Turqia hedh një tjetër hap drejt Republikës Presidenciale

10 Shkurt 2017, 17:41Bota TEMA

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan ka ratifikuar reformën kushtetuese, në bazë të së cilës vendi kthehet në Republikë Presidenciale.

Në 21 janarin, parlamenti në Ankara i miratoi ndryshimet ligjore me 339 vota nga 550 në total.

Por duke qenë se votat nuk përbënin 2/3 e votuesve të parlamentit, do të vendosë populli.

Për këtë arsye në 16 prill është përcaktuar një referendum popullor.

Nëse miratohet atëherë kompetenca të mëdha do t’i kalojnë kreut të shtetit, duke e larguar vendin nga republika laike e themeluar nga Mustafa Kemal Ataturku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje