Trump sulmon gjykatat: Po ndodhi gjë, faji i tyre

6 Shkurt 2017, 09:41Bota TEMA

Donald Trump është hedhur në sulm kundër gjykatësit që bllokoi urdhrin e tij të udhëtimit, duke thënë se “po ndodhi ndonjë gjë”, amerikanët duhet të fajësojnë gjykatat.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar autoritetet kufitare t’i kontrollojnë me shumë kujdes njerëzit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Gjykata Federale e Apelit i rrëzoi kërkesat e administratës së Trumpit për rivendosjen e kufizimeve.

Vendimin për të bllokuar direktivën e Trumpit e kishte marrë të premten një gjykatës në Siatëll, duke i dhënë kështu grushtin më të fortë deri tani lëvizjes polemizuese të miliarderit republikan.

Gjykata e Qarkut të 9-të e Apelit në San Fransisko i kërkoi administratës dhe shtetit të Uashingtonit të dielën në mëngjes të paraqesin më shumë argumente deri të hënën pasdite.

Tani, shtetasve të pajisur me viza amerikane nga Iraku, Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni u lejohet hyrja në SHBA. Kjo do të ndodhë derisa çështja të sqarohet plotësisht në gjykatë.

Disa kompani ajrore të mëdha, duke përfshirë këtu Air France, British Airways dhe Emirates kanë nisur që prej fundjavës t’ua lejojnë pasagjerëve nga shtatë vendet e ndaluara me urdhër ekzekutiv ngjitjen në avionët e destinuar për në Amerikë.

1 komente në “Trump sulmon gjykatat: Po ndodhi gjë, faji i tyre”

  1. preshevali says:

    Ju paha lëshu kompirin e nxehtë.
    Nuk ka ardhë ky kuturo si po mendojmë,
    dishka e modhe ashtë ka zihet (skenar i fortë) po dhashtë Zoti e jemi në anën e qëlluare.
    Ky far tipi, dhandërr sllavi,
    edhe para renies se Habsburgeve, ne oborrin e tyre thuaja se vetëm sllavisht flitej, nga martesat dhe sherbetoret sllave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje