“I dashur Donald, këtu ne nuk kemi meksikanë”. Kjo është hyrja e videos dedikuar numrit 1 të SHBA-ve.
Edhe Zvicra i bashkohet shteteve që thumbojnë presidentin e ri të SHBA-ve Donald Trump dhe politikave të tij anti-emigrantë.
Duket se zviceranët në këtë video janë dakord me moton e Trump-it “America First” (Amerika e para) dhe pyesin nëse shteti helvetik mund të jetë i dyti.
Ata i kujtojnë që i ruajnë atij paratë dhe nëse i ndodh gjë vendit, punët nuk do të ishin aspak mirë.