Moti i keq bllokon në det anijen shqiptare, autoritetet zbulojnë se lundronte ilegalisht

6 Shkurt 2017, 12:26Kronika TEMA

Moti i keq bllokon anijen shqiptare në radën e portit të Kaliarit në Sardenjë.  Kushtet e rënduara atmosferike kanë sjellë dallgë të pa përballueshme për anijen.

“Roger” rrezulton me pronar  dhe me ekuipazh shqiptar edhe pse është paraqitur me flamur kongolez .

Ndërkohë nga kontrollet e kryera të Guardia di Finanza, që aktualisht ka sekuestruar mjetin lundrues,  kanë rezultuar shumë anomali.

“Roger” dyshohet  se bën pjesë në listën e 73 anijeve të sinjalizuara nga autoritetet e Kongos.

Autoritetet kanë bërë të ditur se këto anije mbajnë flamurin e këtij vendi pa pasur asnjë të drejtë dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme.

Mjeti, kishte në bord 2 400 ton profile hekuri, dhe i transportonte pa dokumentacionin e nevojshme të sigurisë për të kryer lundrim.

Prokuroria ka marrë në dorë rastin dhe po vazhdon të shqyrtojë hetimet e mëtejshme.

Ende nuk dihet se sa kohë mund të mbahet e bllokuar anija, dhe 7 anëtarët shqiptarë të ekuipazhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje