Rikthim në vendin e “krimit”, Basha ju premton kuksianëve: Nuk do lejojmë që të paguani taksë për Rrugën e Kombit

3 Dhjetor 2016, 12:55Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turnit të nisur disa muaj më parë, ishte sot në qytetin e Kukësit.

Një rikthim nëse mund ta quajmë kështu, në vendin e “krimit”, pasi pas akuzave të forta nga KLSH për përvetësimin e 230 milionë eurove të ndërtimit të kësaj rrugë, e shmangu gjykimin me raporte mjekësore dhe procedurë.

Gjatë takimit me kuksianët, Basha thotë se ju ka premtuar atyre se PD-ja nuk do të pranojë që qytetarët të paguajnë taksën për Rrugën e Kombit.

Kreu i Opozitës është shprehur se Kukësi është në varfëri të plotë, duke shtuar se rreth 6 mijë banorë  jetojnë me ndihmë sociale.

“Kukësi është në varfëri të plotë. Papunësia ka prekur çdo familje dhe rreth 6 mijë prej tyre jetojnë me ndihmë sociale.

Pagesa që qeveria vendosi për Rrugën e Kombit do të dyfishojë çmimin e biletës të udhëtimit, do të rrisë koston e lëvizjes së mallrave, dhe do t’i izolojë kuksianët nga pjesa tjetër e vendit.

Ju premtova kuksianëve se unë dhe Partia Demokratike nuk do të pranojmë që ata të paguajnë për Rrugën e Kombit. Rruga e Kombit duhet të jetë e lirë, duhet të jetë rruga që na bashkon dhe jo rruga që na izolon”, -tha Basha.

3 komente në “Rikthim në vendin e “krimit”, Basha ju premton kuksianëve: Nuk do lejojmë që të paguani taksë për Rrugën e Kombit”

  1. Angjelini says:

    Une mendoj se duhet te jete ajo rruga qe ke vjellur 250 milion Euro dhe nuk je denuar akoma. Dakord pederast hollande.

  2. Nave Na says:

    Nuk dona me pagu as Drita e as Uje!
    Na rregullo dhe ekonomine ne Evrope si te cojme femijet tane ene jena ne rregjull!
    Mos harro para zgjedhjeve me organizu naj koncert tallavaje!
    Vota per te Lule Basha!

  3. ivani i madh says:

    per kete ke te drejte o Lul po pse si thua troc qe te te kuptojne ata malesoret qe te votojne me bindje e te qarte per ty PAK JU VODHA 230 E CA MELEONE EURO UNE NE KOHEN QE ISHA MINISTER PO DUAN TE VJEDHIN E KETA AKOMA.Ku ka me vetem te po te me shtrydhin mua e bab Berishen me familjen e banden e tone mund te gjejne.Suksese ne votime per tek 313 jo te 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje