REPLIKAT/ Deputetët e PD: Pse s’flisni për Manjanin? Piro Lutaj: Presim analizat e vizitës mjekësore

31 Janar 2017, 11:10Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga diskutimet, pas shkarkimit të Ylli Manjanit.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar që të flitet për akuzat e Manjanit, ndërkohë që deputeti socialist, Piro Lutaj, sipas News 24, iu është përgjigjur atyre, duke thënë se pop resin analizat mjekësore të Manjanit.

Replikat:

Piro Lutaj: Do presim vizitën mjekësore të ish-ministrit të Drejtësisë.

Gent Strazimiri: Nëse thoni se Manjani është çmendur, bëni si Mehmet Shehu.

Fatmir Xhafaj: Faleminderit që ringjallët shokun Mehmet. Jeni opozita e shokut Mehmet. Unë, Edi dhe Saliu kemi qenë grup i organizuar.

Eduart Halimi: Manjani ka informacion mbi gjithçka që bën kjo qeveri. Ai e ka nxjerrë ‘cullak’ qeverinë. Asnjë ministër, as Rama nuk i mohoi fjalët e Manjanit.

Ulsi Manja: Rruga e kësaj opozite drejt pushtetit është shumë e gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje