Partizani, Starova: Nuk kemi bërë një hap pas, na u mohua një penallti

10 Shkurt 2017, 20:25Sport TEMA

Pas përfundimit të ndeshjes Teuta-Partizani 0-0, trajneri Sulejman Starova tha: “Nuk dua të them se kemi bërë një hap pas, sepse kemi shumë ndeshje para.

Kemi qenë pa fat, sepse kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, edhe pse me disa gabime.

Por, kjo ishte një super ndeshje nga të dyja skuadrat. Jemi të dëshpëruar që nuk morëm tri pikët.

Por, mënyra e lojës na mbush me besim, sepse ne do të luftojmë deri në momentin e fundit.

Ekuban nuk po shënon? Ai është në super nivel për sa i përket lojës. Nëse nuk shënon, është edhe çështje fati, i cili i ka munguar Ekubanit.

Për sa i përket vendimeve të gjyqtarit Sino në sfidën e sotme, dua të them se një gjykim më të mirë mund të ma jepni ju, sepse më duhet t’i shoh episodet në mbrëmje.

Te rasti që Shkalla pret topin me dorë, në fundin e ndeshjes mendoj se qenka penallti (sheh rastin në ekran).

Atanda për të kuq? Ai ka qenë një lojtar formacioni me të mirat dhe të këqiat e veta. Por, për të mirën e skuadrës kemi bërë “turn over”. Unë nuk jam i kënaqur sot me Atandën, pasi ai gaboi në disa momente.

Ramadani? Ai ka qenë titullar dhe tani kanë përgjegjësi të madhe, sepse duhet ta mbajë vendin. Por, konkurrenca na bën që të arrijmë atë që duam.

Mazrekaj? E kam thënë që ai është afrimi ynë më i madh në këtë merkato dimri. Rikthimi i tij është një super lajm për ne. Mazrekaj, edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë, nuk e humb kurrë topin. Por, po vjen në formën e tij më të mirë dhe kjo na gëzon.”, tha trajneri Starova në “Gol pas Goli” në Supersport.

3 komente në “Partizani, Starova: Nuk kemi bërë një hap pas, na u mohua një penallti”

  1. Partizoni says:

    Fatkeqesia e partizonit je vetem ti me Bathen Vilen dhe Trashin. Dhe te dalesh pa pike turpi para ekranit e te thuash se luajtem mire ! Si ste vjen turp?Te luaje vila,bathae ,bardhi para cvetkovic nuk e kuptoj cfar idiot trajneri mund te quhesh.Por te pakten boll u tallet me tifozerine e partizonit mor injorante.

  2. mond says:

    Te nderuar gazetare te Temes, mos u lodhni kot duke promovuar Partizanin, nuk kane gje ne terezi as kete vit, dhe vazhdoni te shani Skenderbeun se ashtu ju duket sikur ndihmoni por deri tani nuk ju ka ecur.Vazhdoni keshtu se kush e di mbase ndonjehere do dale kampion perseri dhe Partizani.Nqs Skenderbeu e mund kur te vije ne Korce do komentoj perseri, nqs jo vazhdoni ju me lajme per Partizanin, …po ti ishte dhene nje penallti dhe mund te fitonte por po te ishte ndeshkuar Atanda me te kuq ne min 38 ?????

  3. katnari te shtri kabllin says:

    o sule pirdh se lirohesh..njelet tu u qajt mer burr ….e duam partizanin oe oe oe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje