“Në mungesë të një politike evropiane të ndarë, rruga e vetme e përshkueshme është ajo e formalizimit të një Bashkimi Evropian me dy shpejtësi, siç ka kërkuar edhe kancelarja Angela Merkel”.
Kështu deklaron ish-kryeministri italian Romano Prodi, i cili shprehet i shqetësuar për kërcënimin e dyfishtë të Donald Trump dhe Marine Le Pen.
“Jemi përballë një kërcënimi të dyfishtë të koordinuar nga jashtë dhe nga brenda. Janë dy fytyra të të njëjtit rrezik: nuk e kuptoj se si ende nuk janë martuar”, deklaroi Prodi.
“Trump bën revolucion, njofton trazira, sulmon Gjermaninë dhe kërkon ta ndajë nga pjesa tjetër e Europës, minon mbrojtjen evropiane. Kurse Le Pen predikon vdekjen e BE-së dhe madje të NATO-s”, nënvizon Prodi për La Repubblica.
“Dhe deri tani, -shton ai,- nuk ka ardhur asnjë reagim”.
BE-ja me dy shpejtësi, shpjegon, “është përgjigjja që prisja edhe pse do kisha preferuar që të lindte nga një debat më i gjerë politik. Më në fund Gjermania duket se po fillon të marrë rolin e udhëheqësit që nuk ka dashur kurrë ta ushtrojë”.
Megjithatë sqaron, “Europa me dy shpejtësi nuk është dhe nuk duhet të bëhet një Europë e klasit të parë dhe të dytë. Mbi të gjitha jo një Europë ku pasagjerët e klasit të parë të vendosin kush duhet të rrijë në të dytin. Është rasti që qeveria italiane të përgatitet mirë, sepse Samiti i Romës, në mars ta përjashtojë këtë mundësi”.
Kurse ti qysh nuk u martove me Zan Caushin.
–
Shiko Italine se po ikin Italianet nga dita ne dite neper EVROPE si asnjehere tjeter.Vendin e Rumuneve e Polakeve po e zene Italianet qe kane udheqeheqes boterore si puna e ketij Prod Mafjozit.
Injorant!
Po te kishe tru, sdo ta kishe menduar fare kete gje e jo me ta e beje pyetje?!
Pergjigjia eshte shume e thjeshte:
Po te ishin martuar te dy, sdo te mund te beheshin te dy Presidente ne nje kohe.
Keshtu sic jane, njeri ka Ameriken dhe si rrjedhoje Boten ne dore, kurse tjetra do te kete Francen e deri diku Europen ne dore!
E more vesht tani,plak i rrjedhur? Iu keni vene Trump-It sikur ju ka sh…..y grate!?
Se ci ka gjet majmunet e majte
MOS e ka prish trampi folene e minjve.
Ne France do fitoje kandidat tjeter le Pen jo
Se dihet franca per majtizrm