Moti i keq bllokon anijen shqiptare në radën e portit të Kaliarit në Sardenjë. Kushtet e rënduara atmosferike kanë sjellë dallgë të pa përballueshme për anijen.
“Roger” rrezulton me pronar dhe me ekuipazh shqiptar edhe pse është paraqitur me flamur kongolez .
Ndërkohë nga kontrollet e kryera të Guardia di Finanza, që aktualisht ka sekuestruar mjetin lundrues, kanë rezultuar shumë anomali.
“Roger” dyshohet se bën pjesë në listën e 73 anijeve të sinjalizuara nga autoritetet e Kongos.
Autoritetet kanë bërë të ditur se këto anije mbajnë flamurin e këtij vendi pa pasur asnjë të drejtë dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme.
Mjeti, kishte në bord 2 400 ton profile hekuri, dhe i transportonte pa dokumentacionin e nevojshme të sigurisë për të kryer lundrim.
Prokuroria ka marrë në dorë rastin dhe po vazhdon të shqyrtojë hetimet e mëtejshme.
Ende nuk dihet se sa kohë mund të mbahet e bllokuar anija, dhe 7 anëtarët shqiptarë të ekuipazhit.