Ali Ahmeti "kërcënon": Shkojmë në zgjedhje të reja nëse nuk pranohen kushtet tona

10 Janar 2017, 18:35Rajoni TEMA

Situata paraqitet shumë e vështirë në Maqedoni, disa javë pas zgjedhjeve parlamentare.

Duke qënë se vota shqiptare është e domosdoshme për dy grupimet e mëdha maqedonase për të krijuar qeverinë e re, platforma e përbashkët e partive shqiptare e ka vënë në vështirësi krijimin e një kabineti të ri qeveritar.

Duket se dy grupet e mëdha maqedonase, ai i Gruevskit dhe ai i Zajevit janë zënë në befasi nga bashkimi i shqiptarëve në të njejtën platformë.

Lidhja Social Demokrate ende po hesht lidhur platformën e përbashkët shqiptare.

Media kërkon përgjigje lidhur me këtë temë, por askush nga kjo parti nuk i përgjigjet thirrjeve.

Derisa Gruevski tashmë është shprehur kundër disa pikave të kësaj platforme, nga LSDM thonë se po presin dokumentin zyrtar.

Megjithatë LSDM vijon të heshtë në lidhje me platformën e përbashkët të shqiptarëve, pavarësisht se thelbin e kushteve të shqiptarëve ata i dinë mjaft mirë.

Ndërkaq në emisionin Click Plus, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e thotë qartë, nëse nuk pranohet platforma e përbashkët, qeveri nuk do të ketë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Jeni ju për zgjedhje të reja Z. Ahmeti ?

“Pse jo. Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës nga cili do subjekt”, tha Ahmeti.

3 komente në “Ali Ahmeti “kërcënon”: Shkojmë në zgjedhje të reja nëse nuk pranohen kushtet tona”

  1. ..... says:

    PO HE MER BURR BEHUNI BASHK SI SHQIPTAR TE VERTET DHE MENDONI PER POPULLIN TUAJ QE JU NDJEK NGA PAS , BASHK DO TE FITONI DHE DO JETONI ME DINJITET NE TROJET TUAJA , BRRAVO RRESPEKTE DHE MOS U TERHIQNI KURR FITORJA ESHT E SIGURT , TANI PO E MERITONI ME TE VERTET VOTEN E POPULLIT TUAJ BRRAVO.

  2. kombi says:

    Ahmetit ja zuren bishtin me dere dhe nuk ka nga te shkoje , mjaft shiu lam me Gruevskin . Shqipetaret po marrin fatete e fyre ne dore ,se nga Maqedonasit nuk vjen asgje ,pervec mashtrimeve.

  3. Bravo ju qoft per punen qe po beni per popullin, per her te par ne Maqedoni shqiptaret jan treguar me te afte se mbeturinat greko-sllave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje