Sheshi i “Shën Markut” në Venecia sot ishte plot me turistë të mbledhur për të ndjekur një nga eventet më tërheqëse, “Fluturimi i Engjëllit”, karnavalet e famshme të qytetit.
Në event, një fituese e një konkursi bukurie, e veshur me kostum karnavalesh, zbret nga kulla e bazilikës së Shën Markut, për të ndjekur traditën e cila daton 5 shekuj më parë.
Gjatë 18 ditëve të karnavaleve, qyteti mbi lagunë tej mbushet me turistë nga e gjithë Italia dhe bota. Shumë prej tyre mbajnë maska dhe veshin kostume për t’iu bashkuar kështu eventeve të shumta që zhvillohen në qytet.
Karnavalet e Venecias, janë mes karnavaleve më të vjetra në botë. Çmenduria e tyre nisi shekuj më parë, në një periudhë eksesi, kur të gjithë venecianët, duke fshehur identitetet e tyre pas maskave, mund të bënin çfarë të donin.