Një zhurmë e madhe ka mbërthyer mediat dhe politikën shqiptare rreth përdorimit të partneritetit publik privat si instrument zhvillimi. Njera palë që është qeveria e paraqet atë si një instrument financimi të projekteve dhe të zhvillimit, pa mobilizuar fonde buxhetore, ndërsa pala tjetër opozita e paraqet atë si “delen e zezë” dhe si një instrument korrupsioni dhe abuzimi.
Aktualisht nuk ka një përkufizim të qartë të këtij koncepti dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare e kanë përkufizuar atë në mënyra të ndryshme. Por pavaraesisht nga diferencat e perkufizimeve thelbi i partneritetit publik privat konsiston në njëmarrveshje afatgjatë midis qeverisë dhe organiztave të sektorit privat, ku këto të fundit bëhen pjesmarrëse në vendimmarrje për prodhimin e të mirave publike që tradicionalisht janë ofruar nga sektori publik dhe në të cilën sektori privat merr përsipër rrezikun e këtij prodhimi. Dy janë format më të njohura të partneritetit publik privat, koncensionet dhe ofrimi i shërbimeve. Koncensionet si formë e partneritetit publik privat bazohen në transferimine të drejtave nga sektori publik në atë privat për shfrytëzimin e tyre nga ky i fundit. Ofrimi i shërbimeve si formë e partneritetit publik privatështë transferimi i detyrimeve që ka shteti për dhënien e shërbimeve publike prej tij nënë sektorin privat. Kështu me koncension mund të jepen për shfrytëzim pasuri të tilla kombëtare ose të drejta si ujrat, pyjet, pasuritë nëntokësore, rrugët etj. të kësaj natyre ndërkohë që shteti mund të transferojë në sektorin privat disa detyrime që ka ndaj popullsisë në fushën e dhënies sëshërbimeve publike,si shërbimet mjekësore, arsimore, shërbimet e pastrimit etj., por duke mbajtur nën kontroll kryerjen e tyre sipas standarteve të kërkuara.
Nevoja për partneritet publik privat buron nga mundësitë e kufizuara të shtetit për dhënien e këtyre shërbimeve apo shfrytëzimin e pasurive kombëtare nga njëra anë dhe kërkesat në rritje të shoqërisë për këto shërbime.
Histori e shkurtër
Koncepti i partneritetit publik dhe privat në fakt nuk është i ri. Ai është përdorur që herët dhe zë fill dy mijë vjet më parë në perandorinë romake.Në këtë periudhë, koncesionet shërbyen si instrumente ligjore për ndërtimin e rrugëve, banjove publike dhe funksionimin e tregjeve. Shembuj të tjerë të famshëm përfshijnë Evropën mesjetare, ku në fillim të vitit 1438, një fisnik francez i quajtur Luis de Bernammori me koncesion një lumë për të ngarkuar dhe transportuar mallrat. Shembuj tëshumtë vijnëqë nga periudha e shekullit XVII dhe XVIII me objektet e shumta të infrastrukturës (kanaleve ujore, rrugëve, hekurudhave) në Evropë dhe më pas në Amerikë, Kinë dhe Japoni me financime private sipas kontratave koncesionare. Një prej ngjarjeve të njohura në historinë e PPP-ve në SHBA është edhe rasti i ndërtimit të urës mbi lumin Newbury, midis qyteteve Rowley dhe Newbury, Massachusetts Bay Colony, në vitin 1654, të projektuar nga Richard Thurley. Projektuesi, financuesi, ndërtuesi, përdoruesi dhe mirëmbajtësi i kësaj ure moripërsipër riskun e kërkesës, pasi shpërblehej vetëm nga të ardhurat e grumbulluara prej pagesave të udhëtarëve mbi këtë urë.
Histori të tilla mund të gjesh në shumë vende të botës. Edhe Shqipëria pas viteve 1912pati disa përvoja të tilla partneriteti të shtrira kryesisht në shfrytëzimin e burimeve natyrore nga kompani të ndryshme koncesionare, kryesisht të huaja. Saktësisht fillimet e partneritetit publik privat nëshqipëri i gjejmë në kohën e mbreterisë. Në këtë periudhë numërohen mbi dhjetë kontrata koncensionare si ajo për shfrytëzimin e pyjeve, dekovili Durrës-Berat, koncensioni i vajgurit, rodhimi dhe shpërndarja energjisë elektrike (Stamles), dekovili Selenicë-Vlorë etj. Gjatë periudhës së qeverisë komuniste 1944-1992 ky lloj instrumenti u ndërpre pasi ishte i ndaluar me kushtetutë.
Edhe në vendin tonë pas vitit 1992 vërejmë se ky instrument u aktivizua përsëri dhe gradualisht u krijua një kuadër ligjor adekuat. Gjatë kësaj periudhe fushat kryesore ku ky instrument u përdor ishin transporti (sistemi hekurudhor, shërbimet e transportit hekurudhor, porte,aeroporte, rrugë, tunele, ura, parking, transport publik), prodhimi dhe shpërndarja e energjisë, ujërat dhe sektori i ujërave të zeza, telekomunikacioni, edukimi dhe sportet; Shëndetësia, kontrata të administrimit apo në kryerjen e shërbimeve publike, përfshirë, e deri në infrastrukturën e burgjeve.
Modeli aktual i partneritetit publik privat lindi për shkak të problemeve me borxhin publik, i cili u rrit shpejt gjatë çrregullimeve makroekonomike të viteve 1970 dhe 1980 dhe si model i strukturuar u përdor në Mbretërinë Bashkuar nga qeveria konservatore e John Major i cili futi Iniciativën Private të Financimit (Private Finance Iniciative, PFI), dhe programin e parë sistematik që synonte në inkurajimin e partneriteteve publik-privat. Baza teorike e këtij instrumenti i mbështetet kryesisht në teorinë e kahershme të XhonKejnsit për rolin e shtetit në ekonomi.
Në periudhat e fundit partneriteti publik privat po përhapet me një shpejtësi të jashtëzakonshme në mbarë botën. Ai paraqitet si njëfilozofi, e cila ka në bazën e saj moton “të japim mëshumë duke shpenzuar më pak”. Majfton të përmendim faktin se në vitin 2014 nëEuropë përdorimi i këtij instrumenti është tetë herë më i madh se ne vitin 1990, si përsa i përket numurit të projekteve ashtu edhe të shumave të investuara në to.
Avantazhet
Më sipër ne përmendëm faktin se partneriteti publik privat është zhvilluar me shpejtësi vitet e fundit në të gjithë Europën dhe kjo për shkak se janë verifikuar disa avantazhe në krahasim me praktikat e mëparshme ku shteti zotëronte dhe shfrytëzonte të drejtat dhe shërbimet në fjalë. Referuar prakikave më të mira të partneritetit publik privat rezulton se avantazhet e këtij instrumenti konsistojnë në:
Rreziqet dhe kufizimet
Partneriteti publik privat është një fushë ku interesat private me ato të sektorit publik konvergojnë me ndryshimin e vetëm se sektori publik synon dhënien e shërbimeve publike me cilësi ndërsa sektori privat rritjen e fitimit nëpërmjet dhënies së shërbimeve publike. Kjo zonë ku përplasen interesat e dy palëve zakonisht përkufizohet si “zonë gri” ku mundësia për abuzime dhe shpërdorime të interesave publike është e lartë. Gjatë auditimit të këtyre veprimtarive, auditët i shënojnë këto veprimtari me “flamuj të kuq” (redflag) si zona ku rreziku i parregullsive është i lartë. Është kjo arsyeja që zhvillimi i partneritetit publik privat kërkon një kujdes të veçantë veçanërisht nga sektori publik për të mbrojtur interesat publike në radhë të parë. Disa nga drejtimet që duhen mbajtur parasysh mendojmë se janë:
Është e rëndësishme të theksojmë gjithashtu se qeveria duhet të ketë politika të qarta në këtë fushë pasi jo cdo veprimtari mund të jetë subjekt i një kontrate përtneriteti publik privat. Në gjykimin tim qeveria mund të jetë jetë e kufizuar në dhënien e koncesioneve në fushën shfrytëzimit të pasurive natyrore të pakthyeshme si nafta pasuritë minerare, pyjet etj. ndërkohë që mund të dhe duhet të nxisë shfrytëzimin e atyre të drejtave qe janë te riciklueshme dhe për momentin nuk ka kapaciteti shfrytëzimi.