Digjet makina e studio e Flori Mumajesit dhe dy makina të tjera, policia: Zjarri i qëllimshëm!

19 Dhjetor 2016, 08:15Kronika TEMA

Zjarri në parkingun e nëndheshëm ku është djekur makina e këngëtarit të njohur Flori Mumajesi dhe dy makina të tjera ka qënë i qëllimshëm, ndonëse ende nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Detaje të reja dalin nga zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në një parkim të nëndheshëm në Tiranë, ku u përfshinë nga flakët të paktën 3 automjete.

Mësohet se në mesin e tre automjeteve të shkrumbuara nga flakët edhe makina e kantautorit të famshëm Flori Mumajesi. Jo vetëm kaq, por të njëjtat burime thonë se zjarri i rënë ka përfshirë nga flakët edhe një godinë 3-katëshe në të cilën ndodhet edhe studio diskografike e këngëtarit Flori Mumajesi.

Kështu bashkë me studion e tij është përfshirë nga flakët, ndërsa edhe makina e Mumajesit që thuhet se kushton 140 mijë është djegur nga zjarri.

Deri më tani janë të panjohura shkaqet e zjarrit, por dyshohet që të jetë i qëllimshëm. Sipas burimeve dyshimet paraprake janë se zjarrëvënia është e qëllimshme dhe “shenjestra” ka qenë pikërisht makina e Mumajesit.

Ndërkohë, flitet edhe për një person të asfiksuar nga tymi në katin e tretë të godinës, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Në vendngjarje ndodhen 5 forca të zjarrfikësve që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zyrtarisht sipas policisë ngjarka ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën ” Ymer Kurti”, në kryeqytet ndërsa janë evakuuar banorët e pallatit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 23:00, ka rene zjarr ne nje mjet i cili ndodhej ne garazhdin e nje pallati.

Si pasoje e tymit eshte marre mase sigurie evakuimi i banoreve te pallatit.

Po punohet per sqarimin e rrethanave.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje