Përpara sfidës me Realin e Madridit, tek Napoli janë në ankth për gjëndjen e Elseid Hysajt.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është detyruar që të braktiss seancën e djeshme stërvitore, duke shqetësuar së tepërmi skuadrën e tij përpara ndeshjes me madrilenët në transferte.
Hysaj e la seancën stërvitore për shkak të një dëmtimi që pësoi kyçin e këmbës së djathtë duke vënë në dyshim aktivizimin e tij për takimin që do të luhet në “Santiago Bernabeo”.
Trajneri i napolitanëve Sarri dhe stafi mjekësor janë duke monitoruar me vëmendje gjendjen e mbrojtësit të Kombëtares, para se të vendosin për aktizimin e tij.