“Të dashur shokë e shoqe, këtu fola për herë të parë kur më thirrën nga fusha ku punoja me Resmiun…”

31 Janar 2017, 19:21Politika TEMA

Të dashur shokë dhe shoqe

Në këtë sallë kam bërë shumë fjalime në të shkuarën.

Për herë të parë fola në fund të vitit 1984.

Më thirrën nga fusha ku punoja me Resmi Islamin dhe shumë shokë të tjerë.

Studionim nëntokën dhe bënim profilet sizmike të ultësirës nga Fushëkuqe e Laçit, në Cërrik e deri në Seman.

Nuk e dija se këtu po bëhej konferenca e rinisë e asaj kohe.

Atë ditë e mbaj mend jo vetëm se u zgjodha në krye të atyre të rinjve e të rejave të jashtëzakonshëm që i kam dhe do i mbaj në zemrën time përjetë.

Këpucët e mia ishin shumë të vjetra dhe tepër të lodhura.

Nuk mund të futesha në sallë se më vinte turp.

Prita jashtë derisa Mustafa Luto më solli një palë këpucë të reja ku mezi i futa këmbët se më rrinin shumë të vogla.

Aq shumë më vranë ato këpucë sa edhe tani e kam ndjesinë se më vrasin këpucët sa herë provoj një palë të reja.

Provova edhe një xhaketë të Kujtim Hajdarit, por nuk më bënte, sepse më rrinte e vogël, kështu që dola me atë që kisha veshur.

Fieri është një qytet shumë i dashur për mua dhe familjen time.

Në këtë qytet fillova punën për herë të parë në Institutin e Naftës si matematikan, ndërsa zonja ime, Brixhida, filloi si mësuese në shkollën “Perikli Ikonomi”.

Fillimisht u strehova në Patos me ndihmën e Bilbil Muços.

Njerëzit ishin të varfër, por të dashur e të vëmendshëm. Në dhomën ku qëndrova për disa javë, Arshi Hajdini na solli dhuratë dy pirunë që na bënë punë atë fundjavë.

Në Fier lindën e u ritën tre vajzat e mia, Besa, Bora dhe Era, këtu bëra emër e pasuri, krijova aq shumë miqësi e njohje të cilat janë thesaret më të mëdha të jetës time.

Të shumtët nga miqtë e mi kanë ikur nëpër botë e në Tiranë, por sot kam parë lumturisht disa prej tyre në këtë sallë.

U jam mirënjohës dhe ju përulem me respekt të thellë, gjithë këtyre njerëzve të mrekullueshëm të Fierit, Mallakastrës, Patosit, Myzeqesë, Roskovecit, Kurjanit e Levanit, të cilët më ndihmuan aq shumë që të bëj një jetë të madhe”.

Kjo është një pjesë nga fjalimi i Koço Kokëdhimës, mbajtur ditën e sotme në Fier.

Një fjalim që të sjell në mendje sekretarin e Rinisë së asaj kohe.

Shokët komunistë do t’ia kishin zili një fjalim të tillë!

Tani Koço, komunisti që u bë kapitalist, mban fjalime për demokracinë, për zgjedhje të lira, për kandidatë për deputetë të zgjedhur nga populli etj etj.

Vetëm se tani nuk është këmbëzbathur, por miliarder.

6 komente në ““Të dashur shokë e shoqe, këtu fola për herë të parë kur më thirrën nga fusha ku punoja me Resmiun…””

  1. Jimi says:

    Shterezoj mali e polli nje mi’! U trete Koqo u trete se perpjekuri per vete’
    Ke kaqe muaj o Koqo ziu dhe akoma nuk e kupton se ky milet as te ka fare ne rrefene’? Ti vazhdo te besh protagonistin ne politiken shqiptare duke u ngjirur: Jam edhe une! E keqja eshte se zilka jote nuk degjohet fare para kemborave te deshve te kopese.
    Po c’te duhet o koqo ziu ara me tre qe’? Nga nje rrogetar i thjesht i te shkuares, ne nje kohe rekord sot je ber nje zengjin i madh?, sigurisht me pune te ndercme! E di c’ke? rri rehat e ha buke ne trasten tende e mos i bej dem ato pare te cilat i ke vene me “djersen e ballit”!

  2. xhelo says:

    Koco une me dhen e dhi/Koco ti ne ministri.Per fjalime dhe mashtrime paske ngel njelloj,por per veprime je bere me hajdut dhe mashtrues mgj kete te fundit e ke ne gjak,po Bexheten e ke bere Brixhida,he kodosh edhe Caci te kujton per Hotel Tiranen.Luan Bregasi qe ishte oficer kambalaje,u be kryetar i dhomes se Tregetise ne Tirane dhe akoma eshte keshilltar ne Bashki.JU te gjithe doni te hani akoma,ju lumte bith..a

  3. luan says:

    ky njeri ,k.k., nuk ka as din as iman, te gjitha cfare thote ne shkrim jane mashtrime
    ky “edhe kur thote te verteten genjen” , eshtre egzemplar i rralle si mashtrues,
    kur te vdese duhet balsamosur e vene ne museum ;er t’u treguar femijve
    fytyren e hipokritit,njeriut te pa nder
    pfffff…

  4. D. Didani says:

    Eh mor KOQO….Ne ’84 edhe une neper fusha vertitesha,por nuk ndodhi ndonje mrekulli,sic te ndodhi ti! Mbeta fushave dhe te betohem se kam qene ndoshta me i zgjuar se ti….dhe ashtu me kapi ’90 fushave,pa ndonje mik qe te na hidhte me katapult drejt kapitalizmit. Te jap nje keshille miqesore Koco: Mos lexo ne mitingje hartime te gjimnazisteve! Je goxha i vjeter dhe nuk te shkojne.U shkleve per tja mbushur mendjen popullit qe te te pranojne si nje njeri qe mendon per popullin.Nuk eshte nevoja Koco. Ben mire te gezosh frutet e kapitalizmit dhe as mos u merr me politike…
    Si kapitalist nuk i jep llogari askujt…Si politikan do me japish llogari edhe mua se jam…..popull!

  5. lulashi says:

    Ky Koco paska qene komplet koqe.

  6. socialistet e vertete vlonjate,jo horrat e tu says:

    O Z.Koco,po ta doje PS dhe socialistet me shpirt per punene kolosale te te gjithe atyre njerezve nuk do promovoje ballistet dhe PD-istet,ne Vlore,me ne krye Sadrit Danaj,e plehra te tjera Ik dhe mos e kthe me koken pas nga Vlora,se e ke qelbur fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje