Bashkë i zgjodhëm, bashkë i votuam dhe bashkë humbëm!

11 Dhjetor 2016, 19:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po përpiqet t’i mbushë mendjen vetes se ka diçka për të thënë për Partinë Demokratike, por askush nuk po e dëgjon. Ideja e tij, e “hapjes” së PD, nuk po ngroh askënd, as në PD, as jashtë dhe as rrotull saj. Aq më tepër kjo gjë nuk ngroh askënd në Dhjetor, në muajin kur PD lindi për t’i dhënë fund izolimit të Shqipërisë dhe pas 26 vitesh ka si problem kryesor, se si të hapet vetë.

Por arsyet përse Lulzim Basha nuk ngroh askënd me këtë ide, kanë lidhje me vetë historinë e PD.

Hapja e PD, është një histori e përsëritur në çdo palë zgjedhje të saj, dhe është një mekanizëm i stërkonsumuar, që sa herë është përdorur, ka qenë një justifikim për mbylljen dhe pushtetin personal të kryetarit në PD.

Por meqë Lulzim Basha është i ri në atë parti, dikush duhet t’i kujtojë se gjithçka që po tenton ta thotë si për herë të parë, është provuar e stërprovuar në atë parti.

Ajo parti u hap në vitin 1996, pikërisht atëhere kur bëri gjëmën e parë kundër demokracisë në vend, me zgjedhje të grabitura, duke futur në grupin e saj parlamentar, dhjetëra intelektualë nga bota universitare dhe bota e artit e kulturës. Të gjithë pa ndonjë profil politik, por thjesht për të justifikuar hapjen e PD dhe eleminimin e dhjetëra figurave politike në PD, ata u kthyen në një maskë të shëmtuar të hapjes, dhe e kuptuan vetë disa muaj më vonë, kur vendi u gjend në syrin e ciklonit të krizës më të keqe të historisë së tij. Ikën një nga një pa lënë asnjë gjurmë.

PD u rrëzua dhe mbeti e zhveshur nga vlerat politike, pas vitit 1997 dhe në vitin 2000, Berisha bëri këtë që Basha mendon se po e bën për herë të parë sot. Ai urdhëroi votimin nga anëtarësia e PD, e çdo kandidature që do të dilte në zgjedhjet lokale të vitit 2000. Kandidatët për kryetar bashkie dhe kryetar komunash, u zgjodhën nga anëtarësia e PD, në kushtet e mungesës së një kulture demokratike dhe një anëtarësie të regjistruar në mënyrë të besueshme. E gjitha përfundoi në një proces që e ndau më shumë PD, formoi grupe dhe klane brenda partisë dhe që rezultuan fatale për humbjen shpartalluese në zgjedhje.

Në vitin 2001 e përsëriti nevojën për hapje, por në vend të vlerave të reja, futi në PD dhe grup parlamentar aleatët e vetëm që pranuan të ishin aleatë të PD, me kusht që të ishin në listat e saj.

Makiazhi më i besushëm i hapjes, u përsërit në vitin 2005 dhe prurje më “cilësore” ishte lista që ofroi vajza e Sali Berishës, duke sjellë shokët dhe shoqet e saj, që ishin me të në punë në Kosovë.

Tani kjo listë është në krye të PD dhe pasi ka dështuar në një palë zgjedhje thellë dhe në dy palë zgjedhje të pjesëshme, po përgatit shmangien e përgjegjësisë nga zgjedhjet që po vijnë, duke përsëritur retorikën e hapjes së PD, dhe marrjen e “përgjegjësisë” nga çdo anëtar, duke u thënë atyre pas humbjes në zgjedhje se, “bashkë i zgjodhëm, bashkë i votuam dhe bashkë humbëm” .

Lulzim Basha mendon se kështu e ka gjetur një shteg për të dalë gjallë nga stuhia që parashikon pas humbjes në zgjedhe, tek koncepti i tij leninist “parti e gjithë popullit”. Kjo është e vetmja varkë shpëtimi që ai ka menduar për ditën e tij të keqe. Por ajo varkë fut ujë, se ka 26 vjet që po përdoret.

7 komente në “Bashkë i zgjodhëm, bashkë i votuam dhe bashkë humbëm!”

  1. petrit says:

    Teza Parti e gjithe popullit eshte e hrushovit jo e Leninit .

    1. lu+l=lul k/minister ne 2017 says:

      Jam ndoshta nga te pakte shqiptare qe mendoj
      se Lu Basha eshte piketuar 101% te jete k/m ne 2017 dhe Ilir Meta President.

      Jam ndoshta nga te pakte shqiptare qe mendoj se votimet ne 22 mars 1992
      I fitoi rajersoni me CEKUN E BARDHE dhe qe
      abuzuan ne menyren me te ndyre te mundeshme
      me simpatine qe kishin shqiptaret per ameriken
      dhe me vendosmerine e tyre ne nderrimin me cdo cmim te sistemit 1944-1990.

      Por jam nga te shumtet shqiptare qe mendoj se votimet ne 2005 ishin nje skenar po aq indyre
      I bere ne bodrume ambasadash..me “miratimin e Nano-Metes”
      por dhe te ca stratege amerikane votimesh si mjeshtri me inicjale S.S qe Mero e njeh nga afer jo vetem ate
      por dhe shpuren e gery-kokalareve qe kurre nuk e kuptova pse u be me Sali kriminelin.

      E njejta histori po perseriten me ndyresiren Lu Basha qe edhe pse ka kryer tri krime te renda:
      TRADHETI
      VRASJE
      VJEDHJE KOZMIKE
      ai perseri jo vetem qe eshte ne loje por ka dhe shtetare te nivelit te larte e puthin ne faqet e tij te lyera me gjakun e 21 janarit apo xhambasdore si fakiri Arvizu qe i tha yll ne ngjitje duke perdhosur jetimet 21 janarit

      Te ishte vetem genjeshtar Lu Basha do ishte fat I madh per Shqiperine..

      Ai eshte nje manekin “part time” qe pasi ka plotesuar misionin ne tradheti,krime,vrasje,vjedhje kolosale e mbajne si qen te lidhur dhe mund te bejne cte duan me te…prangat ..ose k/m ne 2017..ose japin azil ne hollande.

      Problemi nr 1 ne shqiperi eshte edi rama

      Ka kaluar cdo limit durimi dhe cdo limit kohe..ai eshte frikacak…impotent dhe tradhetar I shantazhuar..duhet burrerisht ose te kerkoje ndihmen e popullit..ose te jape doreheqjen me nder..

      Nqs edi rama do vazhdoje me kete gjendje apokaliptike me fasada ..bojra..pasarela apo duke firmosur cdo lloj dokumenti qe I japin miqte te firmose (kujtojme muxhahidinet)do te behet tradhetari dhe qytetari me I peshtirosur per te gjitha kohrat
      ———————————
      Problemi nr 2
      ne shqiperi jane keto perendimoret me qatipet e tyre ambasadore qe jo vetem e kane dhjere pune ne shqiperi por jane vete problem
      Per lexuesin e durueshem le te japim tre krahasime per te kuptuar qe keto “miqte e meros” ne trajtojne si FERME KAFSHES TE ORWELLIT:

      krahasimi I pare

      Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e “tmerrshme”:
      “…Diplomate te tipit Hill dhe Bill (Rajerson,) pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin…Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike…per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman… Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi… dhe jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time…por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet
      Pra Fatos Nano arrestohet si kryeterrorist per vjedhjen e 100 dollareve te ndihmave italiane.
      Kurse LULI I ketyre perendimoreve te MEROS grabiti 300-400 miljon dollare te rruga e kombit..biles po sipas meros ambasdorja e atehereshme MR deri sa I mori firmen ministrit manekin Lul ishkonte vizite private te shtepia ne darke..e habiteshme apo jo…komentin e vazhdon lexuesi per YLLIN NE NGJITJE TE ARVIZUSE
      ——————————
      krahesimi dyte
      14 SHTATOR 1998
      SULMOHET dhe pushtohet k/m shteti shqiptar nga banda e berishajve e tropojes e mamurrzakeve e koqevareve te bukoshit..dhe keto perendimoret e leshit…kujdes lexojeni mire TE LESHIT…NE VEND TE KERKOHEJ ARRESTIMI I Sali kriminelit..u pergezua se ktheu vullnetarisht armatimin e rende dhe tanket…hajde miq per fiq hajde
      21 JANAR 2011
      egzekutohen barbarisht 4 protestues ne boulevard pa kaluar gardhin njeri..ndoshta me ndonje “shkelje syri” te arvizuse qe te mbronte k/m e natos me cdo kusht..gjasme…duke then se fajin e paska patur edi rama..ne dakort ne te semes shkofte dhe edi rama me keto arvizute qe mbrojten hapur nje kriminel duke I thene burre shteti
      ————————–
      krahesimi I trete
      2009
      ne votimet e pergjitheshme pati nje vjedhje massive nga PD biles dhe pse fitoi PS “KUPEN “ e fitores e mori PD duke I falur dhe koqen e kandarit Ilir muten I shuguruar ne bodrume ambasadash
      Kerkoi PS te hapeshin te pakten disa kutija…ABSOLUTISHT..jo vetem qe nuk u happen por u dogjen ne nje menyre provokuese dhe anti ligjore ne Erzen..dhe asnje nga xhambasdoret e huaj nuk u ndje
      2011
      Fiton edi rama votimet e Tiranes dhe bota e uroi,,r por prisni..nuk keni pare gje akoma…del teoria se ishin hedhur vota te gabuara ne kuti te gabuara..Kulmi ishte te nje mengperveshur qe doli garant per te hapur kutite me “ndershmeri” ..dhe I moren fitoren Edit ndoshta me pelqimin e ketij te fundit..per ta bere k/m ne 2013 dhe keto perendimore ja dhane “lodren” axhamiut Rama pra I dhane vetem godinen e K/m me celsat e kashtes dhe bibilushin e Zahos brenda
      —————-
      prolog
      vetem keto tre shembujt e mesiperm vertetojne ate qe tha Fatos Nano ne 1993
      kur e arrestuan per 100 dollare si binladeni me ndihmen e Hillave & Billave qe…
      Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi
      Fundja edhe te na kishin pushtuar perendimoret do ishte nje gje e pranueshme.
      .por jooooo atyre I duhen 28 000 kilometra katrore si nje WC gjigande
      per te shkarkuar pislleqet e tyre dhe kete klase politike
      si pastrues dhe mirembajtes te kesaj haleje
      me emrin Halebania..

  2. refree says:

    Komedia e rradhes, por tani aktor kryesor eshte Basha dhe jo Berisha,

  3. Parti e dyerve te hapura!!!!!!!pse deri tani i ka pase dyert e mbyllura?
    Dyert i hapi rambo alia te kesaj partie qe do i shkonte me shume partia e sigurimsave dhe e sekretareve te partise,dhe u ndoq nga njerez burgaxhinj te denuar per vjedhje dhe krime nga me te ultat ,qe na e hiqnin veten te persekutuar duke sajuar edhe ndonje dokument fallc si ato te universiteteve pa mbaruar 7 vjecaren.
    Dhe bashkimi i komunisteve me llumin e shoqerise formuan nje konglamerat te forte qe arriten te na vjedhin dhe te na plackisin qe nga pronat deri parat e kursyera(dhe tani qeveria demshperblen ishpronaret me paret tona dhe jo te kusareve qe pushtuan tokat).
    Dhe ikin komunistet e PD vijne komunistet e PS,njera pale legalizon dhe ligjeron vjedhjet dhe gabimet e se pares,pra legalizojne hajduterine dhe na ndeshkojne ne qe punojme ndershmerisht-
    Pra LULUSHI(kukulla e salikomunistit) do te hap akoma me shume dyert e partise per hajdutet e cdo ngjyre qe kane ikur nga partia e tij dhe e cdo partie tjeter te tipit kaci zi deri tek kreshniku kuq e zi.
    lumi qe mori vunon pse nuk e mori edhe fshatin tone

  4. Daku says:

    Jam dakort me te gjitha qe thua Mero djali,po sikur e ke harruar fare krye hajdutin Meta me kompani.Thjeshte harrese apo….?Un kam frike se te ka tredhur dhe ty si shume te tjere.

  5. Qytetar says:

    Preshin do hane.

  6. ETHEM says:

    SHUME DAKORT ME MERON POR DHE KOMENTUESIN..LU+L=LUL 2017.SONDAZHI I BERE NGA OSBE PER E.HOXHEN DHE REGJIMIN KOMUNIST KU 45 E PERKRAHIN ATE,TREGON SE EU DHE SHBA ESHTE E SHQETESUAR PER KETE.NGAJ PS SHIHET SI PASARDHESE E PP=KOMUNISTE,NDONSE RAMA E KA HEDHUR POSHTE ATE.KJO VERTETON EDHE PSE SALIU MBAHET ATY,PASI SIPAS TIJ :”PO IKA UNE ERDHI KOMUNIZMI”ME KRIMET QE KA BERE SALIU DUHEJ FUTUR 100 HERE NE BIRUCE,POR JO..! AI U DUHET ATYRE QE E PRUNE PER TE HEQUR QAFE PS DHE RAMEN SI NIPI SPIRI KOLEKES QE NE 2013 E LANE TE FITOI NGA ZULLUMET E SALIQENIT.CILESIMI I SB E LB SI BURE SHTETI E YLL NE NGJITJE NUK JANE PA DOMETHENIE.NUK KA RENDESI SA SOCIALIT VRITEN NE SHESH,KA RENDESI QE NE KETE VEND TE KET RREMUJE PASI KESHTU I INTERESON UDB..QE SHQIPTARET KUDO TE JENE TE PERULUR E JASHTE EUROPES.ZVARRITJA E REFORMES NE DREJTESI NE PRANI TE AMBASADOREVE TREGON SE SALIU DO DREJTOJ EDHE NE TE ARDHMEN KETE VEND DHE REFORMA DO BEHET SIÇ PREFERON AI,KU 2 VjET RRESHT U PERQAFUA ME “KINEZIN” LU,SI DIKUR ME JAERSONIN QE I PREGATITI FJALIMIN QE U BE PRESIDENT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje