Gjendet i hedhur në kanal trupi i dekompozuar i një mashkulli në fshatin Dragoc të Postribës në Shkodër.
Kalimtarë të rastit kanë vërejtur kufomën dhe kanë lajmëruar menjëherë forcat e policisë.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se trupi i pajetë është i një mashkulli i cili mund të rezultojë 40-45 vjeç.
Ende nuk dihet identiteti i tij por policia ka marrë në pyetje disa persona nga zona përreth.
Deri më tani nuk është raportuar asnjë njeri i zhdukur në zonë.
Grupi hetimor po heton në dy pista, atë të vrasjes dhe të vdekjes natyrale.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.