Skandali i vjedhjes në BSH, Apeli nuk ndryshon vendimin për Bitrajn dhe Bruzian

19 Janar 2017, 14:56Kronika TEMA

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e Ardian Bitrajt dhe Mimoza Bruzias.

Ardian Bitrja u dënua nga Shkalla e Parë me 13 vite e 4 muaj burgim, ndërsa Mimoza Bruzia u dënua me 10 vite burgim si bashkëpunëtore në vjedhjen e 713 mln lekëve.

Ardian Bitraj dhe Bruzia kërkuan pafajësi në gjykatën e Apelit pas dënimit me burg në 20 maj 2015 nga gjykata e Tiranës.

Dënimi me 23 vite e 4 muaj për të dy u dha nga gjykata pas procedurës me gjykim të shkurtuar.

Procesi civil u pezullua pasi dënimi i Bitraj e Bruzia nuk ishte dënim i formës së prerë.

Në skandalin e vjedhjes së thesarit u procedua dhe ish-Guvernatori Ardian Fullani, por pas 1 viti proces gjykimi ai fitoi pafajësi në Shkallë të parë dhe në apel.

Pafajësia e Fullanit nuk u ankimua nga prokuroria në Gjykatën e Lartë duke mbetur në fuqi.

1 komente në “Skandali i vjedhjes në BSH, Apeli nuk ndryshon vendimin për Bitrajn dhe Bruzian”

  1. Geri says:

    Po lekët i kthyen? Apo ia lanë Fullanit me interes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje