Nëna e dy fëmijëve punonte në një lokal nate, konflikti me bashkëshortin dyshohet se çoi në krimin e Korçës

5 Dhjetor 2016, 10:24Kronika TEMA

Dëshimtarët e krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Korçë, kanë treguar disa detaje.

Sipas tyre nëna e fëmijëve ka qenë në banesë deri në orën 02:00 të mëngjesit dhe kishte vajtur atje për të marrë fëmijët.

Pas debateve të ashpra me bashkëshortin, ajo është larguar nga banesa dhe sipas fqinjëve ngjarja e rëndë ka ndodhur pas largimit të saj.

“Gruaja ka qenë në banesë deri në orën 2 të mëngjesit më pas është larguar.

Pasi iku dëgjuam të qarat e fëmijëve.

Dyshojmë se krimi ka ndodhur pas iku gruaja.

Babai mund ta ketë kryer krimin rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Ajo punonte në një lokal nate dhe kishte dy javë që ishte larguar nga shtëpia”, shprehen fqinjët e familjes Toshi për News 24.

Sipas tyre, pas kthimit nga Greqia, çifti kishte pasur debate të shpeshta, ndërsa nëna e fëmijëve M.T. 24 ishte larguar nga banesa para dy javësh.

Sipas tyre, një nga shkaqet e debateve në çift ka qenë se Naum Toshi nuk e linte bashkëshorten që të punonte në lokal nate dhe ajo e kishte denoncuar të shoqin se e pengonte të punonte.

1 komente në “Nëna e dy fëmijëve punonte në një lokal nate, konflikti me bashkëshortin dyshohet se çoi në krimin e Korçës”

  1. €piriiiiii says:

    2 te Semur mendor burr&grua Vrasin 2 engjej te vegjel. Kur ska Shtet tju mari Femijet, Normal keshtu do veproni Bastarde te ndyre. Ik Shkerdheu e qete ne Night Club tani se je vetem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje