Lulzim Basha porosit një intervistë pas fitores së Donald Trump, për të thënë s’ka lidhje me Sorosin

13 Janar 2017, 20:23Politika TEMA

Në morinë e sulmeve gati humoristike ndaj Xhorxh Sorosit në Shqipëri, prej kohësh aludohet se ai ka kapur edhe Partinë Demokratike dhe vetë kreun e saj, Lulzim Basha.

Ky i fundit duket se e ka pasur problem këtë akuzë, sidomos tani që zgjedhjet presidenciale i fitoi Donald Trump.

Për këtë arsye, ai ka porositur një intervistë me Çlirim Pekën për të folur pikërisht për Sorosin dhe nëse ka lidhje me të.

Kjo, duke qenë se Basha është takuar më shumë se dy vite me parë me Sorosin në Tiranë.

Pyetje: A është Lulzim Basha i pavarur dhe i pa kapur nga Xhorxh Soros?

Basha: Sigurisht që po Çim Peka, aq sa je edhe ti me sa të njoh të paktën.

Pyetje: Sigurisht…

Basha: Ai ka qenë një takim i kërkuar nga stafi i Sorosit në kuadër të një vizite që ka bërë në Shqipëri..

Në 6 dhjetor 2014, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në zyrën e tij miliarderin George Soros. Sipas njoftimit për shtyp të aso kohe të selisë blu, gjatë takimit ata diskutuan mbi situatën aktuale dhe sfidat e Shqipërisë. Kreu i PD-së i tha Soros-it se “Shqipëria ka bërë një përparim domethënës në këto 23 vite, por standardet e arritura po kërcënohen nga kursi antidemokratik i dyshes Rama-Meta, e cila është në kërkim të pushtetit absolut”, – u shpreh Basha.

2 komente në “Lulzim Basha porosit një intervistë pas fitores së Donald Trump, për të thënë s’ka lidhje me Sorosin”

  1. Taras Bulba says:

    Plehera Bashs intervist te fshatari injorant Cimi Pyka

  2. Nacionalist says:

    Ku e keni Gjin Gjonin?Pra, Gjin Gjoni me Gruan me Biznes paska mashtruar, ndersa Alfred Pezo me rroge dhe kursime, 2000000$?
    Hani mut o popull, kjo eshte rilindja, i ben miliardat me pensionin e mamit si ai i fikut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje