte! : P

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje