Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e Ardian Bitrajt dhe Mimoza Bruzias.
Ardian Bitrja u dënua nga Shkalla e Parë me 13 vite e 4 muaj burgim, ndërsa Mimoza Bruzia u dënua me 10 vite burgim si bashkëpunëtore në vjedhjen e 713 mln lekëve.
Ardian Bitraj dhe Bruzia kërkuan pafajësi në gjykatën e Apelit pas dënimit me burg në 20 maj 2015 nga gjykata e Tiranës.
Dënimi me 23 vite e 4 muaj për të dy u dha nga gjykata pas procedurës me gjykim të shkurtuar.
Procesi civil u pezullua pasi dënimi i Bitraj e Bruzia nuk ishte dënim i formës së prerë.
Në skandalin e vjedhjes së thesarit u procedua dhe ish-Guvernatori Ardian Fullani, por pas 1 viti proces gjykimi ai fitoi pafajësi në Shkallë të parë dhe në apel.
Pafajësia e Fullanit nuk u ankimua nga prokuroria në Gjykatën e Lartë duke mbetur në fuqi.
Po lekët i kthyen? Apo ia lanë Fullanit me interes?