Ish kryeministri italian, Mateo Renzi, është dorëhequr edhe nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
Me këtë vendim ai ka hapur betejën për lidershipin, ku do të përpiqet të godasë armiqtë që kërcënojnë të ndajnë në mes grupin e qendrës së majtë.
Renzi bëri të qartë se do të kërkojë rizgjedhjen dhe paralajmëroi se përplasjet e brendshme në partinë e tij po rezultonin të ishin një dhuratë për kundërshtarët në parlament.
Ai nuk lajmëroi se kur do të mbaheshin zgjedhjet partiake, por aleatët thanë se ai do të donte që gjithçka të kishte përfunduar para zgjedhjeve lokale në qershor, për shkak të frikës se një disfatë e mundshme atje do të reduktonte shanset e tij për rizgjedhje.
Ik o SAli se te qenka hapur nji vend per kryetar te PD ne Itali, beje lesh arapi edhe Italine dhe kethehu prap ne Vicidol,se Tirana s’do te te shikoje me sy se ja ke sjelle ne maje te hundes.