Nano në Zululand: Sikur t'iu binte në dorë një dokument që e nxjerr shqipen e shkruar më të vonë, do ta publikonit? Xh. Lloshi i përgjigjet: Po, sigurisht

18 Janar 2017, 20:45Sociale TEMA

Me Xhevat Lloshin, Mustafa Nano diskutoi lidhur me shkencën në Shqipëri, ndonëse biseda pati edhe kthesa e devijime.

“Ka kuptim të pretendohet të bëhet shkencë në një vend të vogël si Shqipëria?”, ishte një nga pyetjet e Nanos.

“Po, mund të bëhet shkencë në fushën e studimeve historike, gjuhësore e albanologjike”, tha prof. Lloshi, i cili gjatë përgjigjes u ndal te roli i Universiteteve, te roli i akademisë së shkencave, te konferencnat shkencore, në të cilat flasin njerëz që nuk kanë asnjë kontribut shkencor, etj.

“Është establishmenti politik që e ka frikë shkencën”, përfundoi, “sepse të vërtetat shkencore do t’i pengojnë ata të bëjën prapësirat që bëjnë”.

Nano i kërkoi të shpjegohej, dhe ai tha se “fjala vjen, një ekonomist mund të mbrojë teza që u prishin hesapet politikanëve të prapë, dhe askush prej tyre nuk do donte t’i dëgjonte të vërteta të tilla”.

Më tej Nano u ndal tek qëndrimi që duhet të mbajë një shkencëtar kur i duhet të thotë një të vërtetë që bie ndesh me një interes madhor.

“Duhet thënë një e vërtetë e tillë që prish ekulibra të rëndësishëm?”, ishte pyetja e Nanos.

“Po, absolutisht po”, ishte përgjigja e Lloshit.

Nano vijoi: “Më lejoni të jem më konkret. Nëse do t’iu binte në dorë një fakt që provon se Formula e Pagëzimit e Pal Engjëllit, apo Meshari i Gjon Buzukut, janë dokumenta të fabrikuara, do dilnit në publik e ta bërtisnit këtë fakt?”

Prof Lloshi tha se “do ta thoshte në publik, por pa bërtitur”.

Në fund të programit, Nano i bëri ftesën që këtë bisedë ta vijonin edhe të hënën e ardhshme, dhe zoti Lloshi ra dakord.

 

4 komente në “Nano në Zululand: Sikur t’iu binte në dorë një dokument që e nxjerr shqipen e shkruar më të vonë, do ta publikonit? Xh. Lloshi i përgjigjet: Po, sigurisht”

  1. N. KITA says:

    pyetje surrohypotetike…
    nuk jetohet me përralla serbe e sllavofyromiste…
    Njeriu, ose studiuesi me fytyrë “INTEGRITET”, nuk ka se pse të tapetohet,
    gënjeshtra pjell gënjeshtra dhe turpi trashet

  2. Bogonica says:

    Profesor Xhevat Lloshi eshte figure e respektuar e shkences albanologjike dhe e gjuhesise,kam pas rast ta njoh nga afer,i thjeshte si e verteta,ndonse eshte nje arkiv i gjalle per arritjet shkencore ne fushen e tij e nuk mund te shkeputesh prej tij.Hyri ne politke,i beri nder parlamentit shqiptar dhe doli i paster,ruajti figuren e akademikiut.Parlamenti ka nevoje per akademike te nivelit te z. Xhevat Lloshi,e z.Gjovalin Shkurtaj etj,mirpo politika dhe paraja i kane nxjerre jashte valles njerez te tille,ndonse politika ben thirrje qe sa me shume akademike te futen ne paralment(!)Por keni vene re?Asnje parti politike nuk i perfshin ne listat e proporcionalit personalitete te tilla,sepse te tille njerez me mend sot, nuk kane para.Ne listat per deputete futen cupulina dhe bisnesmene qe kane para te cilet blejne vota.!

  3. Kola says:

    Shume interesante kjo bisede. Shkencetari mbetet shkencetar dhe fjala e tij ka argumentin shkencor, por fatkeqesisht tek ne shkencen e bejne shpellaret sipas porosive te kryeshpellarit te cilet fantastikisht po na nxjerrin si kombin me te vjeter ne bote. Prandaj shkencetaret duhen ftuar me dendur ne biseda te tilla. Krenaria kombetare na pelqen te gjitheve, por kur ajo behet hiperbolike, ben efekt te kundert poshterues.

  4. nuk says:

    Shqipja edhe sot nuk shkruhet?!
    sepse shkruhet “Sikur t’ju…” dhe jo “sikur t’iu…”……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje