Zbehen shpresat për t’i gjetur të gjallë tre minatorët e bllokuar në një galeri të minierës së Bulqizës.
Edhe gjatë orëve të natës, në minierë ka vijuar puna për pastrimin e gazit të hidrogjenit të çliruar në nivelet e saj.
Disa nga grupet e repartit të inspektimit të minierave, nuk kanë arritur të futen ende në nivelin 21 të galerisë. Në momentin e shpërthimit, atje gjendeshin edhe minatorët kinezë.
Bëhet me dije se ata i janë afruar nivelit ku ndodhi shpërthimi. Pritet që gjatë ditës të futen brenda galerive pasi të jetë pastruar mirë e gjithë sasia e gazit të çliruar.
Shpërthimi i papritur i hidrogjenit plagosi edhe tre punonjës të tjerë të kompanisë kineze “Xiang Enginering”, e nënkontraktuar nga kompania Albchrome.
Tashmë, puna në minierën e Bulqizës është ndërprerë edhe për minatorët e tjerë, të cilët punojnë për nxjerrjen e mineralit të kromit.
Po mor qener. Nuk late me kompani kinezesh dhe majmunesh pa ardhur te marrin kromin dhe jetet e minatoreve.
Ca ben qeveria? Merni experte dhe pajisje te huaja per ti nxjerre.