Ish-shefi i spiunazhit britanik: Votimi elektronik i rrezikuar seriozisht nga hakerat!

4 Janar 2017, 16:02Bota TEMA

Votimi tradicional mund të jetë një opsion më i mirë se votimi elektronik pasi teknologjia mund të hakerohet dhe të ndryshohet rezultati i votimit, kështu ka deklaruar ish-shefi i MI6, spiunazhit britanik.

Sir John Sawers ka thënë në një intervistë për BBC se lapsi e letra janë ndoshta mënyra më e mirë për të votuar se çdo zgjedhje tjetër.

Komenti i tij erdhi pas aludimeve se Rusia ka ndikuar në votimin në SHBA, ku u zgjodh presidenti Donald Trump.

“Kemi nevojë për sisteme që janë të fuqishme”, tha Sawers.

“I vetmi shqetësim është se gjenerata e re pret të veprojë në gjithçka me anë të teknologjisë. Çuditërisht, letra dhe lapsi janë më të sigurt momentalisht se çdo sistem elektronik”, tha ish-spiuni.

Por ka edhe mendime të kundërta.

Areeq Chowdhury, shefi i “WebRoots Democrasyc” tha për BBC se “nuk ka prova që të vërtetojnë se votimi elektronik është më pak i sigurt se ai në letër”.

“Ka pasur më shumë raste manipulimi në votimin tradicional me letër se në ato elektronike”,tha ai.

Gjithsesi ish-spiuni bnritanik Sawers mendon se rreziku nga votimi elektronik dhe hakerimi i mundshëm është real.

“Ne jemi në fazat e para. Është pak a shumë si me armët bërthamore në vitet ’50. Kemi aftësitë, por nuk ka rregulla se si do të përdoret dhe mund të përdoret apo keqpërdoret votimi elektronik”, shtoi Sawers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje