Mori 50 mijë euro për gjyqin, Kolegji Penal i refuzon gjykimin e shkurtuar Majlinda Andreas

30 Janar 2017, 14:24Kronika TEMA

Kolegji penal ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të Majlinda Andreas, i cili në seancën e kaluar kishte kërkuar zgjidhjen e çështjes në gjendjen ku ndodhen aktet.

Gjyqtares së pezulluar nga detyra dhe e akuzuar për korrupsion në vlerën e 50 mije eurove nuk i pranohet gjykimi i shkurtuar.

Pas këtij vendimi seancën e ardhshme janë thirrur për të dhënë sqarimet e tyre 10 dëshmitarë të prokurorisë. Mësohet se dëshmitarë në këtë proces do jenë dhe gjyqtarët e gjykatës së lartë Admir Thanza dhe Artan Broçi. Ata kanë qenë pjesë e trupit gjykues të çështjes e cila u hetua për korrupsion.

Sipas prokurorisë, gjyqtarja Majlinda Andrea me ndërmjetësimin e bashkëshortit Odhise Andrea ka marrë një shumë prej 50 mijë eurove për një vendimmarrje pronash në zonën e Sarandës. Në këtë proces janë të pandehur Ilia Cabiri dhe Eleni Lino persona të cilët kanë paguar paratë tek sekseri Petraq Dashi. Ky i fundit i afër i gjyqtares Andrea. Seanca e radhës do të zhvillohet pas një jave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje