Mesfushori i Kukësit, Nijas Lena, ka arritur të bëjë foto me një nga sulmuesit e njohur në Europë, Robin Van Persie.
Foto është hedhur nga vetë lojtari i Kukësit në rrjetin e tij social facebook ku shkruan. “Robin Van Persie sulmuesi hollandez ne faze pergatitore ne Antalya”.
Sulmuesi Robin Van Persie është pjesë e skuadrës së njohur turke Fenerbhace.
Më datë 13-janar Van Persie do të jetë kundërshtar i Partizanit në sfidë miqësore që të kuqtë do të luajnë kundër Fenerbhaces.