Akademiku rus Aleksandër Rusakov deklaron se Rusia duhet ta njohë patjetër Kosovën.
I ardhur ën Tiranë me ftesë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës në një konferencë shkencore për shkrimtarin Ismail Kadare, Rusakov dha një intervistë të gjatë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”.
Një njohës shumë i mirë i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe, Rusakov deklaroi për gazetarin Qafoku se nuk ka asnjë arsye që Rusia të vazhdojë të mos e njohë shtetin e Kosovës.
“Kjo duhet të bëhet patjetër dhe nuk mund të ketë më hezitime”, tha Rusakov që një pjesë të studimeve të tij për gjuhën dhe kulturën shqipe i ka bërë në Kosovë.
Rusakov për Kadarenë
Profesori rus Aleksandër Rusakov gjatë konferencës shkencoore mbajti kumptesën me temë “Gjuha shqipe në krijimin e universit të Kadaresë” duke përdorur deri një shprehje të marrë prej tij “gjithëfarë rrangullash që su dihej as emri”.
Janë të shumtë studiuesit shqiptarë që e vlerësuan Rusakov për sjelljen në studimin e tij të elementeve të gjuhës shqipe të përdorur nga Kadare në krijimet e tij letrare që për studiuesit dhe shkencëtarët është një lëndë e jashtëzakonshme.
Lidhur me këtë gjatë intervistës Rusakov preku edhe çështjen e çmimit Nobel duke bërë një përcaktim gati letrar.
“Ismail Kadare është krijur për të marrë çmimin “Nobel”.
Unë nuk arrij të kuptoj se si Akademia suedeze nuk ia jep këtë çmim këtij shkrimtari. Por duket se ka arsye politike”, tha gjuhtari dhe akademiku rus.
Sipas tij njëkohësisht duhet të kenë ndikuar edhe ata shqiptarë që kanë dërguar letra e padi ndaj Kadaresë në Akademinë “Nobel”.
“Kjo nuk është normale por më anormale është se si Akademia nuk ia jep këtë çmim”, tha ai.
I pyetur nga gazetari Qafoku nëse Ismail Kadare ka qenë ndikuar në krijimtarinë e vet nga shkrimtarët rusë, bashkohës të tij, Rusakov e mohoi kategorikisht këtë.
“Kadare nuk është ndikuar nga letërsia ruse. Po të ishte ndikuar në atë kohë do ta dëmtonte në krijimtarinë e vet”, tha Rusakov.
Marrëdhëniet e Rusisë me Shqipërinë dhe gjuha shqipe
Aleksandër Rusakov është profesor i gjuhës shqipe në degën e gjuhës shqipe në Univeristetin e Shën Petërburgut në Rusi.
Kjo degë është themeluar në këtë universitet që në vitin 1955, ndërsa Rusakov ka nisur studimet për gjuhën shqipe në vitin 1974.
Gjatë intervistës së tij ai tha se e kishte tërhequr gjuha shqipe si një gjuhë e vjetër dhe krejt e veçantë.
Rusakov tregoi vështirësitë e studimeve nga viti 1974 deri në vitin 1990 sepse marrdhëniet mes Bashkimit Sovejtik dhe Shqipërisë ishin ndëprerë.
“Nuk kam dëgjuar një rus të shajë dhe flaës keq për popullin shqiptar.
Kam dëgjuar të shajnë diktatorët shqiptarë nga të cilët kanë vuajtur.
Kam dëgjuar të shajnë regjimin, por kurrë nuk kam dëgjuar fjalë të këqia për popullin shqiptar”, tha ai.
Megjithatë Rusakov e kishte gjetur shpëtimin për të studiuar gjuhën shqipe në trojet shqiptar.
“Për mua shpëtim ka qenë Kosova. Kam qenë disa herë në Kosovë gjatë asaj kohe sepse mund të vija atje ndërsa në Shqipëri jo. Kjo më ka ndihmuar shumë ta njohë gjuhën shqipe dhe kulturën nëpërmjet Kosovës” tha ai.
I saktë në cdo gjë.
Pa perandorine sllave nuk do kishte krishterim ne ballkan do ishin te gjithe allahu ekber si turkoshqiptar.
Vrromo evgjitet nuk e dine se cfare eshte krishterimi i vertete europian – karolicizmi. Shko qihu te janulla adriatik turko ortodoksi
I saktë në cdo gjë.
I saktë në cdo gjë.
Edhe shqiptaret nuk kane opinion te keq per popullin rus kemi kaluar goxha halle bashke
Ne e dime qe politika ruse nuk shpreh vullnetin e popullit
Por politika ruse ka dy shekuj qe kerkon zhdukjen e popullit shqiptar serbia dhe greqia jane rritur pese here nga themelimi i tyre ne dem te territoreve shqiptare nje kotribut te madh e ka dhene politika ruse
Prandaj zoteri merruni vesh ne shtepi para se te shpreheni se kush eshte rusia per shqiptaret
Se spo ju kuptojme
E megjithategjate dy shekujve te fundit Rusia ka punuar kunder interesave te Shqiperise. Konkretisht ne percaktimin e kufijve ne konferencen e ambasadoreve ne Londer, ku Rusia pranonte vetem nje principate te vogel shqiptare nw Shqiperine e mesme me vetwm 14 perqind te trojeve shqipfolese; ne rekomandimin qe Stalini i beri Gjilasit se Jugosllavia “duhet ta gelltise Shqiperine” (per ata qe dine rusisht, “nado gllatit Allbanjii”.
Edhe mosnjohja e Kosoves nga Rusia nuk eshte nje aksident historikc, por nje rrjedhim i pashmangshem i faktorit gjeopolitikqe percakton politiken e jashtme ruse qe nga koha e Stanislavit 3 shekuj me pare.
Nuk mund te kete iluzione, Rusia do dhe do te doje qe Kosova t’i kthehet Serbise aleates me besnike qe Rusia ka ne Ballkan.
Nuk ka degjuar akademiku rus ndonje rus te shaje shqiptaret?
Po ne mos ka degjuar, jam I sigurt qe ka pare tifozet ruse ne stadium duke bertitur “Vrisni shqiptaret!. Njelloj si greket e “Agimit te Arte”.
Mase nuk ka dedjuar por ka lexuar si gjithe te tjeret. Me siguri e ka lexuar se si Stalini, ne bisede me Kardelin I quan Shqitaret qena, qe duhen trajtuar si qena…Oh, Stalini nuk eshte Rus…Mendojne Ruset se ne jemi naïve(ndoshta ka te drejte kur shikon komentet) dhe nuk kuptojme qe interesi yne eshte drejt perendimit. Gjithmone kane gabuar me ne sepse mbrojne vellezrit slave….
Ky rusi eshte nje ne nje milion ruse qe nuk mendon keq per shqiptaret.
Rusia ka qene hasmk yne nr. 1 me shekujt te tere, pasi ruset mbeshtesin sllavet dhe evgjitet dhe mongolet ortodokse.