Trump-it i dalin të “palarat”: Zbulohet takimi me Putin!

18 Janar 2017, 18:01Politika TEMA

Presidenti  Donald Trump ka deklaruar në një intervistë të tetorit 2015 se kishte takuar një herë Vladimir Putin “shumë kohë më parë” dhe se “kishte kaluar shumë mirë me të”.

Një deklaratë që bie në kundërshtim me ato që ai ka thënë më pas.

“Unë nuk e kam takuar kurrë në jetën time Vladimir Putin”, tha ai gjatë fushatës presidenciale.

“As e kam takuar e as kam folur me të ndonjëherë në mënyrë direkte”, tha Trump në 2016.

Kaseta e sapopublikuar hedh dritë mbi takimin e tij me Putin.

Trump deklaronte për gazetarin Michael Savage se “rusët po godasin fort ISIS”.

“E ke takuar Vladimir Putin”, pyet gazetari?

“Po”, përgjigjet Trump.

“E paske takuar”, pyet i çuditur gazetari?

“Po”, përgjigjet prerazi Trump.

“Shumë kohë më parë. Kaluar mirë, nëse do ta dish”, thotë ai.

“Nëse do të fitosh zgjedhjet, do të kesh marrëdhënie me Putin”, pyet gazetari Savage?

“Po, besoj se do të kem. Dy vjet më parë kisha konkursin e Miss Univers në Moskë. Takova shumë drejtues rusë. Janë njerëz që mbarojnë punë”, thotë Trump.

Më tej gazetari e pyet se si shkoi takimi me Putin.

“Fola në mënyrë indirekte dhe direkte me të. Nuk kishte ku të shkonte më mirë”, rrëfeu Trump.

https://www.yahoo.com/news/tape-shows-trump-contradicting-himself-again-on-putin-meeting-213245455.html

6 komente në “Trump-it i dalin të “palarat”: Zbulohet takimi me Putin!”

  1. kopshti pa dreke says:

    Ky tipi ka trurin e nje adoleshenti america the land of opportunities ? ? ?

  2. Spartaku says:

    Keto mund te jene te verteta,por per momentin keto marrin kuptimin e llafeve apo llogjeve te pazarit.Ai tani eshte president,dhe do sundoi ne amerike,duam apo nuk duan disa.Mori fund.Tramp do jete president dhe kushdo do t’i puthin doren.Nuk ka burre ne bote t’a heq si president.

    1. armand says:

      Ata qe vrane Kennedy do kene vdekur thua?

      1. T.T says:

        Ata qe vran Kennedy, jan ke plaka jote.

    2. boom says:

      Do shohim nese i mbyll 4 vjet si president.

      1. T.T says:

        Hajt tju rroje Saliu,boni Sala ka Tropoja 20 vjet skishte brek ne byth,e jo mo(my president MR Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje